Drejtori i shoqatës “Miqtë e Amerikës”, Agim Rexhepi, në një intervistë për Front Online, ka thënë që gjatë jetës së tij ka zhvilluar 5 takime me ish-presidentin amerikan Bill Clinton. Rexhepi theksoi se sa herë ka kërkuar edhe është takuar me Clintonin.
“Unë kam 5 takime me presidentin Bill Clinton. Në vitin 2009 gjatë vizitës sa ishte për zbulimin e shtatores. Ne ishim iniciator së bashku me Qeverinë e Kosovë. Në atë kohë ka qenë Hashim Thaçi. Ne e kemi sjell në Kosovë. Kam takime në Kosovë, në Mal të Zi, në SHBA dhe pa modesti po e them që sa herë kam kërkuar që të takohemi të kam arritur që ta realizojë”, ka thënë ai.
Presidenti Bill Clinton feston ditëlindjen, pandemia e pamundësoi festën në Kosovë