×
  • Opinione
  • Opinione

    Ramiz Lladrovci: Nuk mund të ndalet zhvillimi i komunës së Drenasit

    Ramiz Lladrovci
    30 Dhjetor 2022

    Ligji për Dhënien në shfrytëzim dhe këmbimin e pronës së paluajtshme të komunës, i miratuar më 2019, ka përcaktuar qëllimin si vijon: “…të siguroj shfrytëzimin efektiv të pronës së paluajtshme të komunës për zhvillim të qëndrueshëm ekonomik, rritjen e vlerës së pronës së paluajtshme të komunës dhe përmbushjes së interesit të përgjithshëm”.

    Në këto paragrafë hyrëse të ligjit, askund nuk përmendet politika, as partitë politike e as sabotimi i këtyre qëllimeve, as pazaret për miratimin e tij, as fërkimi i duarve të opozitës që zotohet se një ditë kur të vije në pushtet, do t’i japë vet pronat në shfrytëzim.

    Ky degradim i interesit qytetar, nuk është për t’u habitur, sepse, shefat e këtij kundërshtimi, nuk jetojnë në Drenas. Madje, para një viti ishin po aq të mobilizuar kundër meje, si kandidat i PDK-së. Motivet, dihen. Interesi personal dhe zbatimi i interesave të qarqeve jashtë Drenasit, dihet. Vjet e humbën betejën. Habia ime është te ndikimi i tyre edhe te disa anëtarë të partisë që e përfaqësoj dhe te partia që udhëheq me qeverinë.

    Për ata që nuk e kanë lexuar ligjin, aty shkruan: Dhënia në shfrytëzim e pronës së paluajtshme të komunës bëhet duke u bazuar në këto parime: Parimi i ligjshmërisë, Parimi i efikasitetit, Parimi i trajtimit të barabartë të palëve, Parimi i transparencës, Parimi i ruajtjes dhe rritjes së vlerës së pronës publike të komunës, Parimi i ruajtjes së karakteristikave dhe vlerave unike të pronës, siç është përcaktuar me legjislacionin në fuqi

    Të gjitha kushtet ligjore janë përmbushur për t’u dhënë në shfrytëzim për 99 vjet, prona ku gjendet aktualisht objekti i Komunës së Vjetër.

    Unë kam respektuar të gjitha procedurat, por, nuk e kam përdorur në asnjë rast kapacitetin tim ligjor sepse, ligji e thotë: “Kryetari i Komunës ka të drejtë pa zhvilluar procedurat paraprake të negocioj ofertat e paraqitura nga palët e interesuara dhe të paraqet propozimin final për dhënien në shfrytëzim të pronës së paluajtshme të komunës, për miratim përfundimtar në Kuvendin e Komunës”.

    Qëllimi im ka qenë ngritja e vlerës së këtij aseti – pronë e komunës në zemër të qytetit, interesin e komunës në një parcelë prej 56 ari, apo 27 %  e ndërtimit në dobi të komunës, me përfitimin e rreth 5.600 metra katror hapësira në shërbim të komunës, partive politike, OJQ-ve, bibliotekës, galerive të artit e kulturës, qendrës së kulturës, arkivit dhe hapësirave tjera në shërbim të komunës dhe për qytetarët. Interes tjetër i komunës do të ishte hapja e vendeve të reja të punës, zhvillimin e qendrës së qytetit, përmirësimin e ambientit në pjesën qendrore të komunës, etj. Këto të mira të bazuara në ligj, të dobishme dhe shumë të mirëseardhura, keqbërësit nga të gjithë krahët po përpiqen ta minojnë. Por, jo përgjithmonë.

    Ligji e thotë: “Komuna duhet të publikojë listën e përgjithshme të pronave të paluajtshme të komunës, si dhe listën e veçantë të pronave që planifikohen për dhënien në shfrytëzim për vitin vijues deri me 31 dhjetor, duke arsyetuar interesin publik dhe zhvillimin ekonomik të komunës”. Lista duhet të përmbaj të dhënat, po ashtu të cekura në këtë ligj.

    Në web faqen e komunës, janë publikuar 71 prona për interes të mundshëm të komunës për dhënie në shfrytëzim, për vitin 2023. Këto prona, sipas ligjit, në asnjë rast nuk do të falen. Pronat e listuara të komunës, bëhen publike dhe janë në dispozicion për opinionin e gjerë, për institucionet qendrore dhe investitorët potencial pa dallim, me qëllim të zhvillimit të komunës, shtimit të vlerës së pronave, krijimit të vendeve të reja të punës, etj.

    Normalisht, ligji e thotë: “Kryetari i Komunës i propozon Kuvendit të Komunës për miratim paraprak pronën e paluajtshme të komunës për dhënien në shfrytëzim, duke paraqitur arsyet dhe interesin publik”.

