×
  • Bota/Rajoni
  • Bota/Rajoni

    Qytetarët e Khersonit: Nuk kemi as rrymë as ujë, por nuk na intereson, ne jemi të lirë

    FrontOnline
    12 Nëntor 2022

    Korrespodenti i Sky News Alex Rossi ndodhet në qendër të Khersonit të çliruar, ku ukrainasit vazhdojnë të festojnë hyrjen e djeshme të forcave ukrainase në qytetin që ishte nën pushtimin rus për gati nëntë muaj. Ai foli me qytetarët të cilët i thanë se e ardhmja më në fund është në duart e tyre sepse nuk duhet të kenë më frikë se rusët do t’i vrasin.

    “Shikoni këta njerëz, shikoni në sytë e tyre. Ata marrin frymë lirshëm për herë të parë në tetë muaj. Nuk mund ta shprehni me fjalë. Ne jemi të lirë,” tha një banor i Kherson për korrespondentin e Sky News, duke shtuar: “Ne nuk duhet të shikojmë më pas në rrugë ose të kemi frikë se rusët do të na vrasin ne ose familjet tona”.

    Kur u pyet se çfarë do të ndodhë në luftë, ai tha: “Periudha e rimëkëmbjes do të jetë e gjatë, por mendoj se njerëzit tani e kuptojnë se e ardhmja është në duart e tyre. Ne do të duhet ta ndërtojmë të ardhmen me duart tona dhe jemi gati për vendin tonë dhe të ardhmen. Mendoj se e ardhmja është e ndritshme.”

    “Unë ndjej lumturi. Ne ndjejmë lirinë dhe nuk kemi frikë. Nuk kemi rrymë, nuk kemi ujë, por nuk na intereson sepse djemtë tanë janë në rrugë. Ne nuk kemi frikë.” tha një tjetër qytetar i Khersonit./FrontOnline/

     

    Prince Caffe shpërblen për festa Fitoren me veturë Fiat 500
    Nga Rubrika
    Bota/Rajoni05 Maj 2024
    Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj i ka uruar të gjithë besimtarët ortodoksë festën e Pashkëve. “Qirinjtë që besimtarët ortodoksë marrin nga flaka...
    Bota/Rajoni04 Maj 2024
    Një aksident tragjik ka ndodhur mbrëmjen e së shtunës në periferi të Tiranës. Siç bën me dije policia, rreth orës 19:20, në...
    Bota/Rajoni04 Maj 2024
    Të paktën 56 persona kanë humbur jetët si pasojë e përmbytjeve që kanë prekur shtetin jugor të Brazilit, Rio Grande do Sul....
    Të tjera
    Lajme04 Maj 2024
    Profesori amerikan në Universitetin Johns Hopkins, Daniel Server, tha se qeveria e re serbe përfshin ministra që tashmë janë sanksionuar nga SHBA-ja...
    Lajme04 Maj 2024
    Gazetari për çështje evropiane dhe të NATO-s, Stephan Israel, i ka reaguar ndaj deklaratave të Përfaqësuesit të Lartë të Bashkimit Evropian, Josep...
    Lajme04 Maj 2024
    Kryeministri Albin Kurti, njëherazi kryetar i Lëvizjes, po merr pjesë në konferencën e nivelit të lartë të Partisë së Socialistëve Evropian që...
    Bota/Rajoni04 Maj 2024
    Zyrtarëve të mbrojtjes së Shteteve të Bashkuara u është dashur të ndalojnë ndërtimin e një skele që lehtëson dërgimin e ndihmave humanitare...
    Lajme04 Maj 2024
    Ish-ministri i Jashtëm i Kosovës, Enver Hoxhaj, ka folur në lidhje me rrugën e Kosovës drejt anëtarësimit në KiE. Hoxhaj u shpreh...
    Lajme04 Maj 2024
    Tre monumente të Gjergj Kastriot Skënderbeut, iu shtuan sot komunave arbëreshe në Kalabri, në San Sofia, San Basile dhe Zangarona. Pothuajse në...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.