×
  • Lajme
  • Lajme

    Rexhepi i LDK-së për çështjen e presidentit: Nëse sado pak e doni Kosovën, mendoni për stabilitetin politik

    FrontOnline
    07 Dhjetor 2020

    Deputeti i Grupit Parlamentar të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Fatmir Rexhepi, thotë se presidenti i ri duhet të zgjidhet me një konsensus brenda partive politike në vend.

    Në një bisedë për Gazeta Blic, Rexhepi thotë se vendit i duhet një president i ri, në mënyrë që mos të viktimizohet më as parlamenti, e as qeveria.“Ky post duhet me i taku të gjithë deputetëve të parlamentit të Kosovës, pra në çoftë se nuk ka marrëveshje politike nga të gjitha subjektet, unë nuk shoh që ka zgjidhje të drejta të mundshme. Me një fjalë duhet të bëhet një konsensus i partive shqiptare prej LVV, LDK, AAK, PDK dhe bashkërisht me e gjet një kandidat konsensual dhe me i dhanë fund kësaj telenovele për president dhe me nda prej institucioneve tjera. Mos me u viktimizu ma as parlamenti as qeveria në lidhje me presidentit”, ka thënë ai.

    Ai shton se cila do nga partitë politike që merr postin e presidentit pa konsensus, është punë me hile.

    Derisa shton, se të njëjtat e kanë për detyrë sjelljen e stabilitetit politik në vend.“Çdo lider i këtyre partive, nëse pak i ka mbetur me dashtë Kosovën duhet të mendojnë për të sjellë stabilitetin politik. Të gjitha të tjerat mendoj që janë punë me hile, cila do parti që vjen për ata që nuk dojn me marrë vesh për konsensus si sot si nesër, mendoj që nuk e kanë vendimin e drejtë”, deklaron ai.

    Javën e ardhshme kryeministri Avdullah Hoti ka paralajmëruar tryezë politikë për postin e presidentit. Ndërsa në AAK dhe PDK janë barikaduar se kandidati për president duhet të jetë nga radhët e tyre. Kurse në Lëvizjen Vetëvendosje thonë se presidenti duhet të zgjedhet, pas zgjedhje të reja.

    KEDS njofton për punime në rrjet, në këto komuna do ketë ndërprerje të rrymës
    Nga Rubrika
    Lajme12 Shtator 2024
    Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka thënë se ende nuk e ka parë aktakuzën për sulmin në Banjskë, dhe se sipas tij,...
    Lajme12 Shtator 2024
    Është kërkuar caktimi i masës së paraburgimit ndaj F.H, i cili dyshohet për dy vepra penale “Kontrabandimi me migrantë” dhe “Mashtrimi”. Kërkesa...
    Lajme12 Shtator 2024
    Në kuadër të pakos emergjente për energji dhe e mbështetur nga Komisioni Evropian, Ministria e Ekonomisë ka lansuar të enjten Thirrjen Publike...
    Të tjera
    Bota/Rajoni12 Shtator 2024
    Ish-kreu i Bashkisë së Kukësit, Safet Gjici e ka lënë përkohësisht qelinë e burgut pasi është shtruar në një spital privat në...
    Front TV12 Shtator 2024
    Shefi i deputetëve të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Besnik Tahiri, ka thënë se nuk ka asnjë diskutim për hapjen e Urës...
    Bota/Rajoni12 Shtator 2024
    Genc Gjokutaj, avokat i kryetarit të Partisë Demokratike të Shqipërisë, Sali Berisha ngulmoi fort se i gjithë hetimi ndaj ish-kryeministrit nuk është...
    Bota/Rajoni12 Shtator 2024
    Agjencia e OKB-së për refugjatët palestinezë thotë se gjashtë nga punonjësit e saj janë vrarë në një sulm ajror izraelit në një...
    Lajme12 Shtator 2024
    Përkundër investimit prej 1.7 milionë euro për zgjidhjen e problemit të qenëve endacakë në komunën e Prishtinës në Qendrën për trajnimin e...
    Lajme12 Shtator 2024
    Ish-bashkëpartiaku i kryeministrit Albin Kurti, Visar Ymeri  ka deklaruar për Front Online se presidentja Vjosa Osmani ka qenë bashkudhëtare e Kurtit në...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.