Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama është pritur nga qindra mërgimtarë në Nju Jork gjatë ditës së sotme.
Nga postimi në faqen zyrtare të kryeministrit në Facebook, shihet entuziazmi i diasporës për ta takuar Ramën, njësoj edhe i këtij të fundit për t’u takuar me të gjithë.
Rama është shprehur se ky është takimi i parë pas vendosjes të së drejtës së çdo shqiptari jashtë Shqipërisë, për të zgjedhur udhëheqjen e vendit duke votuar nga aty ku banon.