×
  • Lajme
  • Lajme

    Rashit Qalaj: Mua nuk mund të më shkarkojë Xhelal Sveçla

    FrontOnline
    24 Prill 2020

    Fshesa e shkarkimeve nga Qeveria e drejtuar prej Albin Kurtit, tani duket se ka mësyrë edhe institucionet e sigurisë në vend.

    Derisa gjatë ditës së djeshme ushtruesi i detyrës së ministrit të Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, shkarkoi kryeshefen e Inspektoratit Policor (IPK), Miradije Kelmendi, duket se tani po përgatitet edhe një shkarkim tjetër në Policinë e Kosovës.

    Sipas raportimit të disa medieve, shkarkimi po i bëhet gati tani edhe drejtorit të Policisë së Kosovës, Rashit Qalaj.

    E për një gjë të tillë ka folur mbrëmë edhe kryeministri në detyrë, Albin Kurti, i cili tha se deri tani nuk ka pasur nodnjë sugjerim për diçka të tillë nga u.d. i ministrit, Xhelal Sveçla.

    “Për besë nuk e di. Duhet të vijë nga ushtruesi i detyrës së ministrit të Punëve të Brendshme. Unë nuk kam sugjeruar gjë”, ka thënë Kurti.

    Pas përfoljeve për shkarkim, agjencina e lajmeve “FaktePlus” ka kontaktuar sot drejtorin e Policisë së Kosovës, Rashit Qalaj.

    Ky i fundit thotë se nuk mund të shkarkohet prej pozitës udhëheqëse në Polici nga ushtruesi i detyrës së ministrit të Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla.

    Kjo pasi, sipas Qalajt, shkarkimin e tij mund ta bëjë vetëm kryeministri i vendit.

    “Mua nuk mundet të më shkarkojë Xhelal Sveçla, mua mundet me më shkarku vetëm kryeministri. Zoti Sveçla mundet me i propozu kryeministrit, ndërsa vendimmarrës për drejtorin e Policisë së Kosovës është kryeministri”, tha Qalaj.

    Megjithëkëtë, Qalaj ka thënë se nuk shqetësohet për shkarkimin e tij dhe se ai është duke e kryer vetëm punën e tij dhe se kjo çështja e shkarkimit të tij i takon dikujt tjetër.

    “Unë jam duke e kryer punën si drejtor i Policisë së Kosovës, as nuk merrem me atë punë e as nuk më shqetëson ajo punë. Kjo është çështje e dikujt tjetër e jo imja”, tha Qalaj.

    Nga Rubrika
    Sport03 Mars 2026
    Mërgim Vojvoda ka humbur një mundësi të artë të kalonte Comon në epërsi ndaj Interit, në gjysmëfinalen e Kupës së Italisë. Mbrojtësi...
    Sport03 Mars 2026
    Barcelona ka synim që sonte ta bëjë “të pamundurën, të mundur”, në përballje me Atletico Madridin. Në ndeshjen që luhet sonte me...
    Sport03 Mars 2026
    Real Madridi pësoi humbjen e katërt nën drejtimin e Alvaro Arbeloa kundër Getafes të hënën mbrëma, një rezultat që i lë “Los...
    Të tjera
    Lajme03 Mars 2026
    Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka deklaruar se i ka thënë Bedri Hamzës se nëse kandidon për President,...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Presidenti amerikan, Donald Trump, ka deklaruar se Marina e SHBA-së do të fillojë shumë shpejt të shoqërojë cisternat që kalojnë nëpër Ngushtica...
    Lajme03 Mars 2026
    Kreu AAK-së, Ramush Haradinaj deklaroi se një numër i deputetëve të Lëvizjes Vetëvendosje i kanë premtuar votën nëse ai do të kandidojë...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Asambleja e Ekspertëve të Iranit këtë të marte ka zgjedhur liderin e ri suprem të vendit. Mediat iraniane raportojnë se lideri i ri është...
    Vip03 Mars 2026
    Rogerti është kthyer në shtëpinë e Big Brother VIP Albania. Pasi u përplas me Monika Kryemadhin për sjelljen e tij, Rogerti vullnetarisht...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Sekretari Amerikan i Shtetit, Marco Rubio, ka konfirmuar se një dron ka goditur një parking në afërsi të Konsullatës Amerikane në Dubai,...

    FrontOnline, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.