×
  • Sport
  • Sport

    Rikthimi i fuqishëm i Bashkimit, barazohet seria finale

    FrontOnline
    19 Prill 2021

    Bashkimi me një lojë të jashtëzakonshme në çerekun e fundit, ka mundur Penzën me shifrat 65:70 (14:14, 22:17, 22:22, 7:17) në finale të “play-off”-it në Ligën e Femrave, duke barazuar serinë finale në 1:1.

    Ndeshja e ardhshme do të zhvillohet në Prizren, derisa kampion i EBC Ligës së Femrave do të shpallet skuadra që shënon tri fitore, përcjell FrontOnline.

    Çereku i parë ishte i baraspeshuar dhe këtë e dëshmon edhe rezultati 14:14. Edhe perioda e dytë ishte e baraspeshuar, me rikthime të shumta në rezultat, por vashat pejane shkëputen në fund, duke shkuar në pushim me shifrat 36:31.

    Vendaset vazhduan me lojë të mirë edhe në periodën e tretë, ku kishin epërsi deri në 18 pikë, 54:36, por mysafiret me kalimin e minutave ngushtuan epërsinë, që ishte 58:53, pas 30 minutave lojë.

    Vashat prizrenase vazhduan me lojë të mirë, duke barazuar rezultatin në 61:61, e më pas edhe kaluan në epërsi 63:65, duke qenë më të vëmendshme në fund dhe triumfuan 65:70, duke barazuar serinë finale në 1:1.

    Te Penza u dallua Arbnore Përquku me 21 pikë e 10 asistime, kurse te Bashkimi u dalluan Saranda Daci me 19 pikë e 15 kërcime dhe Aisha Balarabe me 21 pikë, 11 kërcime e 8 asistime./FrontOnline/

    Petrol Company feston në Sos Fshatrat e Fëmijëve dhe në Sos Kopsht
    Nga Rubrika
    Sport01 Maj 2024
    Suksesi i Borussia Dortmundit në fitoren kundër Paris Saint-Germain ka sjellë lajme të mira për tifozët e Bundesligas: ky triumf siguron që...
    Sport01 Maj 2024
    Në një super ndeshje dhe dramatike, Peja fitoi ndaj Golden Eagle Yllit 80:81 (26:20, 21:26, 15:13, 18:22), duke barazuar serinë gjysmëfinale të...
    Sport01 Maj 2024
    Ekipi i Kosovës në boks më 3 maj do të udhëtojë për në Shkup që të marrë pjesë në turneun ndërkombëtar “Gongu...
    Të tjera
    Lajme01 Maj 2024
    Një person ka marrë lëndime trupore sot te Liqeni i Batllavës në Orllan, pasi i njëjti është therur me thikë, në një...
    Lajme01 Maj 2024
    Deputetja e Kuvendit të Kosovës, Duda Balje, ka thënë se deklarata e kryeministrit Albin Kurti, se do përpiqet ta kalojë Kodin Civil,...
    Lajme01 Maj 2024
    Rruga e Kosovës drejt anëtarësimit në Këshillin e Evropës vlerësohet se mund të rrezikohet pas rekomandimeve të fundit franko-gjermane. Këto dy shtete...
    Bota/Rajoni01 Maj 2024
    Ziadin Sela, lider i Aleancës për Shqiptarët foli për zgjedhjet parlamentare që do të mbahen në Maqedoninë e Veriut javën që vjen. Sela...
    Lajme01 Maj 2024
    Pesë persona janë ndaluar për 48 orë si të dyshuar për plagosjet në Lupç të Podujevës. Këtë e konfirmoi për Front Online...
    Sport01 Maj 2024
    Ekipi i Kosovës në boks më 3 maj do të udhëtojë për në Shkup që të marrë pjesë në turneun ndërkombëtar “Gongu...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.