×
  • Lajme
  • Lajme

    Kreu i SHFD-UÇK-së: Të hënën vendosim për hapat e ardhshëm

    FrontOnline
    11 Tetor 2024

    Kryetari i Shoqatës së Familjarëve të Dëshmorëve të UÇK-së, Xhavit Jashari thotë për Front Online, se janë të zhgënjyer dhe të shqetësuar pas publikimit të incizimit ku dëgjohet derisa flet shefja e Grupit Parlamentar të VV-së, Mimoza Kusari me Milan Radojeçiqin, tani të akuzuarin kryesor për sulmin në Banjskë i cili ndodhi vitin e kaluar.

    ”Ne jemi të zhgënjyer, jemi të shqetësuar me ndodhë në vendin tonë këto gjëra, me Listën Serbe, me kriminelët me goditë luftën e UÇK-së, familjet e dëshmorëve, me gjithatë ne si organizata jemi duke biseduar se çka do të bëjmë’’ thotë Jashari.

    Jashari thotë se po të ishte kryeministri Albin Kurti si duhej, do të duhej ta shkarkonte nga pozita Mimoza Kusarin.

    ‘’Po të kishte vendi kryeministër do të duhej ta shkarkonte një anëtare, këtë rast Kusari-Lilën, por kjo është bërë edhe me dijen e Kurtit. Të shohim si po rrjedhin gjërat, po besoj se do ju njoftojmë me kohë ndaj kësaj bisede’’ thotë ai.

    Jashari, thotë se të hënën do të ketë një takim ku do të vendoset se çfarë do të ndodhë tutje.

    ‘’Nuk muj me të thanë a ka protesta, po besoj që të hanën do kemi një takim dhe do të dalim në opinion me qendrimet tona’’ tha ai.

    A do të ketë protesta nga veteranët e UÇK-së?

    Nga Rubrika
    Lajme20 Korrik 2025
    Një person është arrestuar në Prishtinë pasi që gjatë kontrollit tek i njëjti është gjetur dhe sekuestruar substancë e dyshuar narkotike e...
    Lajme20 Korrik 2025
    Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, dhe kryetari i Nismës, Fatmir Limaj, janë takuar gjatë ditës së djeshme në një takim që zgjati...
    Lajme20 Korrik 2025
    Kompania për Distributimin e Energjisë Elektrike (KEDS) ka njoftuar se edhe gjatë së dielës do të zhvillojë punime në rrjet në disa...
    Të tjera
    Sport19 Korrik 2025
    Sipas FIFA-s, Kupa e Botës për Klube e zhvilluar në Shtetet e Bashkuara të Amerikës ka pasur një ndikim të jashtëzakonshëm global,...
    Lajme19 Korrik 2025
    Nga mbi një orë e 10 minuta sa ishin më herët pritjet e mërgimtarëve për të hyrë në pikëkalimin kufitar te Dheu...
    Ekonomi19 Korrik 2025
    Si pasojë e zjarreve që ishin jo të pakta, në ditët me temperatura të larta, nga korriku janë djegur sipërfaqe të tëra...
    Sport19 Korrik 2025
    Klubi futbollistik Llapi përmes një komunikate zyrtare ka njoftuar se Diar Vokrri është transferuar tek Ballkani.  Ky transferim është bërë pas kërkesës...
    Bota/Rajoni19 Korrik 2025
    Së paku 32 persona janë vrarë pasi trupat izraelite kanë hapur zjarr ndaj banorëve të Gazës që kërkonin ndihma ushqimore. Sipas ministrisë...
    Lajme19 Korrik 2025
    Kryetari i Mitrovicës, Bedri Hamza, ka bërë të ditur përfundimin e punimeve në dy rrugë të rëndësishme në qytet “Bislim Bajgora” dhe...

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.