×
  • Bota/Rajoni
  • Bota/Rajoni

    Qyteti që i ndaloi telefonat celularë gjatë ecjes

    FrontOnline
    23 Gusht 2020

    Kur udhëtarët të dalin nga treni në Yamato City, një lagje periferike rreth 30 kilometra larg Tokios, sytë mund t’i drejtojnë kah shenjat e bardha të pëlhurës që valojnë në korridoret e stacionit. Këto shenja janë i vetmi indikacion i dukshëm i një politike që ka rrokur vëmendjen e botës; asaj për ndalimin e përdorimin e telefonave celularë nga këmbësorët, gjatë ecjes.

    Është kjo një iniciativë që, sipas zyrtarëve lokalë, është e nevojshme dhe që pritet të ketë sukses – pavarësisht se nuk parasheh ndonjë detyrim. Megjithëkëtë, shtrëngimi i qytetarëve që t’i lënë telefonat e tyre ashtu që të ecin më të sigurt rrugëve është një gjë që shumë qytete lakmojnë ta bëjnë. Por pse pret Yamato që politika e saj ta ndryshojë sjelljen e qytetarëve dhe pse faktikisht mund të funksionojë?

    “Është rrezik”

    Rrugët japoneze janë të mbushura me “arukisumaho”, term ky i përdorur kudo për të përshkruar këmbësorët që ecin me hapa të ngadaltë e koka të përkulura tek vrojtojnë ekranet e celularëve. Emërtimi është kombinim i fjalës “aruki” (që do të thotë ecje) dhe “sumatofon” (apo celular i mençur), por konotacioni i tyre përkon më shumë me kuptimin e “zombive që ecin”.

    Në janar, Yamato City ndërmori një studim në dy lokacione dhe zbuloi se rreth 12 për qind e 6.000 këmbësorëve të regjistruar të qytetit përdorin telefonat derisa ecin.

    “Kjo gjë është thjesht e rrezikshme”, ka thënë kryebashkiaku Satoru Ohki, figura kryesore prapa vendimit. Ohki fillimisht e shqyrtoi idenë me ligjvënësit lokalë dhe, pas zhvillimit të konsultimeve publike, zbuloi se tetë prej çdo dhjetë personave e mbështesin idenë, kështu që ndalesa për përdorimin e telefonave të mençur gjatë ecjes u fut në përdorim gjatë janarit.

    Gjatë disa ditëve të para të ndalesës, qyteti angazhoi një grup punëtorësh me rripa të dukshëm për t’i bartur shenjat përpara stacionit Yamato, teksa një mesazh i xhiruar që e shpjegon rendin e ri transmetohet prej një CD-je. Shkaku i COVID-19, Ohki thotë se heziton të angazhojë zyrtarë të tjerë të zbatimit të ligjit nëpër rrugë, kështu që shenjat e pakta nga pëlhura në dalje të stacionit janë tani indikatori i vetëm i dukshëm i ndryshimit. “Besoj se mund të besojmë që popullata e Yamatos do ta bëjë gjënë e duhur”, ka thënë ai

    KEDS fillon pilot projektin për inspektimin e rrjetit elektrik me dron
    Nga Rubrika
    Bota/Rajoni25 Prill 2024
    Nesër varroset Shkelzen Kamaj, i cili më 8 prill vdiq në vendin e punës në Francë. Ceremonia e varrimit do të mbahet...
    Bota/Rajoni25 Prill 2024
    Votimi për një rezolutë për Srebrenicën është shtyrë nuk do të zhvillohet më 2 maj, tha ambasadori i Bosnje e Hercegovinës në...
    Bota/Rajoni25 Prill 2024
    Të mërkuren u lirua nga burgu. Por, liria Ardian Isufit, i zgjati veç 24 orë. 36-vjeçari raportohet se menjëherë pasi doli nga...
    Të tjera
    Lajme26 Prill 2024
    Bujar Osmani i cili ishte kandidat për President në Maqedoninë e Veriut, e që e mposhti kandidatin tjetër shqiptar Arben Tarivarin, me...
    Lajme26 Prill 2024
    Emisari i BE-së,, Miroslav Lajçak, ka njoftuar për takimin e djeshëm mes zëvendëskryeministrit Besnik Bislimi dhe kryenegociatorit serb, Petar Petkoviq. Ai tha...
    Lajme26 Prill 2024
    Gjatë kësaj jave janë publikuar dy raporte ndërkombëtare të cilat kanë prezantuar të dhënë serioze dhe shqetësuese për nivelin e korrupsionit në...
    Bota/Rajoni25 Prill 2024
    Nesër varroset Shkelzen Kamaj, i cili më 8 prill vdiq në vendin e punës në Francë. Ceremonia e varrimit do të mbahet...
    Lajme25 Prill 2024
    Një këmbësore ka pësuar lëndime trupore pasi u godit nga një veturë. Rasti ka ndodhur gjatë ditës në Gjakovë. Një person e...
    Sport25 Prill 2024
    Manchester City ka triumfuar me rezultat të thellë 4-0 në udhëtim te Brightoni në kuadër të javës së 29-të në Ligën Premier....

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.