×
  • Lajme
  • Lajme

    Qytetarët shumë shpejt mund të tërheqin 10%-shin nga Trusti

    FrontOnline
    06 Tetor 2020

    Ministrja e Financave nga radhët e Lidhjes Demokratike Hykmete Bajrami ka folur rreth projektligjit për Rimëkëmbje Ekonomike, i cili pesë herë deri më tash ka dështuar të votohet në Kuvend.

    Ajo ka thënë se pret që kësaj jave të kalojë projektligji për Rimëkëmbje Ekonomike, pasi qeveria ka votat e nevojshme, derisa mos kalimin e tij pesë herë në Kuvend e ka arsyetuar me faktin e mungesës së disa deputetëve për shkaqe të ndryshme, përfshirë edhe ato shëndetësore.

    “Koalicioni ka më shumë se 60 vota, ka 62, 63 vota. Kemi pasur edhe 64 vota. Të enjten presim t’i kemi deputetët në Kuvend, pasi ka qenë një mungesë e disa prej tyre për arsye të ndryshme. Mendojmë se kësaj jave, ashtu sikur i kemi parashikimet, ligji do të kalojë”, u shpreh Bajrami për RTK’në.

    Për më tepër ajo ka sqaruar se mjetet e Trustit u takojnë qytetarëve, dhe se 10 përqindëshi i paraparë për tërheqje do të ketë impakt pozitiv në treg.

    “Do të jenë mbi 170 milionë euro që do të dalin menjëherë në qarkullim, dhe do të ketë impaktin e saj në treg. Ne nuk pretendojmë se po iu japim qytetarëve, por këta të fundit në baza vullnetare mund ta tërheqin 10 përqindëshin. Qeveria nuk do ta tatimojë këtë dhjetë përqindësh dhe këto mjete do të jepen bruto”, u shpreh Bajrami.

    Punimet në rrjet, KEDS njofton për vendet që s’do të kenë rrymë
    Nga Rubrika
    Lajme09 Shtator 2024
    Ish-deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, tani deputet i pavarur, Fatmir Humolli, ka deklaruar se nga takimet me qytetarët që i ka pasur në...
    Lajme09 Shtator 2024
    Për të martën parashikohet të mbajë mot kryesisht i vranët dhe me reshje të dendura shiu, të cilat lokalisht pritet të jenë...
    Lajme09 Shtator 2024
    Adnan Rrustemi, deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje ka reaguar ashpër ndaj zëdhënësit të Bashkimit Evropian, Petar Stano. Rrustemi iu referua një prononcimi të...
    Të tjera
    Lajme09 Shtator 2024
    Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti ka reaguar me një postim në rrjetin social “Facebook”, pas fitores së kombëtares dardane ndaj...
    Lajme09 Shtator 2024
    Deputeti i Kuvendit të Kosovës, Fatmir Humolli, u pyet në Pressing në T7 nëse do të  merrte pjesë në përurimin në Podujevë...
    Sport09 Shtator 2024
    Përzgjedhësi i Kombëtares së Kosovës, Franco Foda, është shprehur i lumtur me fitoren dhe paraqitjen e skuadrës së tij në duel me...
    Bota/Rajoni09 Shtator 2024
    Debati mes Nënpresidentes demokrate Kamala Harris dhe ish-Presidentit republikan Donald Trump, që do të mbahet të martën, mund të jetë një nga...
    Lajme09 Shtator 2024
    Ministri i Infrastrukturës, Liburn Aliu, ka njoftuar se është takuar sot me Zëvendëskryeministrin dhe Kryediplomatin e Malit të Zi, Ervin Ibrahimovic. Aliu...
    Lajme09 Shtator 2024
    Nënkryetarja e komunës së Prishtinës, Jehona Lushaku – Sadriu, ka thënë se mësimi tërëditor në disa shkolla të kryeqytetit është duke pasur...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.