    Votimi ishte unanim për pikat e rendit të ditës ku ishte përfshirë edhe ajo për dhënien e pronës në shfrytëzim te Komuna e Vjetër. Në Kuvend, më 24.11.2022, kanë qenë 31 kuvendarë. Prej tyre, 17 e kanë lëshuar Kuvendin dhe nuk kishte më kuorum për vazhdimin e seancës.

    Pra, me vota, 17 kundrejt 14 ka mundur të rrëzohet kjo pikë e rendit të ditës me vota që atë ditë, ashtu siç mund të rrëzohet sot apo nesër, por, këtë nuk e bëjnë 17 kuvendarë. Pra, qëllimi i tyre nuk është ruajtja as e pronës as interesit komunal, por interesi personal.

    Keqbërësit nuk e kanë interes zhvillimin e komunës dhe kjo u pa me rastin e seancës së jashtëzakonshme e mbajtur ditë më parë. Grupi Parlamentar i DD-së dhe pesë anëtarë të PDK-së nuk morën pjesë në miratimin e vendimit tepër me rëndësi për garën e grantit të performancës komunale. Vendimi na siguronte mbetjen në garë dhe gjasa të mira për ta fituar grantin disa milionësh që jepet nga MAPL, Ambasada e Zvicrës, Norvegjisë, Suedisë dhe BE-ja.

    Këta keqbërës, ishin gati ta diskualifikonin komunën për grantin e performancës, duke goditur qeverisjen e shkëlqyer komunale të pranuar në nivel kombëtar e ndërkombëtar dhe interesin e komunës. Pra, beteja e tyre nuk është për të mirën e komunës dhe qytetarëve, por luftimi i qeverisjes së mirë komunale duke na dëmtuar edhe me grantin e performancës.

    Qytetarët duhet ta dinë se nëse këta 17 kuvendarë janë kundër dhënies në shfrytëzim të kësaj prone, disa herë janë ftuar seancat dhe nuk kanë ardhur për ta rrëzuar me votë dhe të mbyllej kjo çështje.

    Nga seanca e ndërprerë e 24.11.2022 e deri sot, është krijuar hapësirë për manipulim, shantazh dhe keqpërdorim vote.

    Sa i takon ligjit dhe procedurave të deritashme, janë të qarta. Të paqarta mbeten motivet e sabotuesve për mospjesëmarrje në Mbledhjen e papërfunduar të Kuvendit. Gjithsesi, ata që po e mbajnë pezull këtë çështje për interesa personale me bazë korruptive, do të kenë kohën e mjaftueshme ta mendojnë dëmin që po i bëhet komunës dhe qytetarëve, në interes të dy personave, shefit të bedelit dhe shefit të shefave.

    Kam falë dhe mund të fal ata që dëmtojnë interesin tim personal brenda subjektit tim PDK-së, por, për interesin qytetar, nuk e fali askënd. Një gjë duhet ta kenë të qartë keqbërësit pa dallim partie se nuk mund të ndalet zhvillimi i komunës së Drenasit.

     

    Nga Rubrika
    Opinione08 Janar 2025
    Kushtëzimi i certifikimit të Listës Serbe për pjesëmarrje në zgjedhjet dhe institucionet e Kosovës me njohjen e shtetit, simboleve dhe dokumenteve të...
    Opinione07 Janar 2025
    Nga Adri Nurellari  Vendimi për të ndaluar “TikTok”-un në Shqipëri është një shfaqje e ludite e ngutshme dhe e cekët, që shmang...
    Opinione06 Janar 2025
    Nga Hisen Berisha: Refuzimi i Kryeministrit Kurti ndaj Prokurorisë Speciale dhe institucioneve shtetërore shfaq një problem më të thellë sesa një mosmarrëveshje...
    Të tjera
    Lajme08 Janar 2025
    Kandidati për deputet i koalicionit AAK, Nisma, Lista Konservatore dhe Forumi Intelektual E-30, Daut Haradinaj ka njoftuar për takimin e sontëm që...
    Lajme08 Janar 2025
    Bernard Nikaj nga Partia Demokratike e Kosovës ka thënë që ministrja e Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla, e ka humbur vizionin në...
    Lajme08 Janar 2025
    Për të enjten parashikohet të mbajë mot me diell dhe vranësira, ndërsa në orët e mëngjesit mund të zhvillohen kushte për mjegull...
    Vip08 Janar 2025
    Gresa ka shkaktuar të qeshura tek banorët teksa qëndronin bashkë në oborrin e shtëpisë. Ajo madje i habiti me deklaratë teksa u...
    Bota/Rajoni08 Janar 2025
    Zëvendës Sekretari i Shtetit për Menaxhimin dhe Burimet Richard R. Verma dhe e Ngarkuara me Punë Nancy VanHorn u takuan sot me...
    Lajme08 Janar 2025
    Policia e Kosovës ka arrestuar një grua si e dyshuar për një vjedhje në një argjendari në Prizren. Ajo me vendim të...

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.