×
  • Bota/Rajoni
  • Bota/Rajoni

    Qeveria britanike zyrtarizon steroidin kundër covid-19

    FrontOnline
    17 Qershor 2020

    Qeveria britanike ka zyrtarizuar nga e mërkura përdorimin e deksametasonit në terapinë kundër covid 19, pas rezultateve pozitive të testeve të publikuara një ditë më parë nga kërkuesit.

    Ilaçi, një anti inflamator steroid, me kosto të ulët, përdoret aktualisht për patologji të tjera dhe ka dëshmuar se mund të reduktojë rrezikun e vdekjes nga koronavirusi.
    Edhe Organizata botërore e shëndetit bëri të ditur se po rishikon udhëzimet e saj klinike pasi një testim tregoi se një ilaç i lirë dhe i disponueshëm gjerësisht në treg, mund të ndihmojë në shpëtimin e jetëve të pacientëve të sëmurë seriozisht me koronavirus.
    Trajtimi me doza të ulët steroidi, dexamethason, është një arritje e rëndësishme në luftën kundër virusit vdekjeprurës – thanë një ditë më parë ekspertët britanikë. Udhëzimet klinike të OBSH kanë si qëllim t’i mbajnë mjekët dhe profesionistët e tjerë të shëndetësisë të informuar me të dhënat më të fundit.
    “Ky është trajtimi i parë që ka treguar se redukton vdekshmërinë tek pacientët me covid 19 që kërkojnë oksigjen ose që vihen nën ventilator”, tha shefi i OBSH. Rezultatet e testimit janë ende paraprake por ato tregojnë se dexamethasoni mund të reduktojë në një të tretën rrezikun e humbjes së jetës për pacientët në intubim.
    Për ata në oksigjen ai e redukton rrezikun në një të pestën. Nëse ilaci do të ishte përdorur për trajtimin e pacientëve në Britaninë e Madhe që nga fillimi i pandemisë, mbi 5 mijë jetë njerëzish do të ishin shpëtuar – thanë kërkuesit. BBC, ka folur me një pacient që i ka mbijetuar covid 19 pasi ka marrë pjesë në testim. Ajo thotë se ndjehet jashtëzakonisht me fat dhe beson se do të kishte humbur jetën nëse nuk do të ishte trajtuar me këtë ilaç.

    Nga Rubrika
    Sport03 Mars 2026
    Barcelona ka shënuar fitore 3-0 ndaj Atletico Madrid në ndeshjen kthyese gjysmëfinale të Kupës së Mbretit, por kjo nuk ka mjaftuar për të...
    Sport03 Mars 2026
    Mërgim Vojvoda ka humbur një mundësi të artë të kalonte Comon në epërsi ndaj Interit, në gjysmëfinalen e Kupës së Italisë. Mbrojtësi...
    Sport03 Mars 2026
    Barcelona ka synim që sonte ta bëjë “të pamundurën, të mundur”, në përballje me Atletico Madridin. Në ndeshjen që luhet sonte me...
    Të tjera
    Lajme04 Mars 2026
    Autoriteti Kosovar i Konkurrencës ka pezulluar përkohësisht nga puna Gresa Latifin, e cila ka shërbyer si inspektore hetuese në Divizionin e Marrëveshjeve...
    Lajme04 Mars 2026
    Ministria e Infrastrukturës dhe Transportit njofton se të mërkurën, më 4 mars 2026, në kuadër të punimeve në projektin e zgjerimit të...
    Lajme04 Mars 2026
    Mbi vendin tonë mot sot pritet të jetë i vranët, me intervale dielli. Sipas parashikimit të Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, temperaturat do...
    Lajme04 Mars 2026
    Në kohën kur institucionet e vendit tashmë janë të konstituuara dhe qeveria në funksion, mundësia për shkuarje sërish në zgjedhje po konsiderohet...
    Lajme03 Mars 2026
    Ish-deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Nasuf Bejta, ka deklaruar se aktualisht nuk ekziston “matematikë” që do ta mundësonte zgjedhjen e Vjosa Osmani për...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Forcat e Mbrojtjes së Izraelit (IDF) thonë se kanë vrarë komandantin e Forcës Quds të Iranit në Liban, Daoud Ali Zadeh, në...

    FrontOnline, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.