×
  • Ekonomi
  • Ekonomi

    Reka: SIGMA, e para që aplikon standarde të reja me sisteme ndërkombëtare

    FrontOnline
    30 Nëntor 2023

    Ashtu si në tregjet ndërkombëtare, edhe në Kosovë janë rritur nevojat për modernizimin e sistemeve dhe përshtatjen e tyre me standardet ndërkombëtare. Si çdo kërkesë në rritje, edhe kjo shoqërohet me me ndryshime të mëdha. Investimi i fundit i SIGMA Kosovë në këtë drejtim ka qenë implementimi i standardeve për raportimin financiar për SNRF 9 dhe 17, të cilat e bëjnë kompaninë të operojë me të njëjtat standarde si ato të kompanive botërore në termat e vlerësimit të pasurive dhe detyrimeve. Për të zbuluar se cilat janë avantazhet, vështirësitë dhe se risitë që këto standarde do të sjellin për tregun e sigurimeve dhe klientët në Kosovë, lexoni më poshtë intervistën me Zj. Gylsa Reka, Drejtoreshë e Departamentit të Financës dhe Kontabilitetit në SIGMA Kosovë, e cila vjen me një eksperiencë 11-vjeçare në industrine e sigurimeve.

    Cilat kanë qenë sfidat kryesore të kompanisë në implementimin e këtyre dy standardeve të reja te raportimit financiar, përkatësisht SNRF 9 dhe 17?

    Për implementimin e SNRF 9 dhe 17, nga ana e Grupit ne Vjenë u përgatit plani me afatet, grupet e punës dhe përgjegjësitë duke filluar me punën përgatitore shumë herët, që ne vitin 2018. Ne fazën e parë, fokusi i Grupit ishte puna e jashtëzakonshme në trajnimin dhe edukimin teorik të secilit pjesëmarrës për te kuptuar kërkesat e standardit dhe mënyrën e aplikimit të tij në kompani.  Faza e dytë e implementimit konsistonte në zhvillimin e sistemeve teknike (software-ike), e cila përveç punës teknike, të analizës dhe zgjedhjes së opsioneve të duhura, ishte përshtatja e tyre me sistemet teknike lokale, të cilat deri ne atë kohe nuk ishin zhvilluar të gjeneronin të dhëna analitike dhe sipas formave te kërkuara nga vetë standardi. Faza e fundit ishte ajo e analizës së numrave dhe raporteve të marra sipas standardeve të reja dhe po ashtu si pjese e kësaj faze planifikimi 3-vjeçar i biznesit sipas këtyre standardeve. Ndërkohë, implementimi ka përfunduar me sukses duke ndryshuar tërësisht formën e raportimit dhe buxhetimit, gjë e cila ju jep mundësinë drejtuesve të kompanive ta drejtojnë modelin e tyre operacional dhe strategjik të të berit biznes drejt vlerës në kohë të parasë. Përtej vështirësive që u hasen në secilën fazë, puna e jashtëzakonshme e stafit tonë me mbështetjen e dhënë nga Vienna Insurance Group na dha krenarinë të jemi pjesë e një historie suksesi të grupit tonë. Pasqyrat financiare të kompanisë më datë 31.12.2023 do të jenë tërësisht të ndërtuara sipas këtyre dy standardeve.

    Cilat mendoni se janë përfitimet e kompanive të sigurimit në implementimin e këtyre standardeve të raportimit financiar?

    Vlerësoj se çdo ndryshim në standardet e raportimit financiar, shoqërohet me rritjen e nivelit të informacionit analitik për secilin pozicion financiar të kompanisë. Duke qenë se këto dy SNRF ndryshojnë mënyrën e mbajtjes dhe raportimit, si të pasurive SNRF 9, ashtu edhe të detyrimeve SNRF 17, analiza e pozicionit financiar shihet në një këndvështrim të ndryshëm nga i mëparshmi. Implementimi i SNRF 9 ndihmon drejtuesit e biznesit të bëjnë një vlerësim të qartë dhe analitik të rreziqeve që lidhen me mjetet financiare, duke ndihmuar të përmirësojnë mënyrën se si kompanitë e sigurimeve menaxhojnë fondet e tyre dhe i investojnë ato. Ndërsa implementimi i SNRF 17 ka sjelle një ndihmë të madh në standardizimin e raportimit të kontratave të sigurimit, duke siguruar konsistencë në raportim dhe krahasueshmëri. Kjo do ta bëjë më të lehtë krahasimin e kompanive të sigurimit duke i dhënë një pasqyrë të qartë të gjitha palëve të interesuara për pozicionin e tyre financiar.

