×
  • Ekonomi
  • Ekonomi

    Reduktimet e rrymës/ Disa kompani në krizë, te disa shtohen kërkesat për sisteme solare

    FrontOnline
    23 Gusht 2022

    Disa biznese ua panë sherrin. Të tjera hairin reduktimeve me rrymë në Kosovë.

    Në kategorinë e parë hyn kompania “Meka Hallall Food”, e cila merret me prodhimin e produkteve të mishit të pulës dhe lopës.

    Pronarit të saj, Burim Piraj, i ka kushtuar goxha në xhep shkurtesa aktuale elektrike 6 me 2 në pikë të verës.

    “Nëse ky orar i reduktimeve vazhdon deri në fund të muajit, atëherë dëmtimet materiale deri në fund të muajit kapin shifrën e 10 mijë eurove. Me 10 mijë euro paguhen 20 punëtorë”, theksoi Piraj për “Front Online”.

    Andaj ky po mendon edhe ta ulë numrin e punëtorëve e të rrisë edhe çmimet e produkteve të tij.

    “Në vend se të mendojmë për zhvillim të kompanisë, me punësu njerëz, ne po mendojmë se si t`i reduktojmë vendet e punës. Po ashtu për aq sa mundemi do t`i rrisim çmimet. Jemi të detyruar për vetëkzistencë”, u shpreh Piraj për “Front Online”.

    Përdallim prej kompanisë “Meka”, një biznes po ia sheh hairin kufizimeve me energjinë.

    Firmës “Elen”, që merret me shitjen e produkteve në fushën e energjisë elektrike, iu rrit puna përgjysmë.

    “Mund të them për diku 50 % u rrit kërkesa si kanë filluar reduktimet”, theksoi për “Front Online” Afrim Syla, pronar i kompanisë.

    Por, çfarë malli po e “han” tregu më shumë.

    “Kërkesa për sisteme solare u rrit shumë e edhe kërkesa për bateria”, vazhdoi tutje Syla.

    “Këto e kanë një të metë: nuk funksionon sistemi solar nëse nuk ka energji elektrike nga qyteti. E ka rolin e reduktimit të shpenzimeve, pra faturës së rrymës, por jo edhe ruajtjen e energjisë që kur nuk ka rrymë nga KEDS-i, me u furnizu me rrymë prej sistemit solar”, përfundoi Syla për “Front Online”.

    Investimet në këto burime përballën me goxha procedura burokratike.

    Duhet nënshtruar rregullave që i ka përcaktuar ZRRE-ja si dhe duhet të plotësohen kushtet që i vendos distributori i energjisë, KEDS.

    Rryma që prodhohet nga burimet e ripërtërishme në Kosovë është e vogël: 2.7 për qind nga hidrocentralet si dhe 2.3 për qind nga era dhe panelet solare.

    Rreth 95 për qind energjisë elektrike në Kosovë prodhohet nga thëngjilli.

    Ministria e Ekonomisë ka thënë se po planifikon t`i subvencionojë konsumatorët që përdorin forma tjera të ngrohjes dhe përjashtojnë atë me energji elektrike.

    “Listë e masave e cila do t’i dorëzohet ministrisë së financave brenda ditëve në vijmë për të parë mundësitë e financimit në çfarë mase do të mund të financohet përfshinë masa që ndikojnë në efiçiencë në ngrohje, subvencionim të pompave termike, subvencionim të stufave me pelet si dhe një vëmendje të veçantë për përfituesit e ndihmës sociale dhe familjeve të tjera të varfra duke subvencionuar specifikisht shtesë për ta”, kishte thënë më 10 gusht drejtuesja e këtij dikasteri, Artane Rizvanolli.

    Këto masa po parashihen në mënyrë që Kosova ta kalojë sa më lehtë dimrin e paralajmëruar si të vështirë.

    Pa mbërritur ende në këtë stinë, situata veçse është e rëndë aktualisht, në verë.

    Reduktimet 6 orë me rrymë e dy në terr ka kohë që kanë nisur.

    Ato po ndodhin për shkak se KEDS-i ka ndalur importin e energjisë elektrike nga jashtë, shkaku i shtrenjtimit enorm të megavateve në bursën hungareze.

    Furnizimi me rrymë po bëhet vetëm nga prodhimi vendor, që nuk përmbush aktualisht kërkesat për konsum me energji elektrike.

    KOSTT-i ka bërë të ditur se konsumi i energjisë elektrike në periudhën korrik-gusht sillet nga 337 MW deri në pikun e ngarkesës prej 792 MW, ndërsa gjenerimi i përgjithshëm i energjisë elektrike në vend aktualisht është rreth 540 MW.

    Këtë diferencë prodhim/konsum prej rreth 150 megavatësh, Qeveria e mbuloi duke marrë rrymë nga Shqipëria, gjë që eliminoi reduktimet.

    Megjithatë, qytetarët tash e disa ditë vazhdojnë të përballën me situatë të njëjtë. 6 në dritë e 2 në terr.

    ZRRE-ja ka hapur procesin e shqyrtimit të jashtëzakonshme të tarifave, ku KESCO ka kërkuar dyfishim të çmimit të energjisë.

    Brenda kësaj jave pritet të vendoset nëse do të ketë rritje të çmimit të rrymës.

    Nga Rubrika
    Ekonomi14 Janar 2025
    Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK), ka njoftuar se çmimet e konsumit u rritën në 1,1% vjetore dhe 0,7% mujore. “Indeksi i...
    Ekonomi10 Janar 2025
    Instituti GAP ka publikuar një infografikë me produktet më të eksportuara gjatë viteve 2022-2024. Buzuar në këtë infografikë, më së shumti është...
    Ekonomi10 Janar 2025
    Qeveria e Kosovës në mbledhjen e sotme ka marrë vendim për rritjen e pensioneve për 20 përqind për familjet e kategorive të...
    Të tjera
    Lajme15 Janar 2025
    Kandidati për kryeministër nga Lidhja Demokratike e Kosovës(LDK), Lumir Abdixhiku ka përmbyll ditën në lagjen Bregu i Diellit. Nga kjo lagje, Abdixhiku...
    Lajme15 Janar 2025
    Ministri i Mbrojtjes Ejup Maqedonci në përmbyllje të vizitës në ShBA, ka vizituar fabrikën “Sikorsky – Lockheed Martin”, ku prodhohen helikopterë të...
    Zgjedhjet 202515 Janar 2025
    Kandidati për deputet nga radhët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Daut Haradinaj, ka thënë se nuk i vjen turp që...
    Zgjedhjet 202515 Janar 2025
    Kandidati për deputet nga radhët e PDK-së, Enver Hoxhaj ka njoftuar se ka mbyllur ditën sot në Korishë të Prizrenit, duke falënderuar...
    Lajme15 Janar 2025
    Nol Nushi nga PSD-ja ka njoftuar se është liruar pas arrestimit në stacionin policor në kufirin Kosovë-Maqedoni. Nushi ka shkruar se arsyeja...
    Zgjedhjet 202515 Janar 2025
    Kandidati për deputet nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Artan Nimani ka njoftuar se sonte ka qëndruar në fshatrat Gramacel dhe Jasiqi...

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.