×
  • Bota/Rajoni
  • Bota/Rajoni

    Rama dhe Mitsotakis: Të zgjidhim shpejt çështjet e mbetura pezull

    FrontOnline
    16 Shtator 2020

    Greqia dhe Shqipëria kanë vendosur të punojnë së bashku për të zgjidhur me shpejtësi çështjet e mbetura pezull mes dy vendeve. Në përfundim të një darke pune që kryeministri shqiptar Edi Rama dhe homologu i tij grek Kyriakos Mitsotakis, patën në Athinë, ishte zyra e kreut të qeverisë greke që shpërndau njoftimin mbi temat e diskutuara.

    Sipas njoftimit, të dy kryeministrat “ranë dakord të punojnë së bashku në mënyrë që të dy vendet të zgjidhin shpejt çështjet e pazgjidhura në të kaluarën në kontekstin dypalësh dhe të çlirojnë potencialin e madh që mund të krijojnë marrëdhëniet strategjike midis dy vendeve”.

    Fundjavën e shkuar, duke folur me gazetarët në Selanik, kryeministri grek ishte shprehur se me Ramën do të diskutonte dhe për çështjen e përcaktimit të kufirit detar dhe zonave ekonomike ekskluzive mes dy vendeve, pas vendimit të Greqisë për të zgjeruar ujërat e saj territoriale deri në 12 milje detare.

    Kjo temë rihapi në Tiranë debatet mbi një marrëveshje të mundshme mes dy vendeve.

    Kryeministri Rama foli për një të drejtë që Greqisë i njihet nga Konventat ndërkombëtare, duke saktësuar se ajo nuk ka lidhje me përcaktimin e kufirit detar mes dy vendeve.

    Pas rrëzimit nga ana e Gjykatës Kushtetuese të marrëveshjes së firmosur në vitin 2009, Tirana dhe Athina, rinisën bisedimet dy vjet më parë, si pjesë e një pakete çështjesh të mbetura pezull mes dy vendeve. Kryeministri Rama ka deklaruar se bisedimet për çështjen e detit janë ndërprerë, pas ardhjes në pushtet të qeverisë së kryeministrit Mitsotakis. Një gjë të tillë e konfirmoi pak ditë më parë dhe vetë kreu i qeverisë greke.

    Në njoftimin mbi takimin e mbrëmjes të së hënës, nuk pati asnjë referencë specifike për këtë temë, e cila mesa duket mbetet e përfshirë mes disa çështjeve të tjera që janë ende të hapura mes Tiranës dhe Athinës.

    Qeveria greke bëri të ditur se “të dy kryeministrat patën mundësinë për të diskutuar rrjedhën e marrëdhënieve dypalëshe, si dhe perspektivën evropiane të Shqipërisë, të cilën Greqia e ka mbështetur ndër vite, duke respektuar gjithnjë kushtëzimin relativ të vendosur nga Këshilli Evropian. Ata shprehën kënaqësinë e tyre për bashkëpunimin e tyre brenda NATO-s”.

    Një tjetër temë diskutimi, ka qenë ajo rreth pakicës greke në Shqipëri, “e cila duhet të jetë një urë miqësie dhe bashkëpunimi midis dy popujve, ndërsa theksi u vu në forcimin e marrëdhënieve dypalëshe ekonomike dhe tregtare. Të dy kryeministrat shprehën kënaqësinë e tyre për integrimin e përkryer të qetë të qytetarëve shqiptarë që jetojnë në Greqi”.

    Nga ana e tij kryeministri Rama, i cili ndodhet në kryeqytetin grek për të marrë pjesë në konferencën e përvitshme të organizuar nga Qeveria greke dhe revista The Economist, nuk dha asnjë detaj mbi bisedimet me homologun grek, duke lënë megjithatë të kuptohet se kishte mbetur i kënaqur.

    “Një darkë e bukur me kryeministrin e Greqisë, Kyriakos Mitsotakis, që ofroi përzemërsisht mikpritjen e tij. Marrëdhëniet e shkëlqyera mes dy popujve janë busulla jonë drejt shkëlqimit të marrëdhënieve mes dy vendeve”, ka shkruar Rama në një postim në Facebook, të shoqëruar me foto e video nga takimi. /VoA/

    Nga Rubrika
    Bota/Rajoni30 Maj 2025
    10 persona janë vënë në pranga gjatë një operacioni policor kundër trafikut të armëve dhe drogës nga Kosova në Shqipëri ndërsa 2...
    Bota/Rajoni30 Maj 2025
    Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka përsëritur qëndrimin e tij se zgjedhjet e 11 majit nuk njihen nga opozita. Në një...
    Bota/Rajoni30 Maj 2025
    Franca do të ndalojë pirjen e duhanit në të gjitha vendet publike të hapura ku mund të jenë të pranishëm fëmijët, duke...
    Të tjera
    Lajme30 Maj 2025
    Deputetja e LDK-së, Hykmete Bajrami ka komentuar deklaratat e djeshme të pushtetit karshi protestës së bizneseve, ku për dy orë mbyllen hyrje-daljet...
    Lajme30 Maj 2025
    Njohësi i çështjeve politike, Dritëro Arifi, ka ngritur dyshime mbi qasjen e Bashkimit Evropian ndaj Kosovës, duke e cilësuar të paqartë dhe...
    Kronika30 Maj 2025
    Policia në Gjilan ka shqiptuar 1380 gjoba gjatë periudhës kohore 23.05.2025 – 29.05.2025 në vazhdën e implementimit të planeve operative për siguri...
    Lajme30 Maj 2025
    Policia e Prishtinës , kërkon ndihmë nga qytetarët në ofrimin e informatave, të cilat do të ndihmonin në identifikimin e personit që...
    Vip30 Maj 2025
    Çifti i njohur, Mozzik dhe Lotina përmes rrjeteve sociale kanë treguar se kanë vizituar New Yorkun. Ata me ndjekësit e tyre në...
    Bota/Rajoni30 Maj 2025
    10 persona janë vënë në pranga gjatë një operacioni policor kundër trafikut të armëve dhe drogës nga Kosova në Shqipëri ndërsa 2...
    -->

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.