×
  • Lajme
  • Lajme

    Reshitaj i ofron mbështetje Sindikatës së Pavarur të Administratës së Kosovë

    FrontOnline
    09 Qershor 2020

    Deputetja e AAK-së, Albena Reshitaj sot në Kuvendin e Kosovës ka pritur në takim kryetarin e Sindikatës së Pavarur të Administratës së Kosovës Ali Gashi, nënkryetarin Skënder Lushtaku dhe sekretarin Njazi Ibrahimi.

    Rreth këtij takimi ka shkruar vet ajo, derisa ka thënë se kësaj sindikate u ka ofruar mbështetje të plotë. Derisa tha se Projektligjit për sigurime sociale dhe Projektligjit për fondin e sigurimeve sociale që u inicuan nga Ministria e Punës dhe Mirëqenies Sociale në Qeverinë Haradinaj, mendoj se duhet të merren me prioritet edhe në këtë Qeveri të re

    Ky është postimi i saj:

    Si kryetare e Komisionit për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale, SPAK-ut ju ofrova mbështetje tē plotë, mbi bazën e mundēsive ligjore dhe të drejtave të tyre.

    E një urgjence të veçantë për këtë Qeveri në fushën e punës dhe mirëqenies sociale do të duhej të jetë reformimi thelbësor i politikave sociale me qëllim të realizimit të nevojave dhe të drejtave sociale të qytetarëve tanë. Inicimi i reformimit të plotë të sistemit pensional, respektivisht hartimit të Projektligjit unik për pensionet, Projektligjit për sigurime sociale dhe Projektligjit për fondin e sigurimeve sociale që u inicuan nga Ministria e Punës dhe Mirëqenies Sociale në Qeverinë Haradinaj, mendoj se duhet të merren me prioritet edhe në këtë Qeveri të re !

    Diskriminimi deri në ofendim të skajshëm i qytetarëve tanë që u dëbuan nga puna në vitet e sakrificës atdhetare dhe pas kaq vitesh ende mosnjohja e stazhit të tyre të punës gjatë viteve 1990-1999 duhet të përfundojë sot që të mos ndëshkohemi nesër. Nisma për njohje të stazhit të punës për të gjithë të punësuarit të larguar me dhunë nga puna nga regjimi i atëherëshëm serb ka qenë dhe është obligim yni atdhetarë, mbi atë socialë e njerëzorë. Aq më parë kur ka raste që të dëbuarit nga puna, apo ata që refuzuan të punonin nën të ashtuquajturat ,, masa të dhunëshme”, tani me rastin e pensionimit janë shumë të diskriminuar. Prandaj, kjo Qeveri duhet me urgjencë të procedojë këtë nismë nga Qeveria Haradinaj, sepse edhe ashtu kemi shumë për të bërë për një mireqenie më të mirë sociale për shoqërinë tonë.

    Nga Rubrika
    Sport03 Mars 2026
    Mërgim Vojvoda ka humbur një mundësi të artë të kalonte Comon në epërsi ndaj Interit, në gjysmëfinalen e Kupës së Italisë. Mbrojtësi...
    Sport03 Mars 2026
    Barcelona ka synim që sonte ta bëjë “të pamundurën, të mundur”, në përballje me Atletico Madridin. Në ndeshjen që luhet sonte me...
    Sport03 Mars 2026
    Real Madridi pësoi humbjen e katërt nën drejtimin e Alvaro Arbeloa kundër Getafes të hënën mbrëma, një rezultat që i lë “Los...
    Të tjera
    Lajme03 Mars 2026
    Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka deklaruar se i ka thënë Bedri Hamzës se nëse kandidon për President,...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Presidenti amerikan, Donald Trump, ka deklaruar se Marina e SHBA-së do të fillojë shumë shpejt të shoqërojë cisternat që kalojnë nëpër Ngushtica...
    Lajme03 Mars 2026
    Kreu AAK-së, Ramush Haradinaj deklaroi se një numër i deputetëve të Lëvizjes Vetëvendosje i kanë premtuar votën nëse ai do të kandidojë...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Asambleja e Ekspertëve të Iranit këtë të marte ka zgjedhur liderin e ri suprem të vendit. Mediat iraniane raportojnë se lideri i ri është...
    Vip03 Mars 2026
    Rogerti është kthyer në shtëpinë e Big Brother VIP Albania. Pasi u përplas me Monika Kryemadhin për sjelljen e tij, Rogerti vullnetarisht...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Sekretari Amerikan i Shtetit, Marco Rubio, ka konfirmuar se një dron ka goditur një parking në afërsi të Konsullatës Amerikane në Dubai,...

    FrontOnline, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.