×
  • Bota/Rajoni
  • Bota/Rajoni

    Reagon MEPJ ndaj pretendimeve greke për zgjerimin e kufirit detar

    FrontOnline
    27 Gusht 2020

    Tiranë, 27 gusht Ministria për Europën e Punët e Jashtme e Shqipërisë lidhur me deklaratat për zgjerimin së shpejti të gjerësisë së detit territorial të Greqisë nga 6 në 12 milje detare, deklaroi sot se “kjo është një çështje që rregullohet nga e drejta ndërkombëtare dhe konkretisht nga Konventa e së Drejtës së Detit (UNCLOS) e Montego Bay e vitit 1982”.

    Në një reagim të saj për “Zërin e Amerikës” MPEJ tha se “kemi ndjekur me vëmendje sot zhvillimet në Parlamentin grek dhe deklaratat e zyrtarëve më të lartë të vendit fqinj gjatë seancës së ratifikimit të marrëveshjeve detare mes Italisë dhe Greqisë si dhe mes Greqisë dhe Egjiptit. Qeveria shqiptare vlerëson arritjen e marrëveshjeve për delimitimin e hapësirave detare mes vendeve të rajonit të Mesdheut duke u mbështetur në normat ndërkombëtare për të drejtën e detit dhe frymën e miqësisë dhe interesit reciprok”.

    MEPJ shprehet se “Greqia ashtu si çdo shtet tjetër palë e konventës aty ku e lejon gjeografia dhe për sa kohë që nuk cënohen të drejtat sovrane të një shteti tjetër gëzon të drejtën që të zgjerojë gjerësinë e Detit Territorial sipas parashikimeve të UNCLOS. Vetë Shqipëria në bazë të kësaj konvente ku është palë ka ushtruar të drejtën për të përcaktuar gjerësinë e detit të saj territorial në 12 milje detare, zgjerim i cili është depozituar pranë Kombeve të Bashkuara që prej 9 marsit 1990 dhe që nuk është kontestuar për asnjë moment nga fqinjët tanë. Kjo e drejtë që buron nga konventa nuk është çështje negociate mes shteteve palë të konventës dhe në të gjitha rastet shtetet që janë në procese negociuese mbi delimitimin e hapësirave detare janë të detyruara që të ndjekin parimet, frymën dhe kriteret e konventës që u njeh shteteve palë të drejtën e zgjerimit te ujerave territoriale deri në 12 milje detare”, – thekson MEPJ.

    Sidoqoftë, vijon MEPJ, qeveria shqiptare do të jetë e vëmendshme për çdo proces legjislativ në vendin fqinj, i cili mund të ketë ndikim në ushtrimin e sovranitetit territorial dhe të drejtave sovrane në hapësirën detare që i takon.

    “Shqipëria dhe Greqia, si shtete fqinje që ndajnë zona detare, janë tashmë të angazhuara për arritjen e një marrëveshje të re në frymën e mirëkuptimit dhe interesit reciprok, bazuar në parimet dhe normat e së drejtës së detit, praktikën ndërkombëtare, si dhe duke respektuar dhe vendimin e Gjykatës Kushtetuese”, – tha MEPJ.

    Nga Rubrika
    Bota/Rajoni24 Korrik 2025
    Britania dhe India nënshkruan një marrëveshje të tregtisë së lirë të enjten gjatë një vizite të kryeministrit indian Narendra Modi. Ujdia në...
    Bota/Rajoni24 Korrik 2025
    Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, ka deklaruar se Bashkimi Evropian do ta ketë “shumë të vështirë të ruajë nivelin...
    Bota/Rajoni24 Korrik 2025
    Policia e Shkodrës ka arrestuar dy të rinj, të cilët akuzohen shfrytëzonin për marrëdhënie seksuale kundrejt pagesës dy vajza të mitura, përkatësisht...
    Të tjera
    Lajme24 Korrik 2025
    Një i ri nga komuna e Vitisë, Florent Frangu, ka humbur jetën tragjikisht në Gjermani, ku jetonte dhe punonte. Sipas informacioneve, ai...
    Bota/Rajoni24 Korrik 2025
    Policia e Shkodrës ka arrestuar dy të rinj, të cilët akuzohen shfrytëzonin për marrëdhënie seksuale kundrejt pagesës dy vajza të mitura, përkatësisht...
    Lajme24 Korrik 2025
    Organizata e veteranëve të luftës së UÇK-së ka dërguar një letër drejt ministres në detyrë të Drejtësisë, Albulena Haxhiut, përmes të cilës,...
    Bota/Rajoni24 Korrik 2025
    Greqia e ka paralajmëruar Turqinë se mund t’ia bllokojë qasjen në një fond të Bashkimit Evropian në fushën e mbrojtjes, nëse Ankaraja...
    Lajme24 Korrik 2025
    Deputeti nga NISMA, Fatmir Limaj për Front Online ka folur edhe në lidhje me diskutimet që ka bërë me deputeten Duda Balje....
    Opinione24 Korrik 2025
    Shkruan: Ben Andoni Beteja e radhës ndaj informalitetit e ka treguar kryeministrin Rama si të papërballueshëm në aksionet e tij të befta....
    -->

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.