×
  • Vip
  • Vip

    Rikthehet “La Casa De Papel”, kur do të mund t’i shihni seritë e reja

    FrontOnline
    21 Shtator 2023

    Netflix ka njoftuar përmes një traileri se episodet e reja të “La Casa De Papel” me titull ”Berlin” do të kenë premierën e tyre më 29 dhjetor. Në “La Casa de Papel”, një grup të huajsh bëhen bashkë për të grabitur shuma të mëdha parash në institucionet shtetërore të Spanjës me një plan të krijuar nga Profesori (Álvaro Morte) dhe të ekzekutuar nga Berlini.

    Seritë e reja “BERLIN” fokusohen në një periudhë më të hershme në jetën e Berlinit, e cila është prekur në rikthimet në sezonet e mëvonshme të Money Heist. Berlini thotë se ka vetëm dy gjëra që mund ta kthejnë një ditë të keqe në një ditë të mrekullueshme: dashuria dhe një ditë pagese miliona dollarëshe. Kjo është ajo që e mban atë të fokusuar në qëllimet e tij të larta.

    Pra, ai po përgatit një nga grabitjet e tij më ekstreme deri më tani, duke zhdukur bizhuteritë me vlerë 44 milionë dollarë. Por së pari, atij do t’i duhet të kërkojë ndihmën e disa kriminelëve të zgjuar: Keila, një organizatore e sigurisë kibernetike; Damián, një akademik dhe mik i ngushtë i Berlinit; Cameron, një djalë i lirë; Roi, një bravandreqës dhe ndihmës besnik i Berlinit; dhe Bruce, i cili merret me pajisje dhe armatime.

    Seriali i ri do të ndjekë një nga grabitjet më të pazakonta të personazhit ikonik të luajtur nga Pedro Alonso, i cili rikthehet në rolin e Berlinit.

    Alonso është i bashkuar kastit të aktorëve me Michelle Jenner, Tristán Ulloa, Begoña Vargas, Julio Peña Fernández, Joel Sánchez, Samantha Siqueiros, Julien Paschal, Masi Rodríguez dhe Rachel Lascar. Tetë episodet e serialit u krijuan nga Álex Pina (La Casa de Papel, Sky Rojo) dhe Esther Martínez Lobato dhe u drejtuan nga Albert Pintó (Sky Rojo, Malasaña 32).

    NimiTV, dhurata ideale e fundvitit
    Nga Rubrika
    Vip11 Tetor 2024
    Këngëtari Bardhi lansoi para pak ditësh këngën e tij më të re, “Qikes teme”, ku në mesin e rreshtave të tij ka...
    Vip10 Tetor 2024
    Luiz Ejlli ka lansuar duetin me Teuta Selimin, transmeton Front Online. Kënga mes dy aritstëve të njohur, titullohet ‘Lamtumirë’. Ky projekt u...
    Vip10 Tetor 2024
    Tashmë dihet, Big Brother VIP Kosova 3 starton me datë 18 të këtij muaji. Opinionisti i parë tashmë është zbuluar, por kureshtja...
    Të tjera
    Lajme11 Tetor 2024
    Sot në Kosovë pritet të mbizotërojë mot i vranët dhe me shi. Sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, temperaturat do të lëvizin nga...
    Lajme10 Tetor 2024
    Deputetja e Kuvendit të Kosovës, Duda Balje, ka thënë se nuk duhet të ngarkohet vetëm shefja e Grupit Parlamentar të Vetëvendosjes, Mimoza...
    Lajme10 Tetor 2024
    Sylë Ukshini, ish-shef i misionit diplomatik në Tiranë dhe njohës i rrethanave politike, ka vlerësuar se dinamika e dialogut ndërmjet Kosovës dhe...
    Lajme10 Tetor 2024
    Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Kujtim Shala, ka folur për audio-incizimin e publikuar ku dëgjohet një bisedë mes kryetares së Grupit...
    Lajme10 Tetor 2024
    Shefi i Grupit Parlamentar të AAK-së, Besnik Tahiri n ngriti pyetje se pse është fshehur një marrëveshje e partisë në pushtet me...
    Bota/Rajoni10 Tetor 2024
    Gazetarja ukrainase, Victoria Roshchyna, e cila ishte zhdukur në territoret e uzurpuara nga Rusia, ka vdekur gjatë kohës sa ishte në robërinë...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.