×
  • Lajme
  • Lajme

    Reagon Posta: S’kemi rritur pagë të askujt

    FrontOnline
    10 Dhjetor 2020

    Mediat sot kanë raportuar se Bordi i Përkohshëm i Postës ka marr vendim për rritjen e pagës për kryeshefin e postës dhe zyrtarëve tjerë të lartë.

    Ndaj këtij lajmi kanë reaguar zyrtarë të Postës të cilët kanë thënë që nuk kanë rritur pagë të askujt e as të zyrtarëve të lartë.

    Reagimi i plotë:

    Për hirë të së vërtetës, Bordi i Përkohshëm i Drejtorëve të Postës së Kosovës nuk ka rritur asnjë pagë të askujt dhe as të zyrtarëve të Lartë.

    Por, që e ka gjetur një gjendje pa ligjshmërie nga ish Bordi i Përkohshëm deri më 1 tetor 2020 me motive që ata i dijnë kishte prishur hierarkinë e përgjegjësisë ligjore dhe llogaridhënëse, duke zbritur kompesimin e zyrtarve të Lartë nën pagat e vartësve të tyre.

    Bordi i Përkohshëm i Postës, në  kuadër të reduktimit të shpenzimeve ka planifikuar nivelin e ri të koeficientëve, duke filluar nga grada 17 e zyetarëve të lartë, deri te grada 1 tek punëtori i terrenit.

    Andaj, Bordi i Përkohshëm i Postës së Kosovës, nuk ka pasur asnjë  mundësi të filloi zbatimin dhe nivelin e ri të Biznes Planit për vitin 2021, pa e kthyer rregullsinë ku eprori paguhet më shumë se vartësi.

    Bordi, në mledhjen e radhës do të aprovoi Biznes Planin 2021 – 2023 dhe aty do të reduktohen shpenzimet e stafit sipas standardeve, praktikave dhe përgjegjësisë nga zyrtarët e Lartë grada 17 deri në graden 1. Zbritja e pagave do të hyjë në fuqi nga 1 janar 2021.

    Titujt e mediave me tendenca dhe për të kënaqur egon e disa grupeve që kanë humbur privilegjet, nuk ndikojnë në punën dhe vendimet e Bordit të Përkohshëm të Drejtorëve dhe Menaxhmentit të Postës së Kosovës.

    Jemi fokusuar si Bord dhe Menaxhment i ndërmarrjes të tejkalojmë sifdat afariste në këtë kohë  pandemie, për të zgjeruar shërbimet për klinetet dhe qytetarët e Kosovës./FrontOnline/

    Njoftimet nga KEDS, vendet që do të mbesin nesër pa rrymë
    Nga Rubrika
    Lajme13 Shtator 2024
    Valon Demolli nga Dega e Lidhjes Demokratike të Kosovës në Podujevë, ka thënë se ofendimet e Vetëvendosjes karshi tyre, ishte jo e...
    Lajme12 Shtator 2024
    Në autostradën “Arbën Xhaferi”, në afërsi të fshatit Konjuh ka ndodhur një aksident zingjirorë, e të përfshira kanë qenë tri vetura. Siç...
    Lajme12 Shtator 2024
    Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, ka thënë se për të gjitha kërcënimet e presidentit serb, Aleksandar Vuçiq karshi Kosovës, i njofton liderët...
    Të tjera
    Bota/Rajoni12 Shtator 2024
    Ka pasur diskutime të panumërta nëse Donald Trump dhe Kamala Harris do të marrin pjesë në një tjetër debat presidencial pas atij...
    Lajme12 Shtator 2024
    Ardian Gjini, nënkryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), ka thënë SHBA-ja vazhdimisht po deklaron se “kanë marrëdhënie të shkëlqyeshme me...
    Lajme12 Shtator 2024
    Deputeti i VV-së, Arbër Rexhaj e ka kritkuar Prokurorinë Speciale për aktakuzën për rastin Banjska, duke thënë se është vonuar. Ai tha...
    Lajme12 Shtator 2024
    Presidenti i Serbisë mund ta shpallë Kosovën një territor të pushtuar. Kështu raportojnë media të shumta në Beograd lidhur me konferencën që...
    Lajme12 Shtator 2024
    Deputeti i VV-së, Dimal Basha, ka publikuar një fotografi me Shefen e Grupit Parlamentar të VV-së, Mimoza Kusari-Lila, Ministren e Drejtësisë Albulena...
    Lajme12 Shtator 2024
    Misioni i NATO-s në Kosovë, KFOR-i, ka mbajtur sot një trajnim për kontrollin e trazirave. Sipas njoftimit, trajnimi u krye nga ushtarët...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.