×
  • Tenderët
  • Tenderët

    Rama shkel Ligjin, tejkalon për 425 mijë € kontratën për furnizimin e shkollave me pelet

    Fatlum Berisha
    28 Shtator 2022

    Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama ka nënshkruar jashtëligjshëm një kontratë, së fundmi. Ai ia ka bërë “aminin” tenderit për furnizim të institucioneve arsimore në kryeqytet me pelet, në të cilin vlera e parashikuar u tejkalua për 115 %. Komuna derdhi në arkat e kompanisë “Berveniku” 795 mijë euro. Thënë ndryshe, 425 mijë euro më shumë sesa që planifikoi kur e hapi aktivitetin e prokurimit më 5 korrik të këtij viti. Diçka e tillë bie ndesh me nenin 19, pika 1, të Ligjit të Prokurimit, i cili specifikon se lejohet tejkalimi i vlerës vetëm deri në 125 mijë euro më tepër.

    Për 1 ton pelet, komuna ka paguar rreth 500 euro.

    Për 1600 në total gjithsej 795 mijë euro.

    Me sasitë e kësaj lënde djegëse do të furnizohen për dy muaj shkollat dhe çerdhet publike të kryeqytetit.

    Për tenderin kanë aplikuar 5 kompani në total.

    Grupi i Operatorëve Ekonomikë “Nazi Travel” dhe “Avicilla” ofertuan më së liri me 670 mijë euro.

    Ky çmim i tyre ishte për 125 mijë euro më i ulët sesa i kompanisë fituese, “Avni Murtezi” apo “Berveniku”.

    Ofertat e tre operatorëve tjerë ishin më të shtrenjta.

    Nga komuna e Prishtinës e kanë arsyetuar dhënien e tenderit.

    “Vlera e parashikuar prej 375 mijë euro është për faktin se çmimi i lëndës djegëse (pelet) vitet e kaluara ka qenë shumë më i lirë se sa që është sot në treg. Kriza globale ka bërë që të ketë çmime enorme të ngritura andaj edhe vlera e kontratës ka mund të jetë jo vetëm 114% më e lartë por edhe shumë, shumë më e lartë”.

    Të pyetur për bazën ligjore, nga komuna kanë thënë se janë mbështetur në Ligjin e Prokurimit Publik, por pa treguar asgjë më tepër.

    “Komuna e Prishtinës ka nënshkruar kontratë me një çmim shumë më të volitshëm se sa që është çmimi në treg. Komuna e Prishtinës ka vendosur për këtë çështje gjithnjë duke u mbështetur në LPP dhe në RRUOPP”, thuhet në përgjigjen e komunës.

    Ndryshe, Rama u kritikua fort edhe për një tender tjetër.

    “Front Online” kishte raportuar se i pari i kryeqytetit ka menduar të themelojë Shërbimin e Arkitektit të Kryeqytetit për nevojat e komunës në koordinim me kompanitë konsulente.

    Për këtë arsye më 1 gusht të këtij viti, komuna e Prishtinës, që ai e udhëheq, ka hapur një mega-tender për të cilin ka zotuar hiç më pak se 12 milionë euro.

    Shumë sport në platformën Artmotion, sezoni i ri në ligat më të forta të botës sjellë shumë ekskluzivitete
    Nga Rubrika
    Tenderët13 Maj 2024
    Agjencia Qendrore e Prokurimit (AQP) e ka shpërblyer me tender hiç më pakë se 1,9 milionë euro kompaninë “Mercom Company” për furnizim...
    Tenderët10 Maj 2024
    Komuna e Prishtinës ka ndaluar punimet në një objekt banesor në Prishtinë, ku në atë pronë me plan urban ishte paraparë të...
    Hulumtime09 Maj 2024
    Hiç më pakë se 432 mijë euro planifikohen të shpenzohen gjatë 3 vjetëve të ardhshme vetëm për mirëmbajtjen dhe servisimin e radarëve...
    Të tjera
    Lajme17 Maj 2024
    Sot do të mbahet mbledhja e Komitetit të Ministrave të Këshillit të Evropës, ku Kosova deri më tani nuk është rend dite....
    Lajme17 Maj 2024
    Sot është një ditë e veçantë për presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani. Ajo sot feston ditëlindjen e 42-të. Osmani u zgjodh si...
    Lajme17 Maj 2024
    Ngjarjet e datës 17 maj 2024: Komisioni për Administratë Publike mban dëgjim publik për ndryshim-plotësimin e Ligjit për zyrtarët publikë. (Kuvendi i...
    Lajme17 Maj 2024
    Kryetari i Degës së PDK-së në Skenderaj, Sami Lushtaku, për FrontOnline, ka deklaruar se është përkrahës i kryetarit të PDK-së, Memli Krasniqit...
    Lajme17 Maj 2024
    Muhaxheri njofton për vdekjen e një zyrtari të komunës: Peja sot ka humbur një zyrtar dhe një koleg të vyer Kryetari i...
    Lajme17 Maj 2024
    Paraditën e së premtës vazhdojnë të kalojnë vranësira, pa përjashtuar mundësi për ndonjë rigë shiu. Ditën vranësirat shpërndahen, duke hapur qiellin për...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.