Një regjistrues i Agjencisë së Statistikave të Kosovës ka raportuar në polici se është sulmuar fizikisht nga tre persona, gjatë regjistrimit.
Ngjarja dyshohet të ketë ndodhur në Pejë, të shtunën, njofton policia.
Të dyshuarit janë dërguar në mbajtje, ndërsa viktima në Spitalin e Pejës për trajtim mjekësor.
Rasti është cilësuar “Sulm ndaj personit zyrtar”.