×
  • Bota/Rajoni
  • Bota/Rajoni

    Raportohet për luftime të ashpra në Qytetin e Gazës

    FrontOnline
    08 Korrik 2024

    Forcat izraelite kanë kryer sulme në Qytetin e Gazës më 8 korrik, teksa tanket kanë avancuar në qendër të qytetit nga drejtime të ndryshme. Banorët thanë se këto janë ndër luftimet më të ashpra që nga 7 tetori, kur nisi lufta mes Izraelit dhe Hamasit, grupit palestinez të shpallur organizatë terroriste nga Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian.

    Shërbimi i Emergjencave Civile në Gazë tha se beson që dhjetëra persona janë vrarë, por ekipet nuk kanë qenë në gjendje të arrijnë te viktimat për shkak të ofensivave që po vazhdojnë në Daraxh dhe Tufa në lindje dhe në Tel Al-Hava, Sabra dhe Rimal në perëndim.

    Deri më tani, tanket izraelite ishin stacionuar në disa zona në Tel Al-Hava dhe Sabra, por nuk kishin përparuar thellë në tri qarqet tjera, të cilat, sipas banorëve, u bombarduan gjatë natës dhe në mëngjesin e së hënës. Banorët raportuan se disa ndërtesa janë shkatërruar.

    Ushtria izraelite tha përmes një deklarata se po intensifikon operacionet kundër infrastrukturës së Hamasit në Rripin e Gazës, duke shtuar se ka ndërmarrë veprime ndaj më shumë se 30 luftëtarëve që paraqisnin kërcënim për trupat izraelite.

    Ofensiva e re izraelite vjen teksa Egjipti, Katari dhe SHBA-ja kanë intensifikuar përpjekjet për të ndërmjetësuar një marrëveshje armëpushimi mes Izraelit dhe Hamasit në luftën në Gazë, që ka hyrë në muajin e dhjetë.

    Lufta nisi pasi Hamasi më 7 tetor sulmoi jugun e Izraelit, duke vrarë afër 1.200 persona dhe duke rrëmbyer afër 250 të tjerë.

    Si pasojë e ofensivës ajrore, detare dhe tokësore të Izraelit, në Rripin e Gazës janë vrarë më shumë se 38.000 palestinezë.

    Shpresa është rritur në mesin e palestinezëve në Gazë për një pauzë të luftimeve, pasi Hamasi pranoi një pjesë kyçe të propozimit amerikan për armëpushim, duke nxitur zyrtarët e ekipit negociator izraelit të thonë se ka shanse reale për arritjen e një armëpushimi.

    Hamasi hoqi dorë nga kërkesa që Izraeli fillimisht të zotohet për një armëpushim të përhershëm, para se të nënshkruajë një marrëveshje. Por, kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu, tha se marrëveshja nuk e ndalon shtetin e tij që të rinisë luftimet derisa të plotësojë qëllimet e tij të luftës.

    Qëllimet e luftës së Izraelit janë shkatërrimi i aftësive ushtarake dhe qeverisëse të Hamasit dhe kthimi i pengjeve izraelite./REL

    Festo Bajramin me ofertën All Inclusive të Sharr Travel
    Nga Rubrika
    Bota/Rajoni13 Shtator 2024
    Ambasadorja izraelite në Kosovë, Tamar Ziv, ka falënderuar kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama, për mbështetjen e tij duke rishpërndarë postimin në platformën...
    Bota/Rajoni13 Shtator 2024
    Donald Trump ka refuzuar të marrë pjesë në një debat të dytë presidencial me Kamala Harrisin përpara zgjedhjeve të nëntorit, raporton BBC...
    Bota/Rajoni12 Shtator 2024
    Sekretari i Shtetit Antony Blinken mbërriti në Poloni të enjten dhe u takua me udhëheqësit e vendit për të diskutuar mbi mbështetjen...
    Të tjera
    Lajme13 Shtator 2024
    Ferat Shala nga Partia Demokratike e Kosovës (PDK) ka thënë për Front Online se shpreson se Qeveria do t’i rrisë pagat, duke...
    Lajme13 Shtator 2024
    Pas aktakuzës për rastin e Banjskës, janë vendosur disa pamflete kërcënuese në veri të vendit. Këtë e konfirmoi për Front Online edhe...
    Sport13 Shtator 2024
    Sot shënojmë një ditë historike për futbollin kosovar, ditën kur u zhvillua ndeshja e parë e mëvetësimit të futbollit tonë, ndërmjet Flamurtarit...
    Lajme13 Shtator 2024
    Deputeti i LVV-së, Agon Batusha, ka përsëritur edhe sot qëndrimin e Qeverisë se ura mbi lumin Ibër do të hapet. Batusha tha...
    Vip13 Shtator 2024
    Gazetarja Ledjona Xheladini ka qenë e ftuar e radhës në emisionin Canape Ajo ka folur për shkurorëzimin e saj me burrin e...
    Lajme13 Shtator 2024
    Pal Lekaj nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) ka kritikuar ashpër qeverisjen e Kurtit, duke e akuzuar atë për “kampione të...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.