COCO është emri i këngës më të re të reperit ferizajas, Layon që jeton Gjenevë të Zvicrës.
Për këngëtarin Albijon Hasani, i cili është vetëm 20 vjeçar në publikun e gjerë njihet me emrin e njohur skenik si Layon, vitin e kaluar ka shkruar edhe portali Red Bull në gjuhën frënge në një publikim që i dedikohet këngëve të zhanrit rep në Zvicër të dala në vjeshtë të vitit 2020.
Pandemia nuk i ka ndalur reperët të nxjerrin këngë e videoklipe, shkruan Red Bull.
Një karakteristikë e kësaj është se realizimi i videoklipeve ka qenë i vështirë gjatë kësaj kohe.
Siç dihet kohëve të fundit, Kosova është duke u njohur nga njerëzit e muzikës botërore si një vend që nxjerrë talente të jashtëzakonshëm në të gjitha zhanret e muzikës e sidomos në pop muzik dhe rep.
COCO nuk është kënga e para të reperit premtues kosovar me origjinë nga Ferizaj i cili si duket inspirohet nga problematikat sociale të gjeneratës së vetë si braktisja e shkollave, përdorimi i narkotikëve, problemet me familje si dhe vjedhjet që po bëhen çdo ditë e më shumë. Layon është duke u pritur shumë mirë nga publiku frankofon.