×
  • Opinione
  • Opinione

    Ramiz Lladrovci: Po, koordinim edhe i fortë bile!

    Ramiz Lladrovci
    13 Korrik 2023

    Shkruan Ramiz Lladrovci:

    Sot, Kuvendi i Kosovës u bë gaz, pa gaz lotsjellës.

    Uji sot u konsiderua si armë dhe degradoi në hedhje të mjeteve të forta nga një zv. kryeministër të papërgjegjshëm.

    Zakonisht, frikacaku bën sulmin i pari, nga frika. Ashtu e shoh reagimin e pozitës ndaj ujit që u hodh.

    Sot, mesazhi nga Kuvendi ishte mesazh i keq, i provokuar, për të mbuluar disa dështime.

    Dështimi më i freskët i pozitës është incizimi që u publikua nga Berati, ku znj. Mimoza, flet dhe i buzëqesh Slavkos “xhentëlmen”.

    Asgjë nuk do të ishte takimi mes dy krerëve të dy partive politike me peshë kuvendore, ku shfaqet simpatia, bashkëpunimi, miqësia në njërën anë sa nxiti reagim urrejtja, armiqësia dhe nënçmimi i përbashkët në bisedë, për palën tjetër-opozitën dhe UÇK-në.

    Ky denoncim publik që del nga incizimi, shpërfaq dyfytyrësinë e partisë në pushtet e cila për vite me radhë akuzonte çdo parti tjetër për bashkëpunim me Listën Serbe.

    Kjo përbën skandalin më të madh pas luftës çlirimtare.

    Pas ditës së djeshme ku u dëgjua plotësisht incizimi Mimozë-Slavko, asgjë në politikë nuk do të jetë njëjtë në vendin tonë.

    Bashkëpunimi i heshtur dhe fyerja që i bëhej personaliteteve politike shqiptare nga mendësia e Mimoza Kusarit, nuk dallon nga mendësia e njohur e udbashëve para padronëve të vet.

    Sjellja e Mimozës, ishte befasi e madhe, kur dihet se u rrit në gjirin e PDK-së dhe u bë yll madje edhe në vallëzim.

    Zhgënjimi më i madh sot, nuk është i lidhur me ballafaqimin fizik, por, dalja për herë të parë para qytetarëve të atyre që me dekada shanë të tjerët për bashkëpunim me Listën Serbe, ndërsa vet, me vite janë në bashkëpunim e bashkëqeverisje me “çetnikët”.

    U shfaq një inferioritet i pështirë, i njohur nga koha e okupatorit të cilin e kemi shporrë një herë e përgjithmonë, bashkë me aleatët!

    Doli në dritë një fakt që pak kush e ka besuar: Vetëvendosje kishte dhe ka koordinim me Listën Serbe, edhe të fort bile!

    Nga Rubrika
    Opinione09 Janar 2025
    Shkruan: Christiaan Alting Von Geusau Duket se arritja legjislative më e spikatur e Bashkimit Europian në vitin 2024 ka qenë detyrimi që...
    Opinione08 Janar 2025
    Kushtëzimi i certifikimit të Listës Serbe për pjesëmarrje në zgjedhjet dhe institucionet e Kosovës me njohjen e shtetit, simboleve dhe dokumenteve të...
    Opinione07 Janar 2025
    Nga Adri Nurellari  Vendimi për të ndaluar “TikTok”-un në Shqipëri është një shfaqje e ludite e ngutshme dhe e cekët, që shmang...
    Të tjera
    Lajme10 Janar 2025
    Drejtori për Fqinjësi dhe Zgjerim e BE-së ka shkruar në faqen zyrtare për raportin më mes të Kosovës dhe BE-së, duke treguar...
    Lajme10 Janar 2025
    Qeveria e Kosovës do të mbështesë me 100 mijë euro familjarët e veprimtarit të vrarë Enver Hadri, për vrasjen e të cilit...
    Zgjedhjet 202510 Janar 2025
    Kandidati për deputet nga radhët e PDK, Hajdar Beqa me numër 31, fton të gjithë bashkëatdhetarët që të votojnë, pasi vota e...
    Lifestyle10 Janar 2025
    Tharja e syrit është një problem shëndetësor që prek shumë njerëz në botë. Ai shkaktohet në mungesë të lotëve të mjaftueshëm që...
    Vip10 Janar 2025
    Big Brother VIP Albania ka marrë vëmendjen e gjithë publikut, pas hyrjes së Gjestit, si banori më i ri në shtëpi. Por...
    Ekonomi10 Janar 2025
    Qeveria e Kosovës në mbledhjen e sotme ka marrë vendim për rritjen e pensioneve për 20 përqind për familjet e kategorive të...

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.