×
  • Lajme
  • Ekonomi
  • Ekonomi

    Qeveria ka edhe tre muaj afat për ndryshimin e neneve për ligjin e pagave

    FrontOnline
    05 Prill 2024

    Partia në pushtet, thotë se ka vullnet politik për ndryshimin i ligjit të pagave brenda afatit kohor të përcaktuar nga Gjykata Kushtetuese, teksa kanë mbetur edhe tre muaj kohë. Por opozita nuk është optimiste për një iniciativë të shpejtë për ndryshim të këtij ligji. Sipas opozitës, Qeveri do të zvarrisë edhe këtë detyrë, ashtu siç bënë, sipas tyre, gjithmonë.

    Derisa Qeverisë së Kosovës i kanë mbetur edhe katër muaj kohë për ndryshmin ose plotësimin e disa neneve për ligjin e pagave, ligjvënësit nuk kanë ndërmarrë ende ndonjë veprim në këtë drejtim. Por deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Agon Batusha tha se brenda partisë ka vullnet politik për ndryshimin e tyre.

    “Duhet të kemi kujdes gjatë këtij procesi sepse nëse bëjmë plotësim ndryshime që përsëri shkaktojnë ndonjë pakënaqësi nuk është mirë të procedohet pa pas analiza të mirëfillta. Natyrisht që ne jemi të gatshëm, do të kontribojmë edhe në grupe punuese”, tha ai.

    Miratimi i Ligjit të pagave kishte shkaktuar një valë reagimesh, opozita dhe sindikatat e vlerësonin si jo të duhurin. Ndërkaq pas një analize edhe Gjykata Kushtetuese vlerësoi se disa nene të këtij ligji duhet të ndryshohen, andaj i dha Kuvendit 6 muaj afat për t’i bërë ato. Por opozita thotë që edhe pas këtij vendimi nuk shpreh optimizëm për ndryshime.

    “I kemi thënë edhe kur e kanë sjell në Kuvend që ka pas gabime të shumta, ka pas pabarazi, është cënu e drejta e puntorëve në sektorin publik. Qeveria përsëri është duke u vonuar për t’a sjell në Kuvend ligjin e pagave. Do të ishte mirë të sillej sa më parë në Kuvend dhe të merrën mendimet e deputëtëve për të përmirësuar të gjitha të gjeturat që i ka evidentuar Gjykata Kushtetuese”, tha Bekim Haxhiu nga PDK-ja.

    Deputeti i LDK-së Armend Zemaj, tha se neglizhenca e Qeverisë do të dëmtojë administratën publike

    “Janë vërejtjet e njëjta që janë thënë edhe në seancë plenare por padëgjushmëria e Qeverisë dhe mbi të gjitha edhe mosdialogu me sindikatat dhe me akterët e ndryshëm që kanë pas kundërshtime reale në atë që e ka ofru buxheti ka qenë detyruese prandaj edhe Gjykata Kushtetuese ka sjellur një vendim meritor. Por po e shohim një neglizhencë në këtë drejtim”, tha Armend Zemaj, LDK.

    Ligji për Pagat në sektorin publik u dërgua në Kushtetuese nga Avokati i Popullit, pas 104 ankesave të dorëzuara nga punëtorë të fushave të ndryshme, organizata e asociacione/rtv21/

    Punimet në rrjet, KEDS njofton se këto vende do të mbesin pa rrymë
    Nga Rubrika
    Lajme19 Maj 2024
    Për të dielën parashikohet fillimisht gjatë orëve të para të 24-orëshit të ketë rrebeshe lokale shiu, të shoqëruara me disa shkarkesa rrufesh,...
    Lajme18 Maj 2024
    Në Venecia të Italisë, mbrëmë i është bërë një pritje e jashtëzakonshme kryetarit të Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, i cili ishte i...
    Lajme18 Maj 2024
    Themelimi i Asociacionit të komunave me shumicë serbe vazhdon të jetë kërkesë e vazhdueshme e Bashkimit Evropian ndaj Kosovës. Një kërkesë e...
    Të tjera
    Sport18 Maj 2024
    Me 12 duele interesante është mbyllur dita e parë e garave në turneun dyditor “Lah Nimani”. Në Pallatin e Rinisë dhe të...
    Lajme18 Maj 2024
    Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani e ka uruar Andrej Plenkoviqin, për mandatin e tretë si kryeministër i Kroacisë. Osmani, mes tjerash theksoi...
    Lajme18 Maj 2024
    Në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare qytetarët nuk po i marrin të gjitha shërbimet. Mjekët, si dermatologët, pediatrit e internistët, sipas një...
    Bota/Rajoni18 Maj 2024
    Shqipëria, prej vitesh, vuan mungesën e fuqisë punëtore. Për ta lehtësuar këtë problem, Qeveria është në negociata me Filipinet për një marrëveshje...
    Sport18 Maj 2024
    Tyson Fury dhe Oleksandr Usyk do të përballen sonte në meçin për titullin kampion të peshave të rënda. Kjo përballje pritet të...
    Lajme18 Maj 2024
    Policia e Kosovës ka konfirmuar se Enver Sekiraqa nuk është gjetur në shtëpi gjatë së premtes dhe të shtunës, pas vendimit të...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.