×
  • Lajme
  • Lajme

    Qeveria miraton tri projektligje

    FrontOnline
    09 Shtator 2020

    Qeveria e Republikës së Kosovës ka zhvilluar mbledhjen e rregullt, në të cilën ka miratuar tri projektligje.

    Zyra e kryeministrit përmes një njoftimi publik ka njoftuar se cilat projektligje janë miratuar sot.

    Në njoftim thuhet se, Projektligji për Ratifikimin e Marrëveshjes financiare për IPA 2019, pjesa e dytë, objektivi 1, ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Bashkimit Evropian është projektligji i parë i miratuar në mbledhjen e sotme të kabinetit qeveritar.

    Sipas njoftimit, Projektligji trajton çështjen e ratifikimit të marrëveshjes financiare për IPA 2019, pjesa e dytë, Objektivi 1, ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Bashkimit Evropian. Me hyrjen në fuqi, Marrëveshja financiare për IPA 2019, pjesa e dytë, Objektivi 1, ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Bashkimit Evropian bëhet edhe miratimi i programit vjetor IPA 2019, pjesa e dytë, Objektivi 1, me anë të të cilit do të zbatohet asistenca e dhënë nga BE-ja për Kosovën në kuadër të IPA-s në formë të projekteve të përshkruara në kuadër të marrëveshjes në fjalë. Kjo është në përputhje të plotë me prioritetet e përcaktuara nga Qeveria e Republikës së Kosovës në Programin e Qeverisë së Republikës së Kosovës 2020-2023.

    Është miratuar nga kabineti qeveritar edhe Projektligji për ratifikimin e marrëveshjes kornizë për kredi ndërmjet bankës për zhvillim të Këshillit të Evropës dhe Kosovës – instrumenti për financim të sektorit publik për reagim emergjent ndaj covid-19.

    “Marrëveshja siguron mbështetjen e Qeverisë së Kosovës në përpjekjet e saj për t`i ofruar shërbimet mjekësore ndaj të prekurve nga virusi COVID-19. Financimi nga kjo kredi do të ndërlidhet edhe me shpenzimet veçse të bëra nga Qeveria e Republikës së Kosovës si rrjedhojë nga kriza e shkaktuar nga COVID-19, e në përputhje me vendimin e Qeverisë 04/0610 të muajit mars 2020, si dhe do të financojë një pjesë të masave për mbështetje sociale dhe ekonomike të parashikuara në Vendimin të Qeverisë së Republikës së Kosovës 01/19 të datës 30 mars 2020. Më konkretisht, do të mbuloj shpenzimet e pagesës se shtesës për ngarkesën në punë për punonjësit e vijës së parë të frontit të cilët po luftojnë virusin COVID-19, dhe të punonjësve të bizneseve që vazhduan furnizimin me mallra esenciale”, thuhet në njoftim.

    Miratimin e Qeverisë ka marr edhe Projektligji për ndryshimin dhe plotësimin e ligjit për deminim humanitar.

    “Ky projektligj do të bëjë ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për deminim humanitar i cili ka përcaktuar aktivitetin e deminimit humanitar, institucionet kompetente, kushtet dhe kriteret për akreditimin e organizatave që merren me deminim humanitar. Plotësimi dhe ndryshimi është iniciuar si rezultat i miratimit të tri ligjeve të reja bazike për FSK-në dhe Ministrinë e Mbrojtjes me të cilat është bërë ndryshimi i mandatit ligjor të Forcës së Sigurisë së Kosovës, respektivisht riorganizimit dhe kalimit të Ministrisë së FSK-së në Ministri të Mbrojtjes. Kjo gjë ka rezultuar edhe me ndryshimin e legjislacionit tjetër përkatës, si nevojë e inkorporimit të ndryshimeve ligjore të ndodhura”, thuhet në njoftim.

    Nga Rubrika
    Sport03 Mars 2026
    Mërgim Vojvoda ka humbur një mundësi të artë të kalonte Comon në epërsi ndaj Interit, në gjysmëfinalen e Kupës së Italisë. Mbrojtësi...
    Sport03 Mars 2026
    Barcelona ka synim që sonte ta bëjë “të pamundurën, të mundur”, në përballje me Atletico Madridin. Në ndeshjen që luhet sonte me...
    Sport03 Mars 2026
    Real Madridi pësoi humbjen e katërt nën drejtimin e Alvaro Arbeloa kundër Getafes të hënën mbrëma, një rezultat që i lë “Los...
    Të tjera
    Lajme03 Mars 2026
    Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka deklaruar se i ka thënë Bedri Hamzës se nëse kandidon për President,...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Presidenti amerikan, Donald Trump, ka deklaruar se Marina e SHBA-së do të fillojë shumë shpejt të shoqërojë cisternat që kalojnë nëpër Ngushtica...
    Lajme03 Mars 2026
    Kreu AAK-së, Ramush Haradinaj deklaroi se një numër i deputetëve të Lëvizjes Vetëvendosje i kanë premtuar votën nëse ai do të kandidojë...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Asambleja e Ekspertëve të Iranit këtë të marte ka zgjedhur liderin e ri suprem të vendit. Mediat iraniane raportojnë se lideri i ri është...
    Vip03 Mars 2026
    Rogerti është kthyer në shtëpinë e Big Brother VIP Albania. Pasi u përplas me Monika Kryemadhin për sjelljen e tij, Rogerti vullnetarisht...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Sekretari Amerikan i Shtetit, Marco Rubio, ka konfirmuar se një dron ka goditur një parking në afërsi të Konsullatës Amerikane në Dubai,...

    FrontOnline, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.