×
  • Lajme
  • Lajme

    IKD: Qeveria ta rishikojë Draft-Strategjinë kundër Korrupsionit

    FrontOnline
    16 Janar 2025

    Instituti i Kosovës për Drejtësi (IKD), me përkrahje të Byrosë për Çështje të Narkotikëve Ndërkombëtarë dhe Zbatimit të Ligjit (INL), të enjten ka publikuar raportin “Saga e Strategjisë kundër Korrupsion”, në të cilin analizohet Draft-Strategjia kundër Korrupsionit e publikuar nga Zyra e Kryeministrit.

    Fillimisht, IKD thekson faktin se Kosova nuk ka Strategji kundër Korrupsionit që nga viti 2019 dhe se nuk është respektuar as edhe afati për përfundimin e Strategjisë, i cili ishte deri më 1 dhjetor 2023.

    Përmes një komunikate për media, IKD thekson se përkundër vonesave të pakuptueshme dhe të panevojshme nga Qeveria aktuale në miratimin e Strategjisë, ndërmarrja e veprimeve drejt hartimit të Draft-Strategjisë kundër Korrupsionit është një hap pozitiv drejt përmbushjes së këtij obligimi ligjor, me kushtin që të trajtohen me kujdes komentet dhe sugjerimet e institucioneve vendore dhe ndërkombëtare gjatë procesit të konsultimit publik.

    Në komunikatë, thuhet se analiza konstaton po ashtu se nuk ishte respektuar as Rregullorja e Punës së Qeverisë në lidhje me afatin për komente.

    Kjo pasi, sipas IKD-së, ishte ofruar një afat prej vetëm nëntë ditë pune për të dhënë komente në platformën e konsultimit, duke injoruar afatin minimal prej 15 ditësh.

    Gjithashtu, IKD gjen se draft-strategjia dhe draft-plani i veprimit nuk janë hartuar në përputhje me Manualin e Qeverisë për Planifikimin, Hartimin dhe Monitorimin e Dokumenteve, Strategjive dhe Planeve të tyre të Veprimit.

    Për më tepër, IKD gjen se ky dokument ka mangësi substanciale në identifikimin e problemeve, nuk bën një pasqyrim real dhe praktik të problemeve në fushën e parandalimit dhe luftimit të korrupsionit, në mënyrë që lehtësisht të identifikoheshin edhe masat e nevojshme.

    Tutje, aty thuhet edhe se draft-strategjia përfshinë masa të cilat nuk përbëjnë qartësisht masa anti-korrupsion.

    Sipas IKD-së, draft-strategjisë i mungojnë masa të rëndësishme në fusha kyçe kundër korrupsionit dhe se shumë prej fushave kruciale që paraqesin potencial të lartë për parandalimin dhe luftimin e korrupsionit, nuk janë pjesë e draft-strategjisë.

    IKD thekson se draft-strategjia duhet të bëjë një pasqyrim adekuat të gjendjes faktike dhe të përmbajë edhe problemet praktike të ngritura nga publiku viteve të fundit.

    Sipas IKD-së, procedurat e mbyllura të prokurimit publik kanë ngritur dyshime për transparencën dhe ligjshmërinë e shpenzimit të parasë publike.

    Po ashtu, thuhet se raportimet për hakmarrje ndaj sinjalizuesve tregojnë për dobësi të sistemit në mbrojtjen e këtyre personave që luajnë një rol kyç në zbulimin e keqpërdorimeve.

    Më tej, theksohet edhe se dyshimet për keqpërdorime në ministri të ndryshme, përdorimi i kontratave njëburimore nga Qeveria dhe nivelet komunale, si dhe korrupsioni i pretenduar në ndërmarrjet publike, sjellin në pah nevojën për rritjen e mbikëqyrjes institucionale dhe pavarësisë nga ndikimet politike.

    Tutje, në këtë raport thuhet edhe se dyshimet për përfshirjen e zyrtarëve të lartë shtetëror në veprime të kundërligjshme dhe dyshimet për probleme në ndarjen e subvencioneve, evidentojnë nevojën për trajtimin e këtyre fushave.

    Sipas IKD-së, këto problematika kërkojnë një qasje gjithëpërfshirëse në draft-strategji.

    Po ashtu, IKD gjen se në shumë raste, draft- strategjia përmban vetëm përshkrim të burimeve të caktuara dhe jo një qasje dhe vlerësim analitik të të dhënave mbi bazën e këtyre burimeve. Përkundër se fokusi në digjitalizim dhe transparencë konsiderohet si aspekt pozitiv, IKD thekson se kërkohet specifikim i veprimeve dhe vlerësim i rreziqeve për këtë qëllim.

    Përveç tjerash, IKD ka identifikuar edhe pasaktësi në përmbajtjen e draft-strategjisë.

