×
  • Lajme
  • Lajme

    Rama: Mbështesim zbardhjen e pretendimeve për krimet e luftës, i kundërvihemi fletërrufeve

    FrontOnline
    03 Korrik 2020

    Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka folur sot pas takimit me kryeministrin e Kosovës, Avdullah Hotin për propozim aktakuzën ndaj presidentit Hashim Thaçit dhe kreut të PDK’së, Kadri Veselit.

    Rama ka thënë se janë tri fjalë kyçe kur flitet për ardhmërinë e Kosovës.

    “Janë tri fjalë kyçe sot për ardhmërinë e Kosovës dhe për ardhmërinë e ambicies strategjike të shqiptarëve në rajon. Drejtësi ndërkombëtare, e drejtë stabilitet institucional i padiskutueshëm dhe dialog për paqe me njohje përfundimtare”, tha ai.

    Rama ka shtuar se Kosova dhe Shqipëria duhet të jenë të bashkuar në këto tema.

    “Në rast se arrihet që në këtë moment të vështirë që ne të jemi të përqendruar dhe faktorët politik shqiptar në Kosovë dhe Shqipëri e kudo që janë të ndajnë atë çka është arsye për të qenë të ndarë në temat e mirëqeverisjes së brendshme me atë çka është arsye për të qenë të bashkuar si shqiptarë në temat e mbrojtjes së së ardhmes së Kosovës ndërkombëtarsisht këto tre fjalë kyce mund ta na japin kalimin e kësaj faze të vështirë”, tha kryeministri i Shqipërisë.

    Ai ka shtuar se duhet t’i shkohet deri në fund çdo pretendimi për dhe çdo akuze lidhur me krime të luftës.

    “Mbështetës së nevojës për t’i shkuar deri në fund zbardhjes së çdo pretendimi dhe çdo akuze lidhur me krimet e luftës, po i kundërvihemi çdo përpjekje siç ishte fletë rrufeja që e cenon dinjitetin e luftës çlirimtare dhe të Kosovës në një luftë kur Kosova për fat të keq duhet ta kujtojmë me zë të lartë sepse me sa duket dikush e harron ishte viktima, nuk ishte agresori.”

    “Stabiliteti institucional shkon përtej politikave të ditës dhe ndasive midis forcave politike, Kosova sot ka një ballafaqim të jashtëzakonshëm ndërkombëtar në dy fronte në atë të mbrojtjes së dinjitetit të luftës dhe të qenurit shtet demokratik i ngritur jo mbi krime lufte por në luftë çlirimtare”, tha ai.

    Nga Rubrika
    Lajme04 Mars 2026
    Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina” ka njoftuar se nga java e ardhshme do të nisë procesi i nënshkrimit të kontratave për shërbime,...
    Lajme04 Mars 2026
    Mijëra përdorues kanë raportuar probleme me aksesin në Facebook. Faqja jozyrtare e monitorimit Downdetector ka marrë më shumë se 11,000 raportime problemesh...
    Kronika04 Mars 2026
    Një shtetas i Shqipërisë është ndaluar në Vërmicë, pasi dyshohet se kishte hyrë në Kosovë përmes rrugëve malore. Siç theksohet në raportin...
    Të tjera
    Bota/Rajoni04 Mars 2026
    Franca ka vendosur avionë luftarakë “Rafale” mbi qiellin e Emirateve të Bashkuara Arabe për të mbrojtur bazat e saj ushtarake atje, tha...
    Lajme04 Mars 2026
    Blerim Canaj, analist politik duke folur për ”Front Online” lidhur me zhvillimet rreth zgjedhjes së presidentit ka hedhur dyshime mbi kandidaturat që...
    Lajme04 Mars 2026
    Analisti politik, Arton Demhasaj në një prononcim për “Front Online” ka folur lidhur me zhvillimet e fundit rreth çështjes së zgjedhjes së...
    Lajme04 Mars 2026
    Deputeti i Kosovës, Xhavit Haliti, ka komentuar rreth çështjes së zgjedhjes së presidentit të Kosovës, duke theksuar se koalicioni politik me Lëvizjen...
    Lajme04 Mars 2026
    Ish-anëtari i Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, Blerim Burjani, për FrontOnline ka komentuar mundësinë e organizimit të zgjedhjeve të reja në vend, duke...
    Kronika04 Mars 2026
    Një rast i vjedhjes së rëndë është raportuar mbrëmjen e së martës në Gjakovë. Në raportin 24-orësh të policisë, bëhet e ditur...

    FrontOnline, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.