×
  • Ekonomi
  • Banka

    “Raiffeisen Bank” i çon në Ukrainë të dhënat personale të kosovarëve

    FrontOnline
    07 Shkurt 2022

    Banka Raiffeisen i ka dërguar në Ukrainë të dhënat personale të klientëve të saj në Kosovë.

    Të dhënat personale të kosovarëve do të përpunohen në “Infocus” L.L.C., një kompani private në Ukrainë. Shënimet përfshijnë të dhënat personale identifikuese, si numri personal, adresa, etj.

    “Infocus” L.L.C. është një kompani softuerike me bazë në Kijev, kryeqytetin e Ukrainës, raporton Paparaci.

    Vendimi është marrë më 19 dhjetor të vitit të kaluar. Është nënshkruar nga Komisionerja për Informim dhe Privatësi, Krenare Sogojeva-Dermaku.

    Dërgimi i të dhënave personale të kosovarëve nga Raiffeisen Bank në Ukrainë, është miratuar nga Agjencia për Informim dhe Privatësi (AIP), ndonëse shteti i Evropës Lindore nuk ndodhet në listën e vendeve të sigurta për mbrojtjen e të dhënave.

    Sipas listës së vendeve me nivel të duhur të mbrojtjes së të dhënave personale, të miratuar nga Agjencia për Informim vitin e kaluar, Ukraina nuk konsiderohet vend me nivel të duhur për mbrojtjen e të dhënave.

    Megjithatë, AIP ka miratuar kërkesën e “Raiffeisen Bank” për përpunimin e të dhënave të klientëve të bankës në Ukrainë.

    Sipas arsyetimit të Agjencisë në një vendim të nxjerrë më 24 dhjetor, 2021, kompania bankare ka prezantuar një certifikatë, të quajtur “PCI DSS”, e cila dëshmon se “Infocus” L.L.C. është e licencuar sipas standardeve evropiane për ofrimin e sigurisë së të dhënave.

    “Raiffeisen Bank Kosovo, me rastin e aplikimit për lejimin e transferimit, ka ofruar draftmarrëveshjen e përpunimit të të dhënave me kompaninë ‘Infocus’ LLC, ku palët dakordohen të ndërmarrin mbrojtje adekuate në lidhje me mbrojtjen e të dhënave personale”, thuhet në vendimin e AIP-ës.

    Qëllimi i transferimit të të dhënave personale të kosovarëve në Ukrainë, thuhet se është ofrimi i shërbimeve këshilluese gjatë udhëtimeve për klientët e bankës që posedojnë kartela të tipit “Visa Platinum”.

    Sipas vendimit të AIP-së, në draft-marrëveshje janë paraparë obligimet dhe përgjegjësitë e palëve që kanë të bëjnë me përpunimin e të dhënave si: masat teknike organizative, detyrimet e kontrolluesit dhe përpunuesit, sigurimi i cilësisë, komunikimi në rast të shkeljeve nga përpunuesi si dhe procedura e fshirjes dhe kthimi të dhënave personale tek kontrolluesi.

    Bankat komerciale kanë shënuar fitime milionëshe përgjatë vitit 2021, pavarësisht prej ndikimit që ka shkaktuar pandemia COVID-19 në ekonomi.

    Fitimi neto i sektorit bankar të Kosovës, sipas Bankës Qendrore të Kosovës, është rritur në 80.4 milion euro në tetë muajt e parë të vitit, nga 51.4 milion euro krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.

    Nga Rubrika
    Ekonomi14 Janar 2025
    Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK), ka njoftuar se çmimet e konsumit u rritën në 1,1% vjetore dhe 0,7% mujore. “Indeksi i...
    Ekonomi10 Janar 2025
    Instituti GAP ka publikuar një infografikë me produktet më të eksportuara gjatë viteve 2022-2024. Buzuar në këtë infografikë, më së shumti është...
    Ekonomi10 Janar 2025
    Qeveria e Kosovës në mbledhjen e sotme ka marrë vendim për rritjen e pensioneve për 20 përqind për familjet e kategorive të...
    Të tjera
    Sport16 Janar 2025
    Ylli i FC Barcelonës, Gavi, ka lavdëruar bashkëlojtarin e tij, Lamine Yamal, duke e cilësuar si lojtari më i mirë në botë...
    Zgjedhjet 202516 Janar 2025
    Pasnesër fillon punën Misioni i BE-së për Vëzhgimin e Zgjedhjeve 2025 në Kosovë, njoftoi Zyra e këtij misioni. Mandati dhe objektivat e...
    Kronika16 Janar 2025
    Dy të dyshuar, një mashkull dhe një femër me shtetësi të huaj, të mërkurën kanë tentuar që të fluturojnë nga aeroporti “Adem...
    Lajme16 Janar 2025
    Brenda një dite, Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa ka shqiptuar gjoba në vlerë prej 35 mijë euro ndaj partive politike për...
    Kronika16 Janar 2025
    Dy të dyshuar janë arrestuar nën dyshimin se njëri prej tyre në cilësinë e instruktorit në një autoshkollë ka pranuar nga i...
    Lajme16 Janar 2025
    Instituti i Kosovës për Drejtësi (IKD), me përkrahje të Byrosë për Çështje të Narkotikëve Ndërkombëtarë dhe Zbatimit të Ligjit (INL), të enjten...

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.