Banka Botërore në Kosovë e ka publikuar një raport të këtij institucioni që tregon se dërgimi i remitancave nga Gjermania në Kosovë është ndër pesë korridoret më pak të shtrenjta në Evropë dhe në Azinë Qendrore.
“Dërgimi i remitancave nga Gjermania në Kosovë është ndër pesë korridoret më pak të shtrenjta në rajonin e Evropës dhe Azisë Qendrore, sipas raportit të fundit të Bankës Botërore për Migracionin dhe Zhvillimin (figura në foto)”, thuhet në postimin e Bankës Botërore në Facebook.
Sidoqfotë, Evropa dhe Azia Qendrore tani qëndrojnë si rajoni më i dytë më i shtrenjtë për dërgimin e remitancave, pas Afrikës Sub-Sahariane.
“Mirëpo, Evropa dhe Azia Qendrore tani qëndron si rajoni i dytë më i shtrenjtë për dërgimin e remitancave pas Afrikës Sub-Sahariane”.
“Kostoja më e lartë për dërgimin e remitancave është nga Turqia në Bullgari, ndërsa kostoja më e ulët për dërgimin e remitancave është nga Gjermania në Ukrainë. Flukset e remitancave në Evropë dhe Azinë Qendrore vlerësohet të jenë rritur me 10.3% në 72 miliardë dollarë në vitin 2022”.