×
  • Lajme
  • Lajme

    Rifillon ushtrimi i KFOR-it në Kosovë për reagim ndaj situatave emergjente

    FrontOnline
    10 Tetor 2020

    Pas një ndërprerjeje për shkak të Covid-19, ushtrimi i KFOR-it “Shpata e Argjendtë” rifilloi këtë javë. Që nga viti 2012, Forca e Kosovës (KFOR) e udhëhequr nga NATO-ja ka mbajtur ushtrimin vjetor, i cili ka për qëllim të testojë dhe përmirësojë bashkëpunimin e institucioneve të ndryshme në Kosovë, si dhe Organizatave të Sigurisë të Kosovës bashkë me njësitë e KFOR-it në fushën e reagimit emergjent.

    Deri në vitin 2019, këto ushtrime ishin planifikuar dhe mbajtur nën udhëheqjen e KFOR-it, por këtë vit u vendos që institucionet në Kosovë të trajnohen dhe stërviten për t’i mundësuar atyre që të planifikojnë ushtrimin e tyre të shkallës së gjerë të reagimit ndaj situatave emergjencave dhe të shfaqin publikisht kapacitetet e tyre.

    Ushtrimi ‘Shpata e Argjendtë’ do të përfshijë përsëri Këshillin e Sigurisë së Kosovës, Agjencinë për Menaxhimin e Emergjencave, Policinë e Kosovës, Kryqin e Kuq të Kosovës dhe Forcën e Sigurisë së Kosovës, të cilat tashmë kishin marrë pjesë në module trajnimi që rezultuan të dobishme në aspektin e koordinimit për të reaguara në situate reale emergjente të shkaktuara nga Covid19.

    Faza e re e ushtrimit ‘Shpata e Argjendtë 2020-2021′ rifilloi më 6 – 8 tetor, në Akademinë e Kosovës për Siguri Publike, në Vushtrri, paralelisht me dorëzimin e përgjegjësive nga zëvendës-komandanti i KFOR-it në largim, gjeneralbrigade Laurent Michaud i Ushtrisë Zvicerane që drejtoi stërvitjen deri më tani, te gjeneralbrigade Guenter Schoepf. Fokusi i fazës së re ishte rifreskimi i trajnimit të mëparshëm dhe dy koncepte më të rëndësishme: Procesi i Mësimeve të Mësuara dhe Komunikimi i përbashkët institucional për të promovuar kapacitetet dhe bashkëpunimin e Institucioneve në Kosovë dhe Organizatave të Sigurisë së Kosovës.

    Faza tjetër do të përfshijë katër Ngjarje Kryesore që kanë një Pandemi si temë paralele dhe do të zhvillohen në muajt e ardhshëm. Ushtrimi i konceptit është planifikuar në gjysmën e parë të vitit 2021 dhe do të pasohet nga përgatitjet e të gjithë pjesëmarrësve në nivelin taktik në funksion të stërvitjes së planifikuar për në Shtator 2021.

    Ushtrimi ‘Shpata e Argjendtë 2020-2021’ do të përmbyllet me Raportin Përfundimtar të Ushtrimit, i cili do të mbledhë të gjitha përvojat në mënyrë që të përmirësojë procedurat dhe strukturat e secilës organizatë dhe gjithashtu për të përmirësuar Planin për Reagim Kombëtar.

    Nga Rubrika
    Lajme11 Janar 2025
    Presidentja Vjosa Osmani ka kujtuar veprimtarin e gazetarin Enver Maloku në 26- vjetorin e vrasjes. Ajo tha se Enver Maloku ishte profesionist...
    Lajme11 Janar 2025
    Njohësi i ekonomisë, Imer Raci, për FrontOnline ka folur lidhur me premtimet e partive politike për rritje të pagave, duke theksuar se...
    Lajme11 Janar 2025
    Një person është arrestuar dhe lokalizuar të premten në rrugën “Sheshi i Arbërit” në Prishtinë, pas kishte urdhër arrest ndërkombëtar. Në raportin...
    Të tjera
    Lajme11 Janar 2025
    Policia e Kosovës ka bërë apel tek të gjithë qytetarët e vendit që të kenë kujdes gjatë ngasjes në rrugët e mbuluara...
    Lajme11 Janar 2025
    Nga sot ka nisur zyrtarisht fushata zgjedhore për zgjedhjet parlamentare të 9 shkurtit të këtij viti. Fushata do të zgjasë për një...
    Lajme11 Janar 2025
    Policia e Kosovës tha se duke u bazuar në ligjet pozitive të vendit dhe autorizimeve si agjencion kyç për sigurinë publike në...
    Lajme11 Janar 2025
    Moti për sot parashikohet të jetë i vranët, me reshje bore. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet -3°C deri -1°C, ndërsa maksimalet...
    Lajme11 Janar 2025
    Kosova edhe zyrtarisht ka hyrë në fushatën zgjedhore për zgjedhjet, të cilat do të mbahen me 9 shkurt 2025. Partitë politike tashmë...
    Lajme10 Janar 2025
    Zëvendëssekretari amerikan i Shtetit për Menaxhim dhe Burime, Richard R. Verma është takuar sot me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti. Verma përmes...

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.