×
  • Bota/Rajoni
  • Bota/Rajoni

    Rikthehet Koronavirusi në Kinë, aeroportet anulojnë 70 % të fluturimeve

    FrontOnline
    17 Qershor 2020

    Frika vazhdon te rritet në Pekin, teksa në 24 orët e funri u regjistruan edhe 31 raste të reja infeksioni Covid përreth tregut ushqimor të shumicës Xinfadi, rreth 50 km larg nga sheshi Tienanmen, ku edhe më shumë se 10-të lagje i janë nënshtruar masave të izolimi dhe bllokimit dhe me mijëra kinezë po i nënshtrohet testeve të tamponit.

    Në qytet, alarmi është ai më i larti, aq shumë sa që, sipas gazetës së People Daily, në aeroport janë anuluar të paktën 1.255 fluturime, e barabartë me 70 përqind të gjithsej.Masat kufizuese të ndërmarra përfshijnë mbylljen e shkollave.

    Hyrja në muze, biblioteka dhe galeri është gjithashtu e kufizuar në 30 përqind të mundësisë së tyre, dhe takimet e grumbullimet me më shumë se njëqind pjesëmarrës janë të ndaluare.
    Ndërkohë, mbi 356 mijë testime janë duke u kryer mbi popullatën e rreshtuar në rradhë të gjata dhe rraskapitëse përpara laboratorëve të shumtë, përfshirë ato të lëvizshëm. Ndërkohë mbi 100 mijë punëtorë shëndetësorë kanë dalë në terren.Autoritetet fajësojnë për rastet e reja konsumimin e salmonit të tymosur të importuar nga Norvegjia

    Supermarketet e Pekinit i kanë hequr nga raftet kurse disa restorante e kanë hequr atë nga menyja. Arsyeja: në tregun e Pekinit të Xinfadi, ku u shfaq shpërthimi i ri i koronavirusit, gjurmët e Sars-CoV-2 u gjetën në një stol mbi të cilin ishte prerë salmon. Në fakt, fragmente të patogjenit janë gjetur pothuajse kudo brenda objektit, por që nga orët e para të mediave kineze janë përqendruar në “salmonin e importuar”.Që nga fillimi i pandemisë Covid-19 në Kinë, janë regjistruar më shumë se 83,000 raste dhe 4634 vdekje.

    Nga Rubrika
    Vip03 Mars 2026
    Rogerti është kthyer në shtëpinë e Big Brother VIP Albania. Pasi u përplas me Monika Kryemadhin për sjelljen e tij, Rogerti vullnetarisht...
    Vip03 Mars 2026
    Rogerti ka lënë përfundimisht shtëpinë e Big Brother VIP Albania. Në një diskutim me Monikën, kjo e fundit i tha që është...
    Vip03 Mars 2026
    Këngëtari i ri Diell Durmishi, së bashku me motrën e tij Hana Durmishi, kanë publikuar projektin e tyre më të ri muzikor...
    Të tjera
    Lajme04 Mars 2026
    Mijëra përdorues kanë raportuar probleme me aksesin në Facebook. Faqja jozyrtare e monitorimit Downdetector ka marrë më shumë se 11,000 raportime problemesh...
    Kronika04 Mars 2026
    Një shtetas i Shqipërisë është ndaluar në Vërmicë, pasi dyshohet se kishte hyrë në Kosovë përmes rrugëve malore. Siç theksohet në raportin...
    Kronika04 Mars 2026
    Dy persona janë rrahur mes vete, si pasojë e një mosmarrëveshjeje në komunikacion në Fushë Kosovë. Sipas njoftimit të Policisë, rasti ka...
    Bota/Rajoni04 Mars 2026
    Katari është vënë në shënjestër të dy raketave balistike iraniane, thotë ministria e tij e mbrojtjes. Njëra prej këtyre raketave u kap...
    Sport04 Mars 2026
    Ndeshja midis kampionëve të Evropës, Spanjës dhe mbajtësve të Kupës së Amerikës, Argjentinës, ishte planifikuar të luhej më 27 mars në stadiumin...
    Bota/Rajoni04 Mars 2026
    Franca ka vendosur avionë luftarakë “Rafale” mbi qiellin e Emirateve të Bashkuara Arabe për të mbrojtur bazat e saj ushtarake atje, tha...

    FrontOnline, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.