×
  • Lajme
  • Lajme

    Rexhep Kadriu: Nuk bëjmë koalicion me PDK pas zgjedhjeve

    FrontOnline
    11 Shtator 2019

    Bashkëqeverisën bashkë për rreth dy vjet, por Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) nuk e ka ndërmend që të vazhdojë partneritetin pas zgjedhjeve me Partinë Demokratike të Kosovës.

    Nënkryetari i AAK-së, njëherit edhe zëvendësministër në detyrë i Infrastrukturës dhe Transportit (MTI), Rexhep Kadriu i tha Ekonomia Online se PDK-ja nuk ka pasur qëndrueshmëri në qëndrimet politike, prandaj edhe është e pamundur të qeverisin bashkë edhe njëherë.

    “Nuk do ta vlerësojmë koalicionin me PDK-në, arsyeja e vetme është se ne kemi qenë në koalicion. E dimë edhe deklarata e tyre të ndryshme, në paradite tjetër në darkë ndryshe do të thotë nuk ka pasur qëndrueshmëri në qëndrimet e tyre politike”.

    Ai thotë se janë për koalicion me Nismën, AKR-në dhe LDK-në, ndonëse shprehet i bindur  në fitoren e koalicionit AAK-PSD.

    Pas zgjedhjeve ai thotë se do të diskutohen me të gjitha forcat politike çështjet e rëndësishme për vendin, sidomos dialogu me Serbinë.

    “Ne vlerësojmë se koalicioni i ardhshme do të jetë më partitë e tjera. Kemi bashkëpunim të mirë më Nismën dhe AKR-në, si dhe me LDK-në. Ne do të shohim në të ardhmen se si do të rrjedhin ngjarjet, por ne shpresojmë se do ta dalim partia e parë në nivel vendi, koalicion AAK-PSD”.

    “Atëherë do të ulim do të bisedojmë me të gjitha forcat politike, të cilat do t’i shtojmë proceset e Republikës së Kosovës e veçanërisht bisedimet me Serbinë”.

    Kadriu, ka bërë dorëzimin e veturës zyrtare në Ministrinë e Infrastrukturës dhe Transportit.

    Ai ka thënë se “fushatën elektorale si zakonisht e bëj me veturën time private”.

    “E kam vlerësuar se kjo fushatë duhet nga çdo kandidatë i cili është në garë, është mirë që ta ruaj paranë publike, për përgjegjësitë të cilat i ka. E kam vlerësuar të duhur të dorëzojë veturën zyrtare edhe pse ligji ma lejon. Por duke parë që ne si kërkues të votës, tërë ditën jemi në teren edhe gjatë kohës së natës, atëherë është e padrejtë të bëjë fushatë me veturë zyrtare”.

    “Nga data 7 kur jam certifikuar dhe kam marr besimin e partisë si deputet i ardhshëm i Kuvendit të Kosovës. Atëherë deri me datën 8 tetor ta dorëzoj veturën zyrtare e cila gjendet në parkingun e ministrisë”.

    “I kam bërë thirrje të gjithë kolegeve të mijë, zëvendësministra dhe të gjithë ata të cilët punojnë në institucione publike, përpos presidentit, kryeministrit dhe kryeparlamentarit të cilët udhëtojnë me siguri, është e rregulluar me ligj”.

    “Të tjerët është mirë të respektojnë dhe të bashkëngjitën kërkesës time që t’i dorëzojnë veturat zyrtare, dhe fushatën ta përfundojnë me veturë private, sepse nuk besoj që ka familje pa veturë private, prandaj është e padrejtë që me veturë zyrtare të bartesh një ekip të shtabit zgjedhor, nuk është shembull i mirë. Sepse ne po bëjmë thirrje për kursimin e parasë publike dhe për ndryshime si dhe për gjithçka në këtë muaj, prandaj të japim shembullin nga vetvetja”, tha Kadriu./Front Online/

     

     

    Nga Rubrika
    Sport03 Mars 2026
    Mërgim Vojvoda ka humbur një mundësi të artë të kalonte Comon në epërsi ndaj Interit, në gjysmëfinalen e Kupës së Italisë. Mbrojtësi...
    Sport03 Mars 2026
    Barcelona ka synim që sonte ta bëjë “të pamundurën, të mundur”, në përballje me Atletico Madridin. Në ndeshjen që luhet sonte me...
    Sport03 Mars 2026
    Real Madridi pësoi humbjen e katërt nën drejtimin e Alvaro Arbeloa kundër Getafes të hënën mbrëma, një rezultat që i lë “Los...
    Të tjera
    Lajme03 Mars 2026
    Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka deklaruar se i ka thënë Bedri Hamzës se nëse kandidon për President,...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Presidenti amerikan, Donald Trump, ka deklaruar se Marina e SHBA-së do të fillojë shumë shpejt të shoqërojë cisternat që kalojnë nëpër Ngushtica...
    Lajme03 Mars 2026
    Kreu AAK-së, Ramush Haradinaj deklaroi se një numër i deputetëve të Lëvizjes Vetëvendosje i kanë premtuar votën nëse ai do të kandidojë...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Asambleja e Ekspertëve të Iranit këtë të marte ka zgjedhur liderin e ri suprem të vendit. Mediat iraniane raportojnë se lideri i ri është...
    Vip03 Mars 2026
    Rogerti është kthyer në shtëpinë e Big Brother VIP Albania. Pasi u përplas me Monika Kryemadhin për sjelljen e tij, Rogerti vullnetarisht...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Sekretari Amerikan i Shtetit, Marco Rubio, ka konfirmuar se një dron ka goditur një parking në afërsi të Konsullatës Amerikane në Dubai,...

    FrontOnline, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.