Shqetësimi po rriten në Rusi lidhur me mashtrimet zgjedhore në referendumin kushtetues diskutabil të Vladimir Putin, i cili do t’i lejonte atij të sundonte Rusinë deri në moshën 83 vjeçare, përkatësisht deri më 2036-ën.
Fotografitë tregojnë se rusët votojnë në qendra të pazakonta të zgjedhjeve, respektivisht në trungje pemësh, rezervuar makinash, e në shesh lojërash për fëmijë, transmeton lajmi.net.
Miratimi në votimin që përmbyllet më 1 korrik do t’i lejojë Putinit të kërkojë edhe dy mandate gjashtë vjeçare, pasi ai i tij aktual do të përfundojë në 2024.
Vlerësimi i popullaritetit të tij në 59 përqind është më i ulëti që kur Putin u bë president më 2000-ën.
Sidoqoftë, sipas medieve britanike, ka pak shanse që rezultatet e votimit të referendumit të dalin në dëm të qeverisjes despotike të tij.
Votuesit raportohet se kanë frikë se mos humbasin punën nëse nuk votojnë në “mënyrën e duhur”.

Të tjera
-
16:45 | 16 Maj 2022
-
16:35 | 16 Maj 2022
-
16:24 | 16 Maj 2022
-
16:18 | 16 Maj 2022
-
16:15 | 16 Maj 2022
-
15:54 | 16 Maj 2022
-
15:52 | 16 Maj 2022
-
15:51 | 16 Maj 2022
-
15:48 | 16 Maj 2022
-
15:39 | 16 Maj 2022
-
15:38 | 16 Maj 2022
-
15:23 | 16 Maj 2022