×
  • Opinione
  • Opinione

    Rëndësia e jashtëzakonshme e 18 marsit të vitit 1999

    Blerim Shala
    25 Mars 2024

    Shkruan: Blerim Shala 

    Poqëse këtë të diel, (pra, më 24 mars, 2024) do të bëhej një anketë e improvizuar me qytetarët e Prishtinës, apo edhe të vendbanimeve të tjera të mëdha të Kosovës, duke iu parashtruar atyre pyetjen: Çka është 24 marsi për ju dhe për Kosovën, nuk është shumë e sigurtë që të gjithë kalimtarët e rastit, do ta dinin përgjigjen në këtë pyetje menjëherë, pa menduar shumë, megjithëse 24 marsi (i vitit 1999), është data kur nisi shpëtimi i Kosovës, me fillimin e fushatës ajrore të Aleancës Veri-Atlantike që do të zgjasë 78 ditë të tjera.

    Në të vërtetë, përgjigjja e qytetarëve do të varej shumë nga mosha e tyre, nga cilit brez i takojnë.

    Të gjithë ata që kanë pasur moshë madhore në marsin e vitit 1999, e dinë çfarë peshe dhe rëndësie historike ka për Kosovën 24 marsi. Për ta, nuk kanë kaluar një çerek shekulli nga kjo ngjarje e jashtëzakonshme historike që i dha drejtim fatit final të popullit shqiptar në Kosovë. Nuk ka fare për ta distancë kohore në mes të 24 marsit të vitit 1999 dhe jetës që e bëjnë në Kosovë që prej atëherë. Sepse kjo datë është brenda ADN-së kombëtare të shqiptarëve të Kosovës. Ajo është përherë e pranishme aty, sepse me këtë luftën ajrore të Paktit NATO për shpëtimin dhe çlirimin e Kosovës, u vendos një partneritet në mes të Kosovës dhe Perëndimit, mbi të gjitha midis Kosovës dhe SHBA-së.

    Natyrisht, nuk do të kishte NATO mbi Kosovë dhe Serbi në vitin 1999, pa luftën e UÇK-së për liri, dhe pa Lëvizjen paqësore për pavarësimin e Kosovës.

    Këto të dyjat, Lëvizja politike për pavarësimin e Kosovës dhe lufta e UÇK-së, u bënë bashkë në Konferencën Paqësore të Rambouilletit (shkurt, mars, 1999), edhe përmes përbërjes së Delegacionit të përbashkët, për të marrë vendimin kapital për të ardhmen e Kosovës, me një proces të çlirimit dhe të pavarësimit të Kosovës i cili niste rrugëtimin e vet pikërisht në këtë Konferencë.

    Ditën e enjte, me 18 mars, në Paris, Kryesia e Delegacionit të Kosovës (në përbërje Dr.Ibrahim Rugova, Hashim Thaçi, Rexhep Qosja dhe Veton Surroi), do ta nënshkruante Dokumentin final të Konferencës së Rambouilletit.

    Ky do të ishte, siç do të kuptohej vetëm pak ditë më pas, nënshkrimi më i shtrenjtë dhe më me vlerë i shqiptarëve të Kosovës që nga 1912, kur Kosova u okupua nga Serbia.

    Pa këtë nënshkrim, nuk do të niste, me 24 mars, apo as një ditë më pas, fushata e Paktit NATO për imponimin e paqes në Kosovës.

    Pa te nuk do të mbërrinim kurrë në qershorin e atij viti, kur forcat okupatore serbe u larguan nga Kosovës, dhe në shkurtin e vitit 2008, kur Kuvendi shpalli pavarësinë e Kosovës.

    Por, le t’i kthehemi këtu sërish atij supozimi për anketimin e banorëve të Prishtinës që janë gjetur sot në sheshet e tij. Nëse i pyesim ata se çfarë domethënie ka për ta dhe për historinë e Kosovës 18 marsi, shumica prej tyre fillimisht do të mendojnë që pyetja është për 8 marsin (Ditën e gruas), dhe pas përsëritjes së saj, mbase një në njëqind prej tyre do të dinte se për çka bëhet fjalë.

    Ky rezultat me gjasë do të shënohej edhe poqëse kjo pyetje do t’i bëhej deputetëve të Kuvendit të Kosovës.

    Në rastin e 18 marsit, apo datës së nënshkrimit të Marrëveshjes së Rambouillet-it (Marrëveshjes së Kosovës me Perëndimin, pasiqë dihet që Serbia e refzoi ate), nuk mund të thuhet madje që kemi të bëjmë me harresën, e cila përcjell edhe zhvillimet e kësisojta historike.

    Nuk mund të ketë harresë, nëse kjo datë as që ka hyrë ndonjëherë në atë kujtesën kolektive politike dhe historike të shqiptarëve të Kosovës.

    Asnjë të vetmën herë, në mënyrë institucionale dhe zyrtare nuk e kemi shënuar përvjetorin e 18 marsit të vitit 1999.

    Asnjë të vetmën herë nuk e kemi bërë këtë as me 6 shkurtin e vitit 1999, kur nisi Konferenca e Rambouilletit, e cila do ta sjell atë ndryshimin rrënjësor të fatit dhe të historisë së popullit të Kosovës.

    Ndërsa pa këtë 6 shkurtin dhe 18 marsin e atij viti, nuk do të mbërrinim tek mbramja e 24 marsit kur nisi lufta e Perëndimit për shpëtimin e Kosovës.

    Ndërprerje të rrymës për shkak të punimeve
    Nga Rubrika
    Opinione25 Prill 2024
    Burimi: The Financial Times (titulli origjinal: Don’t relax, Europe — the US hard right isn’t finished yet), Constanze Stelzenmuller. Në fundjavë, Kongresi...
    Opinione24 Prill 2024
    Nga: Lina Khatib / The Guardian (titulli origjinal: Iran seems like it’s in escalation mode – but all-out war with Israel is...
    Opinione23 Prill 2024
    Shkruan Hisen Berisha  Pas dështimit të serbëve për të realizuar të drejtën e tyre politike për të zgjedhur kryetarët e tyre në...
    Të tjera
    Lajme27 Prill 2024
    27 prilli në Kosovë shënon Ditën Ndërkombëtare të të Zhdukurve të luftës së fundit në Kosovë. Sipas të dhënave zyrtare, 1 mijë...
    Sport27 Prill 2024
    Trajneri, Ismet Munishi i ftuar në “Blic Interview” ka folur për shumë tema rreth futbollit kosovar, ku ndër të tjerash u ndal...
    Lajme27 Prill 2024
    Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, sot do të bëjë nderime te Memoriali për të Pagjeturit. E para e shtetit, nderimet tek memoriali...
    Lajme27 Prill 2024
    Kryesia e Kuvendit të Kosovës pritet të mblidhet me datë 29 prill nga ora 11:00. Fillimisht në rend ditës është “Miratimi i...
    Lajme27 Prill 2024
    Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, ka njoftuar se të dielën do të jetë për vizitë në Hamburg të Gjermanisë ku do të...
    Lajme27 Prill 2024
    Ministria e Punëve të Jashtme të Gjermanisë kanë dalë me një njoftim për takimin që kryediplomatja gjermane, Annalena Baerbock, ka pasur të...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.