×
  • Lajme
  • Lajme

    Qeveria: Dialogu do të vazhdojë kur të krijohen rrethanat – Asociacioni, çështje e mbyllur

    FrontOnline
    03 Tetor 2020

    Në pritje të caktimit të datës për takimin e radhës me Serbinë është Qeveria e Kosovës.

    Kryeministri Avdullah Hoti dhe presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, është dashur të takohen më 28 shtator në Bruksel, takim ky i cili është shtyrë për një kohë të pacaktuar.

    Këshilltari i kryeministrit Hoti ka thënë se dialogu do të vazhdojë “në momentin që krijohen rrethanat”.

    “Dialogu do të vazhdojë në momentin që krijohen rrethanat. Ne jemi në pritje të ftesës nga Brukseli zyrtar për takimin e radhës. Nuk besoj që bashkësia ndërkombëtare do të lejojë vonesa në diskutimet mes dy shteteve. Këtë proces do ta përmbyllim vetëm me njohje reciproke. Derisa sa i përket asociacionit ashtu siç kemi deklaruar më parë ajo çështje është e mbyllur. Kosova do të marrë përsipër obligimet që ka nga marrëveshja e nënshkruar më 2013, 2015 dhe në përputhje me vendimin e Gjykatës Kushtetues”, ka thënë Xhavit Beqiri, këshilltar i jashtëm i kryeministrit.

    Një nga arsyet e shtyrjes së takimit të 28 shtatorit është çështja e Asociacionit, për të cilën Serbia është duke insistuar ta diskutojë në Bruksel.

    Sipas analistit gjerman, Bodo Weber, presidenti serb do ta shfrytëzojë këtë çështje për të fajësuar Kosovën për bllokimin e procesit, siç ka bërë edhe më parë, raporton KTV.

    “Më duket se Vuçiq ka shtyrë temën e Asociacionit të bëjë atë që ka bërë për vite me radhë në dialogun politik, të komplikojë procesin për ta vonuar arritjen në pikën përfundimtare, duke llogaritur në mungesën e zgjuarsisë politike në Prishtinë, se pala kosovare do të refuzojë diskutimin mbi Asociacionin, duke përfunduar kështu në fajësimin e saj për bllokimin e ndodhur. Bashkimi Evropian duhet t’i nxisë Beogradin dhe Prishtinën të zgjidhin të gjitha çështjet e hapura në diskutimet në Bruksel, pra të gjitha ato që duhet të jenë pjesë e një marrëveshjeje gjithëpërfshirëse”, është shprehur Weber.

    Në anën tjetër, Demush Shasha nga Instituti EPIK thotë se fajtor për ecurinë e dialogut mes Kosovës dhe Serbisë është mosuniteti politik në vend.

    Derisa, sipas tij, dy shtetet duhet të shfrytëzojnë gatishmërinë e Bashkimit Evropian për këtë proces.

    Lidhur me takimin e radhës, televizioni ka pyetur edhe zyrtarë të Bashkimit Evropian, por ata nuk janë përgjigjur. Një qëndrim lidhur me procesin e dialogut, ka provuar ta marrë edhe nga koordinatori i dialogut me Serbinë, Skënder Hyseni, por ai nuk ka pranuar të deklarohet.

    Nga Rubrika
    Lajme11 Janar 2025
    Presidentja Vjosa Osmani ka kujtuar veprimtarin e gazetarin Enver Maloku në 26- vjetorin e vrasjes. Ajo tha se Enver Maloku ishte profesionist...
    Lajme11 Janar 2025
    Njohësi i ekonomisë, Imer Raci, për FrontOnline ka folur lidhur me premtimet e partive politike për rritje të pagave, duke theksuar se...
    Lajme11 Janar 2025
    Një person është arrestuar dhe lokalizuar të premten në rrugën “Sheshi i Arbërit” në Prishtinë, pas kishte urdhër arrest ndërkombëtar. Në raportin...
    Të tjera
    Lajme11 Janar 2025
    Policia e Kosovës ka bërë apel tek të gjithë qytetarët e vendit që të kenë kujdes gjatë ngasjes në rrugët e mbuluara...
    Lajme11 Janar 2025
    Nga sot ka nisur zyrtarisht fushata zgjedhore për zgjedhjet parlamentare të 9 shkurtit të këtij viti. Fushata do të zgjasë për një...
    Lajme11 Janar 2025
    Policia e Kosovës tha se duke u bazuar në ligjet pozitive të vendit dhe autorizimeve si agjencion kyç për sigurinë publike në...
    Lajme11 Janar 2025
    Moti për sot parashikohet të jetë i vranët, me reshje bore. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet -3°C deri -1°C, ndërsa maksimalet...
    Lajme11 Janar 2025
    Kosova edhe zyrtarisht ka hyrë në fushatën zgjedhore për zgjedhjet, të cilat do të mbahen me 9 shkurt 2025. Partitë politike tashmë...
    Lajme10 Janar 2025
    Zëvendëssekretari amerikan i Shtetit për Menaxhim dhe Burime, Richard R. Verma është takuar sot me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti. Verma përmes...

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.