×
  • Lifestyle
  • Lifestyle

    Receta me thana kundër problemeve me sëmundjen e “sheqerit”

    FrontOnline
    10 Qershor 2023

    Krahas shijes së tyre të athët, të ëmbël, thanat janë ndër frutat më të veçantë medicinalë me përdorim të gjerë në mjekësinë popullore.

    Falë vlerave të tyre fantastike për shëndetin, thanat përdoren në shumë kura të ndryshme për shërimin dhe trajtimin e disa sëmundjeve, prej të cilave edhe problemet me diabetin.

    Thana gjithashtu shërben si një produkt bazë për të mbajtur të stabilizuar nivelin e sheqerit në mënyrë natyrale.

    Më poshtë i gjeni dy mënyra efektive të përdorimit të thanave për të parandaluar problemet me diabetin.

    Kura me 15 kokrra të freskëta thana:

    Thanat kanë sezon të shkurtër ndaj përfitoni sa më shumë prej tyre.

    Për një periudhë 30 ditore apo edhe më shumë rekomandohet konsumimi i të paktën 15 kokrra thanave pas vaktit të mëngjesit.

    Kura me Lëngun e Thanave:

    Për këtë kurë do t’ju duhet 1 kg thana dhe 2.5 litra ujë. (Sasia e përbërësve rritet bazuar në sasinë e lëngut që dëshironi të përgatisni)

    Lajini thanat dhe vendosini në një tenxhere bashkë me ujin.

    Lini të ziejnë përreth 1 orë. Më pas fikni sobën, përmes një luge druri shtypni frutat e thanës dhe lërini me kapak të mbyllur derisa të ftohen.

    Më pas, kulloni lëngun e thanave, vendoseni në shishe apo kavanoz qelqi të pastruar mirë, dhe ruajeni në frigorifer.

    Konsumoni nga një filxhan kafeje me lëng thane herët në mëngjes çdo ditë për një periudhë 30-ditore.

    Përdorime të tjera mjekësore të thanës:

    Fruti i thanës është përdorur për të ulur temperaturën dhe për të luftuar disa çrregullime të zorrëve.

    Thartësia karakteristike e këtij fruti e bën atë mjaft të dobishëm në luftën kundër sëmundjeve kardiovaskulare.

    Thanat janë përdorur edhe për t’u kuruar nga diarrea.

    Thanat mund t’i ruani në frigorifer për disa ditë, për sa kohë i paketoni në një qese të izoluar mirë. Ato jetojnë më gjatë në formën e tyre të thatë./FrontOnline/

    Nga Rubrika
    Lifestyle10 Janar 2025
    Tharja e syrit është një problem shëndetësor që prek shumë njerëz në botë. Ai shkaktohet në mungesë të lotëve të mjaftueshëm që...
    Lifestyle09 Janar 2025
    Lëkura në dimër është shumë më e ndjeshme se zakonisht dhe për këtë ne duhet të shmangim disa gabime që mund ta...
    Lifestyle08 Janar 2025
    Shumë njerëz mundohen për të bërë sasinë e rekomanduar të ushtrimeve çdo javë. Por kërkimet sugjerojnë se edhe një sasi e vogël...
    Të tjera
    Bota/Rajoni12 Janar 2025
    Kukësi është përfshirë nga një stuhi e madhe bore gjatë kësaj të diele. Era e fortë, nga veriu me drejtim juglindjen, shoqëruar...
    Zgjedhjet 202512 Janar 2025
    Kandidati për kryeministër nga Lidhja Demokratike e Kosovës Lumir Abdixhiku, ditën e dytë të fushatës e nis me dy tubime elektorale. Të...
    Lajme12 Janar 2025
    Gjatë vitit 2024, si dhe gjatë viteve të kaluara, qeveria aktuale nuk ka pasur bashkëpunim me shumicën e kryetarëve të komunave, madje...
    Zgjedhjet 202512 Janar 2025
    Kushtet atmosferike, LDK e shtyn prezantimin e programit për Qendrën e Skijimit në Brezovicë. Për shkak të kushteve atmosferike, LDK ka njoftuar...
    Kronika12 Janar 2025
    Policia e Kosovës ka arrestuar dy persona për tentim vrasje në Prishtinë. Ata dyshohen për rastin që ka ndodhur më 1 janar....
    Lajme12 Janar 2025
    Drejtor i Gjinekologjisë në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, Zef Ndrejaj, ka prezantuar statistika shqetësuese në lidhje me rënien e natalitetit viteve...

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.