×
  • Bota/Rajoni
  • Bota/Rajoni

    Qyteti që i ndaloi telefonat celularë gjatë ecjes

    FrontOnline
    23 Gusht 2020

    Kur udhëtarët të dalin nga treni në Yamato City, një lagje periferike rreth 30 kilometra larg Tokios, sytë mund t’i drejtojnë kah shenjat e bardha të pëlhurës që valojnë në korridoret e stacionit. Këto shenja janë i vetmi indikacion i dukshëm i një politike që ka rrokur vëmendjen e botës; asaj për ndalimin e përdorimin e telefonave celularë nga këmbësorët, gjatë ecjes.

    Është kjo një iniciativë që, sipas zyrtarëve lokalë, është e nevojshme dhe që pritet të ketë sukses – pavarësisht se nuk parasheh ndonjë detyrim. Megjithëkëtë, shtrëngimi i qytetarëve që t’i lënë telefonat e tyre ashtu që të ecin më të sigurt rrugëve është një gjë që shumë qytete lakmojnë ta bëjnë. Por pse pret Yamato që politika e saj ta ndryshojë sjelljen e qytetarëve dhe pse faktikisht mund të funksionojë?

    “Është rrezik”

    Rrugët japoneze janë të mbushura me “arukisumaho”, term ky i përdorur kudo për të përshkruar këmbësorët që ecin me hapa të ngadaltë e koka të përkulura tek vrojtojnë ekranet e celularëve. Emërtimi është kombinim i fjalës “aruki” (që do të thotë ecje) dhe “sumatofon” (apo celular i mençur), por konotacioni i tyre përkon më shumë me kuptimin e “zombive që ecin”.

    Në janar, Yamato City ndërmori një studim në dy lokacione dhe zbuloi se rreth 12 për qind e 6.000 këmbësorëve të regjistruar të qytetit përdorin telefonat derisa ecin.

    “Kjo gjë është thjesht e rrezikshme”, ka thënë kryebashkiaku Satoru Ohki, figura kryesore prapa vendimit. Ohki fillimisht e shqyrtoi idenë me ligjvënësit lokalë dhe, pas zhvillimit të konsultimeve publike, zbuloi se tetë prej çdo dhjetë personave e mbështesin idenë, kështu që ndalesa për përdorimin e telefonave të mençur gjatë ecjes u fut në përdorim gjatë janarit.

    Gjatë disa ditëve të para të ndalesës, qyteti angazhoi një grup punëtorësh me rripa të dukshëm për t’i bartur shenjat përpara stacionit Yamato, teksa një mesazh i xhiruar që e shpjegon rendin e ri transmetohet prej një CD-je. Shkaku i COVID-19, Ohki thotë se heziton të angazhojë zyrtarë të tjerë të zbatimit të ligjit nëpër rrugë, kështu që shenjat e pakta nga pëlhura në dalje të stacionit janë tani indikatori i vetëm i dukshëm i ndryshimit. “Besoj se mund të besojmë që popullata e Yamatos do ta bëjë gjënë e duhur”, ka thënë ai

    Nga Rubrika
    Sport03 Mars 2026
    Mërgim Vojvoda ka humbur një mundësi të artë të kalonte Comon në epërsi ndaj Interit, në gjysmëfinalen e Kupës së Italisë. Mbrojtësi...
    Sport03 Mars 2026
    Barcelona ka synim që sonte ta bëjë “të pamundurën, të mundur”, në përballje me Atletico Madridin. Në ndeshjen që luhet sonte me...
    Sport03 Mars 2026
    Real Madridi pësoi humbjen e katërt nën drejtimin e Alvaro Arbeloa kundër Getafes të hënën mbrëma, një rezultat që i lë “Los...
    Të tjera
    Lajme03 Mars 2026
    Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka deklaruar se i ka thënë Bedri Hamzës se nëse kandidon për President,...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Presidenti amerikan, Donald Trump, ka deklaruar se Marina e SHBA-së do të fillojë shumë shpejt të shoqërojë cisternat që kalojnë nëpër Ngushtica...
    Lajme03 Mars 2026
    Kreu AAK-së, Ramush Haradinaj deklaroi se një numër i deputetëve të Lëvizjes Vetëvendosje i kanë premtuar votën nëse ai do të kandidojë...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Asambleja e Ekspertëve të Iranit këtë të marte ka zgjedhur liderin e ri suprem të vendit. Mediat iraniane raportojnë se lideri i ri është...
    Vip03 Mars 2026
    Rogerti është kthyer në shtëpinë e Big Brother VIP Albania. Pasi u përplas me Monika Kryemadhin për sjelljen e tij, Rogerti vullnetarisht...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Sekretari Amerikan i Shtetit, Marco Rubio, ka konfirmuar se një dron ka goditur një parking në afërsi të Konsullatës Amerikane në Dubai,...

    FrontOnline, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.