Stresi ka ndarë me Xuxin mendimin e tij për komunitetin LGBT dhe deklarimin e Vullnetin për orientimin e tij seksual.
Stresi u shpreh se është kundër këtij komuniteti pasi sipas tij është anti-vlerë shqiptare dhe një frymë që po përmbyt Ballkanin, transmeton Klankosova.tv.
“Për mendimin tim është që është e dyshimtë që i bëjnë këto gjëra në reality shoë për t’u vetë deklaruar. Unë mendoj që në Ballkan është një frymë e re që po dëshiron me e përmbyt Ballkanin. Këta flasin për familjen, por e urrejnë familjen se nuk dëshirojnë të krijojnë familje sepse ke zgjedh një kahje tjetër që e stopon krijimin e familjes. Si individ nuk më intereson se çfarë bën me jetën e vetë, por gjynah se ne nuk jemi ky popull shqiptar”, u shpreh Stresi
“Po mendoj se po jep më shembull të keq për nipin tim 6-vjecar dhe fëmijëve në shkolla fillore, po jep një shembull që nuk i bën mirë vendit tonë dhe anti-vlerat shqiptare”, u shpreh Stresi.
Ai, mes tjerash, tha se edhe Vullnetit ia ka shprehur qëndrimin e tij kundër komuniteti dhe asnjëherë nuk është kundër individëve.
Por, për të kuptuar më shumë detaje nga diskutimi i tyre, ndiqeni videon në linkun më poshtë.