×
  • Kronika
  • Kronika

    Qytetarët raportojnë për tri vetura të dëmtuara nga protestuesit në Zveçan dhe Leposaviq

    FrontOnline
    02 Qershor 2023

    Tri raportime janë bërë gjatë ditës së djeshme në Policinë e Kosovës, sa i përket dëmtimit të veturave nga protestuesit lokalë serbë. Dy vetura janë dëmtuar në Zveçan dhe një në Leposaviq.

    Në Zveçan, një qytetar raportoi se të hënën, veturën e tij që e kishte të parkuar, e ka vërejtur se nga të dyshuar deri më tani të pa njohur e njëjta iu ishte dëmtuar. Në po të njëjtën ditë, në  Zveçan, një qytetar tjetër ka raportuar se veturën e tij që e kishte të parkuar, e ka vërejtur se nga të dyshuar deri më tani të pa njohur e njëjta iu ishte dëmtuar.

    Ndërkohë, në Leposaviq dje në orët e hershme të mëngjesit, ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se tre të dyshuar, të cilët dyshohet se kanë qenë me maska, ia kanë dëmtuar veturën.

    Protestuesit lokalë serbë kanë hyrë sot në ditën e pestë të protestave, me qëllim për t’i larguar kryetarët shqiptarë që u zgjodhën në zgjedhjet e jashtëzakonshme për kryetar komunash, të mbajtura më 23 prill.

    Edhe sot, protestuesit serbë kanë nisur të nënshkruhen për protestë, ndërkohë që presioni diplomatik mbi Kosovën për shtensionimin e situatës është rritur.

    Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, mbrëmë vonë  ka njoftuar se ka zhvilluar një bisedë telefonike me Zëvendëskëshilltarin për Siguri Kombëtare të Shteteve të Bashkuara të Amerikës në administratën e Biden, Jonathan Finer.

    Kurti tha se u zotua se do të bashkëpunojë me SHBA-të për t’i depërshkallëzuar tensionet në veri të vendit derisa konfirmoi se është i hapur për organizimin e zgjedhjeve të reja

    Nga Rubrika
    Kronika15 Janar 2025
    Është gjendur 25-vjeçarja Arianita Gajtani, që ishte zhdukur që nga nëntori i vitit të kaluar. E njëjta është gjendur në Shqipëri, ku...
    Kronika15 Janar 2025
    Një mijë e 962 tiketa trafiku janë shqiptuar brenda 24 orëve. Kështu ka bërë të ditur policia e Kosovës për raportit të...
    Kronika15 Janar 2025
    Policia e Kosovës të martën ka arrestuar një person në Podujevë për shkak se kishte ekspozuar në rrjete sociale një fotografi me...
    Të tjera
    Vip15 Janar 2025
    Sfidën në lojën e basketbollit e kanë filluar edhe dy kundërshtaret tjera, Xheneta dhe Sara. Ato filluan me hedhjen e topave, ndërsa...
    Vip15 Janar 2025
    Garën nga sfida e “Retro House” e nisën edhe Drenusha dhe Xuxi brenda shtëpisë së BBVK3. Ata nisën me hedhjen e topave...
    Lajme15 Janar 2025
    Zëvendëskomandanti i KFOR-it, gjeneral brigade Cahit Irican, e ka kryesuar përfundimin e transferimit të kontingjentit armen në Shtabin e KFOR-it në Camp...
    Zgjedhjet 202515 Janar 2025
    Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka vizituar sot kompaninë Vinex në Viti, ku ka thënë se gjithçka do të vihet...
    Bota/Rajoni15 Janar 2025
    Izraeli dhe Hamas kanë rënë dakord për një marrëveshje armëpushimi në Gaza dhe lirimin e pengjeve. Kështu pohon një burim i informuar...
    Bota/Rajoni15 Janar 2025
    Një 57-vjeçar në Tiranë dyshohet se ka rënë nga lartësia e një ndërtese në rrugën “Kongresi i Manastirit”. Policia ka bërë të...

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.