×
  • Lajme
  • Lajme

    Rexhep Selimi: Në Uashington Kosova i fali Serbisë shumëçka

    FrontOnline
    17 Shtator 2020

    Shefi i Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Rexhep Selimi, në seancën e hapjes së sesionit vjeshtor të Kuvendit të Kosovës ka bërë një përmbledhje të kritikave të partisë së tij ndaj kryeministrit Avdullah Hoti, raporton Front Online.

    Selimi thotë se në negociatat që u zhvilluan së fundmi, Hoti ndërmori veprime që Kosova të mos jetë e barabartë me Serbinë.

    “Hoti jo vetëm që pranoi, por edhe veproi që Kosova të mos jetë e barabartë me Serbinë”, ka thënë Selimi.

    Ndër të tjera deputeti i LVV-së është ankuar sërish për mosmbajtje të zgjedhjeve në Kosovë.

    “Në pikun e pandemisë, i lejoi zgjedhjet e Serbisë në Kosovë, ndërsa bashkë me Thacin i pengoi të mbahen zgjedhjet në Kosovë”, ka thënë Selimi.

    Ai ka numëruar pikat që, sipas tij, Hoti me nënshkrimin e marrëveshjes së Uashingotoni, Kosova ia fali Serbisë disa të mira.

    “Edhe pse kishte premtuar se nuk do të nënshkruante asgjë pa pyetur Kuvendin, nënshkroi dokumentin me zotime, ku përfshihen koncesione ndaj Serbisë si heqja dorë nga pika në letër për njohje reciproke Kosovë –Serbi, krijimi i korridoreve për dalje të Serbisë në Adriatik, ndarja e Ujmanit të Kosovës në Serbi, pranimi i të ashtuquajturit Minishengenit, që LDK e quante dikur mini-Jugosllavi”, ka thënë Selimi. /Front Online

    Nga Rubrika
    Sport03 Mars 2026
    Mërgim Vojvoda ka humbur një mundësi të artë të kalonte Comon në epërsi ndaj Interit, në gjysmëfinalen e Kupës së Italisë. Mbrojtësi...
    Sport03 Mars 2026
    Barcelona ka synim që sonte ta bëjë “të pamundurën, të mundur”, në përballje me Atletico Madridin. Në ndeshjen që luhet sonte me...
    Sport03 Mars 2026
    Real Madridi pësoi humbjen e katërt nën drejtimin e Alvaro Arbeloa kundër Getafes të hënën mbrëma, një rezultat që i lë “Los...
    Të tjera
    Lajme03 Mars 2026
    Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka deklaruar se i ka thënë Bedri Hamzës se nëse kandidon për President,...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Presidenti amerikan, Donald Trump, ka deklaruar se Marina e SHBA-së do të fillojë shumë shpejt të shoqërojë cisternat që kalojnë nëpër Ngushtica...
    Lajme03 Mars 2026
    Kreu AAK-së, Ramush Haradinaj deklaroi se një numër i deputetëve të Lëvizjes Vetëvendosje i kanë premtuar votën nëse ai do të kandidojë...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Asambleja e Ekspertëve të Iranit këtë të marte ka zgjedhur liderin e ri suprem të vendit. Mediat iraniane raportojnë se lideri i ri është...
    Vip03 Mars 2026
    Rogerti është kthyer në shtëpinë e Big Brother VIP Albania. Pasi u përplas me Monika Kryemadhin për sjelljen e tij, Rogerti vullnetarisht...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Sekretari Amerikan i Shtetit, Marco Rubio, ka konfirmuar se një dron ka goditur një parking në afërsi të Konsullatës Amerikane në Dubai,...

    FrontOnline, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.