×
  • Lajme
  • Lajme

    “Qeveria të hartojë dhe të zbatojë një plan konkret kundër LGBTQIifobisë”

    FrontOnline
    17 Maj 2020

    Instituti për Politika Sociale “Musine Kokalari” po i fton institucionet shtetërore të Republikës së Kosovës që të hartojnë dhe të zbatojnë një plan konkret kundër diskriminimit ndaj komunitetit LGBTQI.

    Sipas institutit “Musie Kokalari”, komuniteti LGBTI po vazhdon të përballet me gjuhë të urrejtjes, dhunë fizike, dhunë morale por edhe po diskriminohet nga mospranimi social.

    “Pozita dhe gjendja shoqërore e komunitetit LGBTQI në Kosovë dëshmon më së miri se kuadri ligjor dhe deklarimi politik për barazinë e të gjithëve nuk mjafton për të jetuar pa paragjykime, pa stigmatizime, pa presion, pa frikë, pa dhunë dhe pa diskriminim”, thuhet në postimin e institutit në Facebook.

    Po ashtu, tutje thuhet se shteti duhet të kujdeset për këtë komunitet duke e përkrahur në mënyrë eksplicite dhe duke ndërtuar politika për ta luftuar diskriminimin kundër komunitetit LGBTQI.

    “Dita ndërkombëtare kundër homofobisë, transfobisë, bifobisë dhe interseksfobisë nuk duhet të shërbejë vetëm si shënim i një kremtimi për imazh të jashtëm, në funksion të plotësimit të standardeve dhe të normave ndërkombëtare për të drejtat e njeriut, por para së gjithash si një vetëdijësim dhe emancipim shoqëror drejt zhvillimit të mëtejmë të diversitetit të pasur shoqëror të Republikës së Kosovës dhe të Ballkanit Perëndimor”thekson instituti.

    Nga Rubrika
    Lajme04 Mars 2026
    Deputeti i PDK-së, Mërgim Lushtaku, është deklaruar sërish para gazetarëve te Kuvendi i Kosovës, ku është pyetur për çështjen e presidentit. Pasi...
    Lajme04 Mars 2026
    Kryeministri Edi Rama mblodhi sot në selinë rozë deputetët e Tiranës dhe të gjithë drejtuesit socialistë të të gjitha njësive. Top Channel...
    Front TV04 Mars 2026
    Partia Demokratike e Kosovës nuk do të votojë Andin Hotin, nëse ai kandidohet për president nga LVV-ja, ashtu siç është raportuar nga...
    Të tjera
    Lajme04 Mars 2026
    Deputeti nga radhët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Daut Haradinaj ka thënë se e ende nuk kanë marrë ftesë për mbajtjen...
    Lajme04 Mars 2026
    Shefi i grupit parlamentar i AAK-së, Besnik Tahiri e ka kritikuar partinë fituese, pra Lëvizjen Vetëvendosje e cila, sipas tij, ka përgjegjësinë...
    Lajme04 Mars 2026
    Shefja e deputetëve të LDK-së, Jehona Lushaku Sadriu ka thënë se LVV ka përgjegjësinë për procesin e zgjedhjes së presidentit të ri...
    Lajme04 Mars 2026
    Shefja e grupit parlamentar të LDK-së, Jehona Lushaku-Sadriu pyetur nga gazetarët nëse presidentja Vjosa Osmani do të kthehej të garonte me LDK-në...
    Sport04 Mars 2026
    Edon Zhegrova mund të ndryshojë kampionat pas një sezoni në Itali. Futbollisti kosovar është prej kohësh në shënjestrën e Evertonit, që kërkon...
    Lajme04 Mars 2026
    Mbledhja e grupit parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje duket se ka përfunduar. Kjo pasi që deputetët e kësaj partie janë parë teksa dalin...

    FrontOnline, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.