×
  • Lajme
  • Lajme

    Qeveria i quan të ulëta akuzat e LVV-së ndaj Hotit

    FrontOnline
    19 Gusht 2020

    Zyra e kryeministrit, Avdullah Hoti ka reaguar pas akuzave të Lëvizjes Vetëvendosje se kjo qeveri është e varur nga Lista Serbe dhe se është marionetë e presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuciqit.

    LVV përmes një fotomontazhe e ka paraqitur kryeministrin Avdullah Hoti duke bërë lëvizjet ashtu siç dëshiron presidenti serb, Aleksandar Vuçiq, ndërsa pas tij është presidenti i Rusisë, Vladimir Putin.

    Por, këshilltari i Hotit, Xhavit Beqiri këto veprime i vlerësoi të ulëta.

    Beqiri në një prononcim për Telegrafin tha se veprimet e tilla nga partia opozitare LVV, janë të ulëta edhe konceptualisht edhe nga ana etike.

    “Këto janë shumë të ulëta edhe konceptualisht edhe nga aspekti etik”, ka thënë shkurt Beqiri për Telegrafin.

    Ndryshe, LVV-ja përmes një fotomontazhe një ditë më parë e ka paraqitur kryeministrin Avdullah Hoti duke bërë lëvizjet ashtu siç dëshiron presidenti serb, Aleksandar Vuçiq, ndërsa pas tij është presidenti i Rusisë, Vladimir Putin.

    “Kjo qeveri ilegale filloi ashtu siç deshi Serbia, me kushtet e saj. Ju kërkua heqja reciprocitetit, qeveria koti e realizoi. Ju kërkua ndalimi i anëtarësimeve në organizmat ndërkombëtar, edhe ajo u realizua. Kjo qeverisje është tmerrësisht e varur nga Lista serbe teksa pranon urdhrat e Serbisë”, thuhet në faqen zyrtare të LVV-së në Facebook.

    Nga Rubrika
    Lajme04 Mars 2026
    Mbledhja e grupit parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje duket se ka përfunduar. Kjo pasi që deputetët e kësaj partie janë parë teksa dalin...
    Lajme04 Mars 2026
    Kryetari i Drenasit, Ramiz Lladrovci ngushëllon familjen Maliqi nga Korrotica e Ulët e Drenasit, me rastin e ndarjes nga jeta të humanistit...
    Bota/Rajoni04 Mars 2026
    Ministrja e Tregtisë, Industrisë dhe Ndërmarrësisë, Mimoza Kusari, ka nënshkruar vendimin për caktimin e çmimeve të produkteve të naftës, pas rritjes si...
    Të tjera
    Lajme04 Mars 2026
    Deputeti i PDK-së, Xhavit Haliti, ka thënë se janë 4-5 kandidatë që janë përmendur për postin e presidentit derisa deklaroi se në...
    Lajme04 Mars 2026
    Emri i ish-presidentes Atifete Jahjaga, është lakuar së fundmi rreth çështjes së zgjedhjes së shefit/es së shtetit, tani kur Kosova ka hyrë...
    Bota/Rajoni04 Mars 2026
    Sekretari amerikan i Mbrojtjes, Pete Hegseth ka deklaruar se SHBA-ja dhe Izraeli sapo kanë nisur sulmet ndaj Iranit dhe se priten valë...
    Bota/Rajoni04 Mars 2026
    Presidenti i Republikës Bajram Begaj dekretoi këtë të mërkurë ndrsyhimet në qeveri, të propozuara nga kryeministri Edi Rama. Belinda Balluku lë kabinetin...
    Lajme04 Mars 2026
    Emri i Justina Pulës është përmendur sot në media si e propozuar nga PDK-ja për postin e presidentes. Rreth kësaj çështjeje, ka...
    Lajme04 Mars 2026
    Kryetari i PDK-së, Bedri Hamza, ka mohuar se partia e tij ka një kandidat për President pas disa raportimeve se kryeakademikja Justina...

    FrontOnline, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.