×
  • Lajme
  • Lajme

    Qeriqi: EULEX me spektaklin e sotëm tentoi t’i frikësojë ish-luftëtarët e UÇK-së

    FrontOnline
    25 Shtator 2020

    Xhevdet Qeriqi, Kryetar i Këshillit për Mbrojtjen e të Drejtave të Veteranëve, ka thënë se është e papranueshme ajo çfarë ka ndodhur sot në zyrat e OVL-së së UÇK-së.

    “Pamë spektakël të zyrtarëve të EULEX. Këtë e shoh si tendencë për t’i frikësuar ish luftëtarët për mospublikimin e dosjeve. Po vërehet se kjo gjykatë nuk ka dokumente që mund t’i gjykojë luftëtarët e UCK-së”, është shprehur Qeriqi.

    “Është i papranueshëm arrestimi i G dhe H për arsye se duart e tyre i kanë sjell ato dosje. Kanë bërë spektakle të ndryshme nga formimi i kësaj gjykate, nga raporti i Dick Marty që ka qenë shpifje”.

    “Nuk jam marrë me dosjet, janë marrë Hysni Gucati dhe kryesia e OVL. Këto dokumente ka mundësi që kanë rrjedh para një muaji dhe dora e fundit që i kanë pranuar janë veteranët. Ato kanë ardh dorë pas dorë dhe dora e fundit kanë qenë veteranët. Këto dosje janë në duart e njerëzve para se të vinë në duart e njerëzve. Jam habitur kur kam parë se janë sjell ato dosje. Nuk kam besuar se nga një gjykatë tepër profesionale të rrjedhin ato dosje”.

    Qeriqi ka thënë se do të shikojnë se cilët do të jenë hapat që do të ndërmirren nga organizatat e dala nga lufta e fundit.

    “Nuk pajtohemi më këto veprime të zyrtarëve të EULEX. Kemi policinë që mund t’i kryej arrestimet, bastisjet… i kemi institucionet tona”, ka thënë Qeriqi në Klan Kosovë.

    Gjykata Speciale sot ka bërë dy arrestime; Kryetarin e OVL-së së UÇK-së, Hysni Gucati dhe më pastaj nënkryetarin Nasim Haradinaj.

    Nga Rubrika
    Lajme17 Gusht 2025
    Ish-ministri i Punëve të Jashtme, Behgjet Pacolli, në një prononcim për Front Online, ka komentuar vendimin e Gjykatës Kushtetuese lidhur me procedurën...
    Lajme17 Gusht 2025
    Policia ka njoftuar se një vajzë ka raportuar që është sulmuar fizikisht dhe dhunuar nga ish i dashuri i saj. Rasti po...
    Lajme17 Gusht 2025
    Një burrë është gjetur pa shenja jete në shtëpinë e tij në Gjilan. Rasti po hetohet. “HETIM MBI VDEKJEN- Rr. Luma, Gjilan ...
    Të tjera
    Bota/Rajoni16 Gusht 2025
    Një ditë pas takimit mes presidentit amerikan, Donald Trump dhe atij rus, Vladimir Putin, në një hotel në Alaskë, janë gjetur tetë...
    Lajme16 Gusht 2025
    Nëntë persona kanë mbetur të lënduar në një aksident trafiku mes gjashtë veturave në Gjilanit. Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë...
    Kronika16 Gusht 2025
    Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur sot në fshatin Devë të komunës së Gjakovës Si pasojë e përplasjes mes një veture...
    Lajme16 Gusht 2025
    Agjencia për Menaxhimin e Emergjencave bën të ditur se sot janë regjistruar gjithsej 57 vatra zjarri në vend. AME pohon se prej...
    Bota/Rajoni16 Gusht 2025
    Një shqiptar 33-vjeçar ka tërhequr vëmendjen e opinionit publik në Greqi, pasi një video e tij duke shpëtuar një dele nga një...
    Lajme16 Gusht 2025
    Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, ka shkruar për kontigjentin e dytë të automjeteve të blinduara ASV të blera nga Shtetet e Bashkuara...
    -->

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.