×
  • Kronika
  • Kronika

    Rektori Dema ngushëllon familjen Bajçinovci

    FrontOnline
    13 Shtator 2020

    Rektori i Universitetit të Prishtinës, Marjan Demaj, ka ngushëlluar familjen Bajçinovci për vdekjen e profesorit Bujar Bajçinovci.

    Demaj ka shkruar se profesor Bajçinovci dha shembullin më të mirë të profesorit, akademikut, e kolegut të dashur.

    Postimi i plotë:

    Me dhimbje pranuam lajmin që prof. ass. dr. Bujar Bajçinovci nuk gjendet më në mesin tonë. Në cilësinë e rektorit të Universitetit të Prishtinës “Hasan Prishtina”, bashkë me menaxhmentin, organet drejtuese dhe studentët e këtij Universiteti, me lejoni t’u shpreh ngushëllimet më të sinqerta dhe bashkë me Ju, të ndajmë dhimbjen nëpër të cilën po kaloni.Profesor Bajçinovci dha shembullin më të mirë të profesorit, akademikut, e kolegut të dashur. Ai do të kujtohet përherë dhe do të ndiqet si shembull nga studentët e tij, të cilët patën fatin që për vite më radhë të mësojnë nga ekspertiza e tij nga fusha e arkitekturës.Ndonëse pandemia COVID -19 na e largoi profesorin fizikisht nga ne, ai do të jetojë gjatë me anë të veprave dhe krijimtarisë së tij shkencore dhe profesionale. Profesor Bujari ka radhitur suksese të merituara në zhvillimin e vet akademik dhe profesional, në të cilin është mbështetur edhe përparimi i studimeve të arkitekturës në vendin tonë. Ai ka dhënë kontribut të pashoq në arsimimin e brezave të rinj edhe në kushte kur Universiteti i Prishtinës punonte jashtë institucioneve të tij. Kontributi i tij për universitetin, arkitekturën dhe arsimin është i pashlyeshëm!Pushoftë në paqe shpirti i tij!

    Nga Rubrika
    Kronika28 Maj 2025
    Një person është arrestuar në Podujevë pasi që i njëjti nuk ka respektuar urdhrat e zyrtarëve policorë derisa po merreshin me disa...
    Kronika28 Maj 2025
    Prokuroria Themelore në Prizren ka ngritur aktakuzë ndaj të pandehurit S.K., i cili akuzohet se tentoi ta vriste një person pas një...
    Kronika28 Maj 2025
    Policia e Kosovës ka arrestuar një person të dyshuar në lidhje me sulmin fizik ndaj gjinekologut Afrim Veliu dhe një incident tjetër...
    Të tjera
    Bota/Rajoni28 Maj 2025
    Kushtet e presidentit Vladimir Putin për t’i dhënë fund luftës në Ukrainë përfshijnë një kërkesë që udhëheqësit perëndimorë të zotohen me shkrim...
    Bota/Rajoni28 Maj 2025
    Rusia i ka grumbulluar më shumë se 50.000 trupa – përfshirë disa nga forcat e saj të stërvitura më së miri –...
    Lajme28 Maj 2025
    Ambasadori francez në Kosovë, Olivier Guerot, ka thënë se Asociacioni i komunave me shumicë serbe nuk është një Republikë Srpska dhe se...
    Lajme28 Maj 2025
    Partia Demokratike e Kosovës ka kërkuar pezullimin e menjëhershëm të vendimit të ZRrE-së për daljen e bizneseve në tregun e lirë të...
    Lajme28 Maj 2025
    Policia e Kosovës ka arrestuar një person të dyshuar për sulm fizik dhe kanosje ndaj një gjinekologu në Prishtinë, në një rast...
    Kronika28 Maj 2025
    Një person është arrestuar në Podujevë pasi që i njëjti nuk ka respektuar urdhrat e zyrtarëve policorë derisa po merreshin me disa...
    -->

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.