×
  • Lajme
  • Lajme

    Rezultat i dobët në zgjedhjet në Podujevë, asamblisti i PDK-së jep dorëheqje

    FrontOnline
    12 Dhjetor 2020

    samblisti i PDK-së, Pajtim Hodolli ka dhënë dorëheqje nga të gjitha funksionet në këtë parti.

    Deri tek ky vendim, Hodolli thotë se ka ardhur pas rezultatit të dobët në zgjedhjet e 29 nëntorit për kryetar të komunës së Podujevës.

    “Kam vendosur të largohem pas momenteve reflektuese dhe thirrjeve për drejtuesit e PDK-së, që të marrin pergjegjësi politike dhe t’i hapin rrugë një reforme përmbajtësore, që ta bindë qytetarin se PDK-ja po ndryshon dhe se është e gatshme të marrë përgjegjësi. Ndonëse, nëndega e Llapashticës së Epërme që unë kam drejtuar ka ruajtur elektoratin që ka pasur dhe në raport me nëndegët tjera qëndron më mirë, prapë nuk është e mjaftueshme. Votuesit tanë kanë merituar një angazhim më të madh dhe një rezultat më të mirë”, ka shkruar ai.

    Postimi i plotë:

    LETËR DORËHEQJEJE!

    Të nderuar aktivistë të PDK-së, mbështetës dhe votues të mi dhe të PDK-së në Podujevë,
    Ju lutem pranoni këtë letër si njoftim për dorëheqjen time të prevokueshme nga të gjitha pozitat që mbaj në Partinë Demokratike të Kosovës, Dega në Podujevë, si kryetar i nëndegës së PDK-së Llapashticë, si anëtar i kryesisë së Degës në Podujevë dhe si anëtar i Këshillit të Përgjithshëm të Degës.
    Dorëheqja ime vjen si marrje e përgjegjësisë politike dhe obligim moral ndaj votuesve të mi dhe të PDK-së në Podujevë, pas rezultatit të dobët që PDK pati në zgjedhjet e fundit për Kryetar të Komunës më 29.11.2020.
    Kam vendosur të largohem pas momenteve reflektuese dhe thirrjeve për drejtuesit e PDK-së, që të marrin pergjegjësi politike dhe t’i hapin rrugë një reforme përmbajtësore, që ta bindë qytetarin se PDK-ja po ndryshon dhe se është e gatshme të marrë përgjegjësi. Ndonëse, nëndega e Llapashticës së Epërme që unë kam drejtuar ka ruajtur elektoratin që ka pasur dhe në raport me nëndegët tjera qëndron më mirë, prapë nuk është e mjaftueshme. Votuesit tanë kanë merituar një angazhim më të madh dhe një rezultat më të mirë.
    Arsyet e tjera që më bëjnë të marr këtë vendim për dorehëqje janë të shumta dhe ka ardhur një moment që dikush duhet të fillojë të reflektojë.
    Rënia e vazhdueshme në vota e PDK-së në Podujevë dhe mungesa e përgjegjësisë politike nga drejtuesit e degës (Kryetarit dhe Kryesisë),
    humbjet e njëpasnjëshme në secilën palë zgjedhjeje dhe asnjë reflektim për të marrë përgjegjësi politike. Të fuqishmit e PDK-së, me pozita në Degë dhe jashtë saj, kanë trajtuar dhe vazhdojnë ta trajtojnë PDK-në, në Podujevë, si mundësi biznesi dhe për rehatim të familjarëve të tyre në puna dhe pozita, duke përdorur votat e aktivistëve për interesa krejt përsonale.
    Puna dhe aktiviteti i aktivistëve të palodhshëm nuk shpërblehet dhe atyre nuk u jepet mundësia për të depërtuar në pozitat që kërkojnë profesionalizëm dhe angazhim në shërbim të qytetarit. Me përfundimin e zgjedhjeve nuk duken në Podujevë deri në zgjedhjet e radhës për të qenë afër qytetarët. Vijnë vetëm për t’i shfrytëzuar për vota.
    Grupi i asambleistëve asnjëherë nuk është mbështetur nga kryesia e Degës së PDK-së, prandaj një sjellje e tillë ka sjellur edhe rezultatin e fundit në zgjedhje.
    Në strukturat e PDK-së dhe mbështetësit e saj ka shumë djem e vajza të reja të shkolluar/a, aktiv/e dhe me përvojë të mirë nga fusha të ndryshme, por deri më tani nuk u ka dhënë hapsirë për t’u bërë pjesë me përgjegjësi politike brenda strukture. Kjo është e papranueshme dhe e pafalshme.
    Duke qenë asamblesit i zgjedhur nga votat e mbështetësve të mi dhe të PDK-së, unë do të vazhdoj punën si asambleist aktiv dhe në mbrojtje të interesave qytetare dhe do ta dërgoj në vend përgjegjesinë dhe besimin që më keni dhënë me votat tuaja.
    Unë perulem para çdo votuesi dhe mbështetësi që ka rrugëtuar bashkë me mua dhe e falënderoj secilin prej tyre. Shpresoj që kjo dorëheqje imja të trokasë në ndërgjegjen e secilit që ka përgjegjësi për këtë rezultat zgjedhor dhe të hapin rrugë për një reformë të thellë duke dhënë dorehëqje dhe duke u dhënë hapësirë të tjerëve ta bëjnë ndryshimin e duhur!

    Po vjen “Cyber ZERO” eventi që jep përgjigje për çdo lloj kërcënimi online
    Nga Rubrika
    Lajme07 Shtator 2024
    Kompania e kontraktuar për shtrimin e autostradës Prishtinë-Mitrovicë përgjatë punimeve ka dëmtuar një gyp. Lajmin e ka bërë të ditur ‘KRU Mitrovica’...
    Lajme07 Shtator 2024
    Udhëzimi Administrativ për vërejtjet e kombinuara në pakot e duhanit ka hyrë në fuqi që nga një shtatori. Tanimë, në territorin e...
    Lajme07 Shtator 2024
    Në ceremoninë e vendosjes së shtatores së presidentit historik, Ibrahim Rugova në Podujevë mori pjesë edhe kryeministri Albin Kurti. Një video e...
    Të tjera
    Bota/Rajoni07 Shtator 2024
    Ministri i Punëve të Brendshme i Serbisë, Ivica Daçiq, është nisur për një vizitë zyrtare në Kinë të shtunën. Ministria e Punëve...
    Lajme07 Shtator 2024
    Brenda më pak se 10 ditësh, përfaqësuesi i Gjermanisë për Ballkanin Perëndimor Manuel Sarrazin vizitoi dy herë Kosovën. Herën e dytë foli...
    Lajme07 Shtator 2024
    Djali i komandantit legjendar, Adem Jashari, Lulzimi është shtruar në Klinikën e Kardiologjisë. Lajmin e ka ndarë përmes një postimi në Facebook...
    Sport07 Shtator 2024
    Pjesa e parë e ndeshjes ndërmjet Ukrainës dhe Shqipërisë, e cila po zhvillohet në Pragë, përfundoi pa gola. Shqipëria pati disa raste...
    Lajme07 Shtator 2024
    Tre pushues humbën jetën në plazh këtë të shtunë, dy prej tyre janë kosovarë. Rreth orës 14;50, në lagjen 13 në Durrës,...
    Lajme07 Shtator 2024
    Veprimet e vazhdueshme të Serbisë në raport me Kosovën, sikurse edhe akti i fundit duke bllokuar rrugët në vendkalimet kufitare nuk kanë...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.