×
  • Bota/Rajoni
  • Bota/Rajoni

    Qeveria e re në Maqedoninë e Veriut, propozimi së shpejti në Kuvend

    FrontOnline
    23 Gusht 2020

    Gjatë javës që vjen, mandatari për formimin e Qeverisë, Zoran Zaev pritet të dorëzojë propozimin për qeverinë e re të Maqedonisë Veriore, pas së cilës do të planifikohet seanca parlamentare për zgjedhjen e saj.

    Konfirmim të saktë se kur kjo do të ndodhë nuk ka ende. Nga LSDM-ja thonë se Qeveria e udhëhequr prej tyre do të përbëhet nga një kuadër i ndershëm dhe i përgjegjshëm, të cilët në mandatin e tyre do të punojnë në zbatimin e programeve të planifikuara, dhe mbi të gjitha në rritjen dhe zhvillimin ekonomik.

    “Zhvillimi i ri ekonomik i Maqedonisë është në vendin e parë të rendit të ditës së qeverisë së re, e cila do të sigurojë forcimin e standardit të të gjithë qytetarëve. Në katër vjetët e ardhshëm, do të vazhdojë rritja e pagave, investimi në vende të reja të punës, mbështetja e vazhdueshme e sektorit privat vendas dhe tërheqja e investimeve të huaja do të vazhdojnë. Qeveria e re vazhdon të investojë tek të rinjtë dhe në zhvillimin e ekuilibruar rajonal, e përkushtuar për t’u kujdesur për të gjithë qytetarët, veçanërisht më të varfrit,” thonë në LSDM.

    VMRO-DPMNE nuk dha një përgjigje specifike në pyetjen e Alsatit, nëse do ta bojkotojnë seancën për zgjedhjen e një qeverie të re, siç bënë gjatë emërimit të Talat Xhaferit, si kryetar i Kuvendit. Por, kanë kritika të ashpra për koalicionin e ardhshëm.

    “Unë thjesht do të shtoj se kjo është një qeveri jo-popullore, kriminale me kuadro të tranzicionit, e cila sigurisht nuk fiton besimin e VMRO-DPMNE, sepse është një nga qeveritë më kriminale me kuadrot më kriminale, me kuadrot e shterura të tranzicionit siç i ka Republika e Maqedonisë. Por, (për vendime të tjera) ju do të informoheni më tutje në ditën e votimit,” tha Dimçe Arsovski, zëdhënës i VMRO -DPMNE.

    Sipas dispozitave, mandatari ka 20 ditë të paraqesë propozim në Parlament për përbërjen e qeverisë së re. Pastaj fillon periudha prej 15 ditësh në të cilën duhet të caktohet seanca e votimit, e cila nuk mund të zgjasë më shumë se dy ditë. Edhe nëse përdoren afatet maksimale të përcaktuara, Maqedonia Veriore duhet ta ketë Qeverinë e re, më së largu, deri më 20 shtator.

    Nga Rubrika
    Bota/Rajoni10 Janar 2025
    Virusi më i ri kinez, apo i njohur me emrin “Metapneumovirusi” mund të jetë duke qarkulluar në Shqipëri, por ende nuk ka...
    Bota/Rajoni10 Janar 2025
    Ish-drejtori i Zyrës për Kontrollin e Pasurive të Huaja pranë Departamentit amerikan të Thesarit, John Smith tha të premten se ndryshimet në...
    Bota/Rajoni10 Janar 2025
    Greqia është goditur brenda pak minutave nga dy tërmete. Sipas të dhënave të Institutit Sizmologjik Evropian Mesdhetar (EMSC), tërmetet ishin të magnitudave...
    Të tjera
    Vip10 Janar 2025
    Këngëtarja me origjinë shqiptare, Dua Lipa thotë se është larguar nga Los Anxhelosi dhe është mirë dhe e sigurt. Kjo deklaratë e...
    Bota/Rajoni10 Janar 2025
    Ish-drejtori i Zyrës për Kontrollin e Pasurive të Huaja pranë Departamentit amerikan të Thesarit, John Smith tha të premten se ndryshimet në...
    Vip10 Janar 2025
    Ka nisur spektakli ‘Prime’ ku sonte do të jetë një natë e paharrueshme pasi do të jetë një episod eksploviz për miliona...
    Zgjedhjet 202510 Janar 2025
    Kandidati për deputet i AAK-së, Daut Haradinaj ka njoftuar se ka qenë në komunën e Gjilanit. Haradinaj ka qëndruar në fshatin Dobërqan...
    Lajme10 Janar 2025
    Sektori për Hetimin e Krimeve të Rënda - DHKOKR Prishtinë ka njoftuar se më 7 janar 2025 ka iniciuar një rast për...
    Vip10 Janar 2025
    Vulleti ka vazhduar të hedh kunja në drejtim të Drilonit. Kësaj radhe ai e ngacmonte për refuzimin e tij për puthje ndaj...

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.