-->
×
  • Sport
  • Sport

    Rezultatet dhe renditja në Superligë pas xhiros së katërt

    FrontOnline
    02 Shtator 2024

    Për herë të parë në këtë edicion të ri të garave në Albi Mall Superligën e Kosovës u kompletua në tërësi një xhiro, në këtë rast e katërta, kjo për shkak të angazhimeve të Dritës në arenën evropiane që ia pamundësuan t’i luajnë ndeshjet sipas orarit të caktuar.

    Feronikeli ’74 kundër Dukagjinit e hapi xhiron e katërt, ndeshje kjo e cila përfundoi me fitoren e klinasve me rezultat 2-0 falë golave nga Ilir Syla dhe Ebrima Jatta.

    Ndërkohë, Prishtina shijoi fitoren e dytë radhazi në elitë duke mposhtur Llapin në një ndeshje spektakolare ku u shënuan pesë gola (3-2).

    Për kryeqytetasit golat i realizuan Leonat Vitija, Albin Krasniqi dhe Yoan Marc-Olivier, ndërsa për llapjanët Ahmed Januzi dhe Ilir Blakçori.

    Suhareka po ashtu e vazhdoi formën pozitive duke triumfuar në shtëpi ndaj Gjilanit me rezultat 3-2. Goditje e madhe për gjilanasit ishte fakti se mbetën me një lojtar më pak në fushë që nga minuta e 43-të pas përjashtimit të Kushtrim Shabanit.

    Golat për suharekasit i shënuan Mevlan Zeka, Nikola Stijepovic dhe Arvanit Rexhaj, ndërsa për Gjilanin realizuan Robert Rrahmani dhe Senad Jarovic.

    Në takimin tjetër mes Malishevës dhe Ballkanit që ishte i fundit për teknikun Ilir Daja në stolin e therandasve, të besuarit e Bekim Isufit arritën të fitojnë me rezultat 3-1, madje këtë e bën me një lojtar më pak në fushë pas përjashtimit me të kuq të Etnik Brrutit.

    Golat për Malishevën në këtë sfidë i shënuan Arbër Prekazi, Drilon Hazrollaj dhe Fatjon Bunjaku, ndërsa për Ballkanin shënuan Sunday Adetunji dhe Queven Inacio.

    Dueli që përmbylli xhiron e katërt në elitën e futbollit kosovar ishte ai mes Dritës dhe Ferizajt.

    Djelmoshat e Zekirija Ramadanit nuk gabuan dhe e nisën me këmbë të mbarë kampionatin duke fituar me rezultat komod 3-1 pas golave të shënuar nga Almir Ajzeraj, Arb Manaj dhe Ilir Mustafa. Për mysafirët në ndërkohë nga pika e bardhë kishte shënuar Edon Sadriu.

    Superliga e Kosovës tani do të shkojë në një pushim dy javorë për shkak të pauzës me kombëtare, ndërsa pas rikthimit do të jemi dëshmitar të këtyre ndeshjeve:

    Llapi – Drita

    Dukagjini – Malisheva

    Gjilani – Feronikeli ‘74

    Ballkani – Prishtina

    Ferizaj – Suhareka./Express

    Nga Rubrika
    Sport21 Janar 2025
    Kanë përfunduar të gjitha ndeshjet e Ligës së Kampionëve në xhiron e shtatë. Barcelona ka arritur të shënojë fitore spektakolare me përmbyjsje...
    Sport21 Janar 2025
    Cristiano Ronaldo po shkëlqen edhe në Arabinë Saudite. Ai i ka arritur 100 gol/asistime në 92 ndeshje që kur iu bashkua Al...
    Sport21 Janar 2025
    Sulmuesi i Manchester United-it, Alejandro Garnacho, dëshiron që të largohet nga Manchester United-i. Argjentinasi nuk e sheh veten pjesë të planeve të...
    Të tjera
    Zgjedhjet 202521 Janar 2025
    Kandidati i PDK-së për deputet, Hajdar Beqa, ka shkruar pas takimit me banorët e fshatit Ponoshec. Beqa, ka shkruar se banorët e...
    Lajme21 Janar 2025
    Kandidati për kryeministër nga PDK, Bedri Hamza, ka uruar Presidentin e 47-të të SHBA-ve, Donald Trump, pas inaugurimit të tij. Përmes një...
    Lajme21 Janar 2025
    Bashkëpunëtori i Këshillit për Politikat e Demokratizimit në Bruksel, Toby Vogel foli mbi zhvillimet e fundit në dialogun mes Kosovës dhe Serbisë....
    Sport21 Janar 2025
    Cristiano Ronaldo po shkëlqen edhe në Arabinë Saudite. Ai i ka arritur 100 gol/asistime në 92 ndeshje që kur iu bashkua Al...
    Lajme21 Janar 2025
    Më 23 prill të 2023-tës kur u mbajtën zgjedhjet e jashtëzakonshme në katër komunat veriore, në mungesë të dakordimit me drejtorët e...
    Lajme21 Janar 2025
    Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, e ka takuar sot kongresmenin republican, Keith Self, i cili është anëtar i...
    -->

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.