Ministri i Punës dhe Mirëqenies Sociale, Skender Reçica, ka uruar popullin amerikan për 4 korrikun, Ditën e Pavarësisë së ShBA-ve.
“Kosova sot është vend i lirë dhe demokratik, falë miqve tanë të mirë, kontributit të aleatit tonë të madh në luftën tonë për çlirim, vendit që sot feston Ditën e Pavarësisë, falë Shteteve të Bashkuara të Amerikës, që përjetësisht u jemi mirënjohës e falënderues”, ka shkruar ministri Reçica në faqen e tij zyrtare në rrjetin social Facebook.
Reçica po ashtu ka shkruar se, ShBA-të janë shtytja kryesore e avancimit të të drejtave dhe lirive të njeriut dhe populli amerikan mbeten shembulli më i mirë i demokracisë në botë.
Postimi i plotë i ministri Reçica:
“Gëzuar Ditën e Pavarësisë, Amerikë! ?????
Kosova sot është vend i lirë dhe demokratik, falë miqve tanë të mirë, kontributit të aleatit tonë të madh në luftën tonë për çlirim, vendit që sot feston Ditën e Pavarësisë, falë Shteteve të Bashkuara të Amerikës, që përjetësisht u jemi mirënjohës e falënderues.
ShBA-të janë shtytja kryesore e avancimit të të drejtave dhe lirive të njeriut dhe populli amerikanë mbeten shembulli më i mirë i demokracisë në botë.
Gëzuar Amerikë! ?? “