    Në lidhje me pasaktësitë, në komunikatë thuhet se Draft-Strategjia i është referuar Indeksit të Transparency International për vitin 2024, përderisa i njëjti nuk është publikuar ende.

    Po ashtu, IKD thekson edhe se draft-strategjia i është referuar gabimisht Komisionit të Venecias si organ i Bashkimit Evropian, përderisa i njëjti është organ i Këshillit të Evropës.

    Ndërkaq, bëhet e ditur se IKD i ka rekomanduar Qeverisë që draft-strategjia të shqyrtojë parandalimin dhe luftimin e korrupsionit përmes dimensionit gjinor.

    Lidhur me këtë, sipas IKD-së, qasja gjinore në raport me parandalimin dhe luftimin e korrupsionit do të theksonte rëndësinë e përfshirjes së grave në parandalimin dhe luftimin e korrupsionit.

    Ndërkaq, IKD vlerëson se në draft-strategji duhet të trajtohen edhe disa masa të rëndësishme në fushën e parandalimit dhe luftimit të korrupsionit.

    “Disa prej masave që duhet të përfshijë draft-strategjia kanë të bëjnë me 1) Parandalimin dhe menaxhimi i konfliktit të interesit; 2) Mbrojtja e sinjalizuesve; 3) Vlerësimi i rreziqeve të korrupsionit në fusha apo sektorë të ndryshëm dhe vlerësimi i rreziqeve dhe zbrazëtirave të legjislacionit (primar dhe sekondar) që potencialisht mund ta rrisin korrupsionin 4) Vlerësimi nëse legjislacioni është në pajtim me standardet ndërkombëtare kundër korrupsionit, harmonizimi i legjislacionit me direktivat e BE, 5) Ndihma juridike ndërkombëtare, 6) Anëtarësimi në mekanizmat ndërkombëtarë, 6) Policia e Kosovës, 7) Konfiskimi i pasurisë së kundërligjshme, 7) Planet e Integritetit, 8) Niveli sekondar i qeverisjes, 9) Diskutimet publike në rastet e vendimeve qeveritare me efekt të gjerë financiar etj”, thuhet me tej në komunikatën e IKD-së.

    Në fund, bëhet e ditur se IKD ka gjetur se propozimi për zgjerimin e kompetencave të Gjykatës Kushtetuese, për ta bërë atë institucion mbikëqyrës të KGjK-së dhe KPK-së, bie ndesh me Kushtetutën dhe rolin e drejtësisë kushtetuese në Kosovë.

    Kjo pasi, sipas këtij raporti, këto masa mund të kufizojnë pavarësinë e institucioneve të drejtësisë dhe krijojnë një disbalancë në ndarjen e pushteteve.

    Nga Rubrika
    Lajme12 Shkurt 2025
    Ushtruesi i Detyrës së Kryeprokurorit të Shtetit, Besim Kelmendi, ka pritur në takim Ambasadoren e Mbretërisë së Holandës në Kosovë, Karin Boven....
    Lajme12 Shkurt 2025
    Në këtë situatë, sipas diplomatit kosovar, fjalët më nuk kryejnë punë, por veprat e menjëhershme në ndryshimin e politikës së deritanishme. Ish-ambasadori...
    Lajme12 Shkurt 2025
    Në seancën e 12 shkurtit, Komisioni për Marrëdhënie Ndërkombëtare i Parlamentit të Malit të Zi ka përkrahur propozimin e Qeverisë për emërimin...
    Të tjera
    Sport12 Shkurt 2025
    Llapi, Malisheva dhe Vëllaznimi i janë bashkuar Drenicës duke e siguruar kualifikimin në çerekfinale të Kupës së Kosovës në futboll. Llapjanët e...
    Lajme12 Shkurt 2025
    Në Qendrat Komunale të Numërimit është duke vazhduar procesi për evidentimin e votave për kandidatët për deputetë. Kjo u tha në një...
    Lajme12 Shkurt 2025
    Ish diplomati Avni Arifi ka thënë se Lëvizja Vetëvendosje institucioneve të pavarura të vendit ua ka larguar pavarësinë e tyre. Në një...
    Lajme12 Shkurt 2025
    Ish-komandanti i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Sylejman Selimi ka vazhduar dëshminë e tij para Dhomave të Specializuara në Hagë për të tretën...
    Lajme12 Shkurt 2025
    Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka njoftuar se ditën e mërkurë ka filluar proesi i numërimit të votave të kandidatëve për deputetë dhe...
    Bota/Rajoni12 Shkurt 2025
    Shqipëria ka marrë 650 milion euro borxh me afat shlyerjeje për 10 vjet. Eurobondi është emetuar në Bursën e Londrës dhe është...

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.