     A është aplikuar ky standard i ri dhe në tregun e sigurimeve të Kosovës?

    Kompanitë Financiare që operojnë në tregun e Republikës se Kosovës janë të obliguara për të raportuar sipas standardeve më të fundit të raportimit financiar. Sipas kësaj, do të duhej që dhe kompanitë e sigurimit të kishin raportuar konform këtyre dy standardeve më datë 31.12.2023. SNRF 17 paraqet ndryshimin më të madh të kontabilitetit për siguruesit në shumë vite, duke implikuar dhe kërkuar përfshirje, jo vetëm të departamentit të kontabilitetit, por edhe të departamentit të financës, atij të teknologji informative, ligjor, etj. Të bashkërendosh punën në disa departamente që vijnë nga fusha të ndryshme e bën kompleks dhe të vështirë implementimin. Bazuar në eksperiencën e disa vendeve në rajon, pritet që të lëshohet një vendim për shtyrjen në një afat te dytë të këtij standardi për kompanitë lokale.

    Përpos të mirave që këto standarde sjellin për tregun e sigurimeve, si përkthehet kjo për klientin?

    Përdorimi i standardeve ndërkombëtare rrit transparencën në lidhje me pozitën financiare të SIGMA në Kosovë, duke i bërë pasqyrat lehtësisht të krahasueshme me kompanitë e tjera në tregun e sigurimeve. Pozita e fortë financiare dhe aftësia paguese e kompanisë shton sigurinë dhe transparencën ndaj klientëve tanë. / Front Online /

     

    Nga Rubrika
    Ekonomi10 Janar 2025
    Instituti GAP ka publikuar një infografikë me produktet më të eksportuara gjatë viteve 2022-2024. Buzuar në këtë infografikë, më së shumti është...
    Ekonomi10 Janar 2025
    Qeveria e Kosovës në mbledhjen e sotme ka marrë vendim për rritjen e pensioneve për 20 përqind për familjet e kategorive të...
    Artikull i Sponsoruar09 Janar 2025
    BKT Kosova, si një nga bankat më të mëdha komerciale në tregun e Kosovës, lanson produktin e saj të ri të gjelbër...
    Të tjera
    Lajme10 Janar 2025
    Hetuesi policor, Idriz Gashi i cili ishte rikthyer sot në punë pas përfundimit të afatit të suspendimit, është njoftuar prapë për vazhdimin...
    Vip10 Janar 2025
    Këngëtari Besart Kelmendi, i njohur me nofkën “Gjesti”, është bërë një fenomen në botën e showbizit në Kosovë dhe Shqipëri. Gjesti tashmë...
    Lajme10 Janar 2025
    Njohësi i çështjeve politike, Albert Krasniqi ka reaguar pas ri-suspendimit të hetuesit policor Idriz Gashi. Krasniqi ka thënë se nëse ministrja e...
    Zgjedhjet 202510 Janar 2025
    Partia Demokratike e Kosovës do të hapë nesër (11 janar) zyrtarisht fushatën për zgjedhjet e përgjithshme. Në njoftimin e bërë për media,...
    Bota/Rajoni10 Janar 2025
    Greqia është goditur brenda pak minutave nga dy tërmete. Sipas të dhënave të Institutit Sizmologjik Evropian Mesdhetar (EMSC), tërmetet ishin të magnitudave...
    Sport10 Janar 2025
    Armando Broja pësoi një dëmtim të rëndë në sfidën e FA Cup kundër Peterborough, me sulmuesin e Everton që u fut në...

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.