×
  • Lajme
  • Lajme

    Raka: Rreziku i infektimit nëpër shkolla ekziston

    FrontOnline
    10 Shtator 2020

    Kryesuesi i Bordit Këshillëdhënës në Luftën Kundër COVID-19, Lul Raka, ka folur për situatën pandemike në Kosovë, për valën e dytë të përballjes me pandeminë, për hapjen e teatrove e kinemave, për sport si dhe për hapjen e shkollave në Republikën e Kosovës në kushte pandemie.

    Raka ka thënë se hapja e shkollave ka qenë ndër pikat prioritare gjatë kësaj kohe të përballjes me pandeminë, duke e vendosur në kategorinë e shërbimeve esenciale, barabartë me shëndetësinë, policinë dhe furnizimin me ushqim.

    Protokollet për rifillim të mësimit janë hartuar, ndërkaq siç tha Raka çdo skenar i mundshëm është në tavolinë.

    “Ajo që e dimë për rihapjen e shkollave ka më tepër se 10 argumente, për hapje të shkollave. Të gjithë e kanë pjesën e vet të përgjegjësisë. Pjesën operative e ka komuna. Vendimin normal që e merr Qeveria, në bashkëpunim edhe në konsultim prej fillimit kanë qenë me komunat. Normal që parimi ka me qenë zbatimi i masave parandaluese. Nëse ka qenë 40 nxënës me një klasë, nuk mbahet mësim me 40 nxënës. Do të ketë numër të reduktuar, protokollet janë hartuar, ato janë të gatshme moti. Çdo skenar i mundshëm është në tavolinë, tash pjesën e zbatimit do ta bëjnë komunat edhe shkollat, mësimdhënësit, nxënësit e prindërit, të gjithë bashkë”, ka thënë Raka për Telegrafin.

    Raka tha se me gjithë masat e marra, rreziku i infektimit nëpër shkolla ekziston, por pavarësisht kësaj, për secilin skenar të mundshëm është edhe vendimi.

    “Nëse do të ketë rast ku një shkollë nuk është përgatitur mirë, të mos ia nis hiç, por vetëm në atë shkollë të merren masat, jo të mbyllet krejt Kosova, jo krejt shkollat”, u shpreh Raka.

    Infektologu Raka përmendi edhe dy elemente të disfavorshme, që është numri i madh i rasteve të infektimit dhe nëse nuk ka testime të mjaftueshme në komunitet.

    “Numër kemi pas sidomos në fillim të gushtit edhe në fund të korrikut kemi pas numër të madh, sikur t’i kishim pas këta numra sot, nuk ish diskutu hapja e shkollave, sepse ka qenë mbi 10 numri i rasteve. Mirëpo me uljen e rasteve, rreziku ekziston, por nëse secili e kryen pjesën e vet të përgjegjësisë, edhe në qoftë se edhe nxënësit edhe mësimdhënësit, por edhe ne si popull, sepse ata fëmijë prej shtëpive shkojnë në shkolla, sepse është parë që 80 për qind e infektimeve merren në shtëpi. E kjo e rrit përgjegjësinë edhe të të rinjve, e cila ka pas rritje të madhe në dy muajt e fundit në krejt botën, e të cilët duhet të vetëdijesohen edhe t’i mbrojnë të tjerët”, tha Raka.

    Nga Rubrika
    Lajme10 Gusht 2025
    Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Doarsa Kica Xhelili i quajti “hipokritë” zyrtarët e Lëvizjes Vetëvendosje, të cilët kundërshtuan hapur aktgjykimin e...
    Lajme10 Gusht 2025
    Ministrja në detyrë e Drejtësisë tha se duhet “të sfidohet” logjika në bazë të së cilës Gjykata Kushtetuese vendosi të premten lidhur...
    Lajme10 Gusht 2025
    Gjilani është tronditur mesditën e së dielës nga një vrasje e trefishtë. Në mesin e viktimave janë babë e bir nga kjo...
    Të tjera
    Bota/Rajoni10 Gusht 2025
    Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka paralajmëruar masa radikale për vitin e ardhshëm lidhur me sezonin turistik veror, për të cilat tha...
    Lajme10 Gusht 2025
    Kryetari i degës së LDK-së në Gjilan, Lutfi Haziri, ka reaguar pas vrasjes së trefishtë që ndodhi sot në këtë qytet por...
    Lajme10 Gusht 2025
    Policia e Kosovës – Drejtoria Rajonale në Gjilan, në bashkëpunim me Prokurorinë e Shtetit, fton përfaqësuesit e mediave të marrin pjesë në...
    Bota/Rajoni10 Gusht 2025
    Një 46-vjeçar nga Tetova humbi jetën nga sulmi në Tetovë që ndodhi sot në mesditë në kryqëzimin e rrugës “Ilinden” me rrugën...
    Lajme10 Gusht 2025
    Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi tha se vrasjet mesditën e sotme në Gjilan janë “alarm për pasigurinë, kriminalitetin dhe fenomenet negative” që...
    Lajme10 Gusht 2025
    Një person është lënduar paraditen e sotme në Polac të Skënderajt, gjatë një përledhjeje mes disa personave, njoftoi Policia. Policia tha se...
    -->

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.