×
  • Bota/Rajoni
  • Bota/Rajoni

    Rama në Nju Jork: Të korruptuar s’i godet as PS e as SHBA, por drejtësia

    FrontOnline
    26 Tetor 2024

    Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, deklaroi nga Nju Jorku ku po mban një takim me shqiptarët që jetojnë e punojnë atje, se nuk është roli i SHBA-së dhe as hakmarrje e Partisë Socialiste në goditjen ndaj politikanëve të korruptuar, por i drejtësisë së re.

    Duke bërë një rezyme të reformës në drejtësi, kreu i qeverisë tha se tashmë nuk ka zyrtarë dhe politikanë të nivelit të lartë që të jenë të paprekshëm, teksa kujtojmë këtu që pak ditë më parë u vendos në pranga dhe më pas u la në arrest me burg ish-presidenti i vendit, Ilir Meta.

    Rama tha se drejtësia e re po godet edhe në radhët e mazhorancës socialiste.

    “I hoqëm duart e pushtetit politik nga drejtësia. E bëmë me vetëdijen e plotë për koston e pashmangshme politike të goditjeve që drejtësia e re po jep edhe në vetë radhët tona, ku askush nuk është më i paprekshëm dhe cilido që kërkohet nga drejtësia nuk merr asnjë lloj mbrojtje politike nga ne. Ky është investimi më i madh politik i Partisë Socialiste dhe kjo është shprehja më shembullore tre herë rresht dhe do të votojnë përsëri për ta bërë Shqipërinë një shtet evropian të së drejtës në Bashkimin Evropian ku barazia para ligjit vlen njësoj si për qytetarin e zakonshëm si për Kryeministrin e vendit”, tha Rama në fjalën e tij para shqiptarëve në Nju Jork.

    Ai vuri në dukje se arrestimet e figurave politike që akuzohen për korrupsion nuk vijnë me udhëzimet e amerikanëve, por nga drejtësia e reformuar, pasi sipas tij, SHBA ka qenë e pranishme në Shqipëri edhe para ardhjes së Partisë Socialiste në pushtet.

    “Me siguri ju këtu lexoni sa shumë përpjekje bëhen përmes kanaleve mediatike; se ose reforma në drejtësi është një blof për të goditur kundërshtarët politikë përmes organeve të reja të drejtësisë, ose ekstremi tjetër e bëri Amerika dhe se goditjet e shumëpritura nga opinioni i gjerë publik të të korruptuarve të paprekshëm në Shqipëri po i bën Amerika. Po Amerika aty ishte edhe para ardhjes sonë në qeveri, fuqinë e saj e kishte po aq të madhe saç e ka.  Si ka mundësi nuk e solli më parë këtë peshqesh të madh për shqiptarët që e kërkonin drejtësinë edhe më parë por jetonin nën drejtësinë e korruptuar dhe të nënshtruar kokë e këmbë ndaj pushtetit politik”, u shpreh Kryeministri./RTSh

    Nga Rubrika
    Bota/Rajoni15 Janar 2025
    Mediat ndërkombëtare kanë raportuar se Izraeli dhe Hamasi, kanë arritur marrëveshje armëpushimi, pas konfliktit 15 muajsh me dhjetëra mijëra viktima që tronditi...
    Bota/Rajoni15 Janar 2025
    Një avion stërvitor i sigurisë iraniane është rrëzuar në pjesën veriore të vendit dhe për pasojë tre persona humbën jetën. Ngjarja ndodhi...
    Bota/Rajoni15 Janar 2025
    Presidenti i SHBA-ve Joe Biden tha të mërkurën se ishte një "pasdite shumë e mirë" pasi ai zyrtarisht njoftoi marrëveshjen midis Izraelit...
    Të tjera
    Lajme15 Janar 2025
    Kandidati për kryeministër nga Lidhja Demokratike e Kosovës(LDK), Lumir Abdixhiku ka përmbyll ditën në lagjen Bregu i Diellit. Nga kjo lagje, Abdixhiku...
    Lajme15 Janar 2025
    Ministri i Mbrojtjes Ejup Maqedonci në përmbyllje të vizitës në ShBA, ka vizituar fabrikën “Sikorsky – Lockheed Martin”, ku prodhohen helikopterë të...
    Zgjedhjet 202515 Janar 2025
    Kandidati për deputet nga radhët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Daut Haradinaj, ka thënë se nuk i vjen turp që...
    Zgjedhjet 202515 Janar 2025
    Kandidati për deputet nga radhët e PDK-së, Enver Hoxhaj ka njoftuar se ka mbyllur ditën sot në Korishë të Prizrenit, duke falënderuar...
    Lajme15 Janar 2025
    Nol Nushi nga PSD-ja ka njoftuar se është liruar pas arrestimit në stacionin policor në kufirin Kosovë-Maqedoni. Nushi ka shkruar se arsyeja...
    Zgjedhjet 202515 Janar 2025
    Kandidati për deputet nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Artan Nimani ka njoftuar se sonte ka qëndruar në fshatrat Gramacel dhe Jasiqi...

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.